PS: OKB konfirmon trafikun qeveritar të armëve nga Shqipëria

79

balla1Partia Socialiste në një deklaratë për shtyp denoncoi Kryeministrin Berisha dhe Ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, si shkaktarët kryesorë të rrënimit të forcave të armatosura. Taulant Balla deputet i PS deklaroi, se, janë denoncuar pazaret dhe përfshirjet në trafikun ndërkombëtar të armëve të qeverisë. Bindjet dhe  dyshimet për këtë trafik, sipas PS-së, dolën qartë dhe u konfirmuan nga hetimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i bërë publik vetëm ditët e fundit. Ky raport, theksoi Balla, provon, se, vetëm në vitin 2011 autoritetet shqiptare, kanë shitur armë në mënyrë të paligjshme në Libi, duke thyer kështu embargon e vendosur nga Kombet e Bashkuara.

Sipas PS-së, janë shitur me vlera tërësisht qesharake, objekte dhe troje të divizioneve, brigadave, batalioneve, reparteve ushtarake, poligoneve, depove të armatimit, shtëpive të ushtarakëve, plot 10 milionë metra katrorë, objekte dhe troje, prona të ushtrisë, të cilat Arben Imami, i ka tjetërsuar dhe po i tjetërson, nga pronësia e shtetit, në pronësi të pushtetit dhe të privatit të lidhur me pushtetin dhe oborrin qeveritar.