POLONI – Ekspozohen thesare muzikore të Bethovenit dhe Mozartit

61

moxartNjë herë në vit, në prag të Pashkëve, Biblioteka e Krakovit nxjerr nga kasaforta thesaret e saj muzikore, dorëshkrime të Bethovenit dhe Mozartit që janë pjesë e koleksioneve të bibliotekës të ish-shtetit prusian, të cilat i ka depozituar që prej Luftës së Dytë Botërore.
“Që prej 10 paraqesim këtë koleksion që nuk u shfaq prej shumë kohësh për publikun dhe që është një thesar i vërtetë”, u shpreh Elzbieta Penderecka, drejtoresha artistike e Festivalit Bethoven dhe frymëzuesja e jetës muzikore polake.
Me këtë rast, melodramat mund të admirohen deri më 22 prill, skica për simfonitë numër 9 dhe 3 (Eroica) nga Ludvig van Bethoven ose autografe të operës së tij të vetme ”Leonore” (Fidelio). Në mesin e dorëshkrimeve të tjera të Bibliotekës së Berlinit të ekspozuara në Krakov, përfshihen Koncerti për piano nr 27 në si bemol të Mozartit, koncerti për piano dhe orkestër e Ferrucio Busoni numër 39.
“Qëllimi kyesor është paraqitja e melodramave, një mundësi e mirë si për të shijuar notat e gjalla të kompozitorëve të mëdhenj dhe për të dëgjuar në mbrëmje një koncert me muzikë të interpretuar nga muzikantë të njohur”, shtoi Penderecka, bashkëshortja e kompozitorit polak Krzysztof Penderecki.