Në furgon, policia gjeti dhe sekuestroi 194 pako me 215 kg 412 gr marijuanë. Në pranga menjëherë u vu drejtuesi i mjetit, shqiptari Emiliano Stefani, 44 vjeç lindur në Sarandë e banues në Athinë.
Ai dyshohet se është bashkëpunëtor me një grup trafiku në qytetin e Sarandës dhe për këtë policia greke ka nisur hetimet. Gjithashtu është zbuluar se, droga ka kaluar me mushka nga fshati Vërvë i Sarandës dhe më pas është ngarkuar në furgonin që do ta çonte në Athinë.
Shifrat e trafikut të drogës, flasin për një rekord si asnjëherë më parë, ku vetëm në Igumenicë e Prevezë janë sekuestruar që nga fillimi i vitit, plot 2.8 tonë drogë.