INUK shemb 20 objekte pa leje në Kapshticë

40

ndertime-pa-leje-009Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vazhduar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje. Paraditen e sotme aksioni u shtri në pikën kufitare Kapshticë, ku filloi shembja e 20 ndërtimeve pa leje.

“INUK-u ka filluar sot prishjen e 20 objekteve pa leje në Kapshticë. Pas inspektimit të terrenit, verifikimit të dokumentacionit dhe konstatimit të ndërtimeve të paligjshme, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vendosi prishjen e tyre. Operacioni filloi rreth orës 10:00 dhe do të vazhdojë gjatë gjithë ditës. Veprimet e grupeve të gatshme, inspektorëve të terrenit dhe mjeteve të rënda drejtohen nga Kryeinspektori i INUK-ut, zoti Zyhdi Dajti”, -thuhet në njoftimin për shtyp të INUK-ut.

Aksioni i INUK-ut është shtrirë edhe në qytetin e Pogradecit, ku ditën e sotme u vendos që të bllokoheshin punimet për një objekt në fshatin Volorek të komunës Buçimas, deri në verifikimin e plotë të dokumentacionit.

Prej dy ditësh INUK-u vazhdon inspektimin në zonat e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit nga fshati Lin, Tushemisht, Korçës dhe deri në Kapshticë, në bazë të një plani veprimi për verifikimin, dokumentimin dhe prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Më tej INUK-u paralajmëron se do të prishen të gjitha objektet pa leje, pavarësisht vendndodhjes së tyre.