Familja e Remzi Hoxhës: Kërkojmë Drejtësi, Sali Berisha Kryeshefi i grupit të kriminelëve që ekzekutoi babin tonë

57

remzi hoxhaMe humbjen e pushtetit të së djathtës dhe ikjen e ish Kryeministrit Berisha, familja e Remzi Hoxhës, ish biznesmenit, të rrëmbyer dhe zhukur pa gjurmë nga Shërbimi Sekret, që drejtohej nga Bashkim Gazidede, kërkon të vihet drejtësia në vend. Në një letër publike drejtuar Ramës, familja e Remzi Hoxhës kërkon të vihet drejtësia në vend, duke akuzuar Sali Berishën si Kryeshefin e grupit të kriminelëve, që turturoi dhe ekzekutoi babain e tij.

Më poshtë keni letrën e plotë të familjes së Remzi Hoxhës :

Faleminderit që na e sollët shpresën!

Në emër të familjes Hoxha, më lejoni të përshëndes fitoren historike të Edi Ramës dhe Ilir Metës, e më shumë se kaq të përshëndes dorëheqjen e Sali Berishës nga jeta politike. Familjes tonë tani i erdhi shpresa që për shumë vite vinte duke u zvogëluar. Kemi 18 vite që kërkojmë gjetjen e së vërtetës dhe vënien e drejtësisë në vend për zhdukjen, torturimin dhe vrasjes së babait tim, Remzi Hoxhës.

Nuk më hiqen nga sytë pamjet e proceseve gjyqësore, që ishin të kurdisura dhe që një grup aktorësh amatorë do të kishin aktruar më mirë se trupi gjykues, prokurorja dhe avokatët mbrojtës të personave që zhdukën babain tim. Gjithçka ishte e parapërgatitur në mënyrë që kriminëlët e Berishës të mos dilnin as të njollosur, e lëre më të dënuar. Ky grup kriminelësh, kryeshef i të cilës është Sali Berisha, jo vetëm që e zhduku, torturoi, dhe vrau babain tim, e zhdukën trupin e tij, e torturuan dhe vazhdojnë t’a torturojnë familjen dhe miq e familjes tonë për 18 vite, në fund dolën edhe të pafajshëm. Dhe më irrituesja është që i vetmi dënim, sa do minimal që është, iu dha personit që këta ndihmuan të arratiset, Ilir Kombaros. Pra njerëzit që janë në Tiranë, bashkëpjesëmarrësit e Kumbaros në krim, pra Arben Sefgjini, Budjon Meqe, e Avni Koldashi, lihen absolutisht të lirë, pa asnjë njollë.

Kjo pra tregon se sa thellë e ka kapluar krimi shtetin shqiptar. Për avokatët mbrojtës kutohet se paguheshin që t’i mbrojnë kriminelët, se atë e kanë profesion. Por që edhe prokurorja dhe trupi gjykues të punojnë në shërbim të krimit dhe kriminelëve, këtë vetëm Sali Berisha mundi t’a bëjë. Sot ne ndihemi më me shpresë. Kam 65% të jetës time që kërkoj të gjej eshtrat e babait tim. Kaluan 18 vite, u ndërruan disa pushtete dhe askush nuk ishte i interesuar të na i gjente eshtrat e babait tim, saqë ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumçi na tha duke u tallur me ne: “Pse nuk ua gjetën socialistët për 8 vite që ishin në pushtet?” Por kësaj radhe duket ndryshe. Tani kemi shpresë.

Kësaj radhe vërtet duket më ndryshe. Siç edhe besoi dhe shpreson e gjithë Shqipëria dhe votuan për Edi Ramën dhe Ilir Metën, edhe familja ime beson dhe shpreson për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shpresojmë se drejtësia dhe institucionet e shtetit shqiptar do të funksionojnë ashtu si duhet. Shpresojmë për një Rilindje të vërtetë dhe në vënien në funskion të vlerave më të larta njerëzore. A mos vallë është shumë të kërkojmë eshtrat e babait tim? E gjitha që kërkojmë është t’ia bëjmë babait tim vetëm një varr dhe të vazhdojmë jetën tonë. Edhe një herë, faleminderit që na e sollët shpresën dhe u priftë e mbara.