Ngjarja ka ndodhur në fshatin fshatin Hamallë të Durrësut, ku 4 persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e 60-vjeçarit, e kanë dhunuar dhe dyshohet se i kanë marrë rreth 10 milion lekë si dhe sende me vlerë.
Pasi kanë marrë paratë, grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja duke e lënë 60-vjeçarin të dhunuar.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve dhe kapjen e tyre.