Një udhëtim turistik që la gjurmë të pashlyera

64

ne...Me pak fjalë kështu do të përmblidheshin përshtypjet e një grupi suedezësh të cilët në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit të këtij viti kishin vizituar disa pjesë të Shqipërisë në kuadrin e një udhëtimi turistik për herë të parë në Shqipëri.

Ky grup suedezësh njëherësh është frekuentues i rregullt i një restornati në Stokholm, pronarët e të cilit janë dy shqiptarë.

– Këtë restorant unë e kam frekuentuar gati gjatë gjithë jetës sime. Dhe para 12 vitesh këtë restorant e blenë dy shqiptarë, Ragmiu dhe Gazmendi, që unë i quaj Gase dhe Rage. Duke qenë se njihem mirë me ta, në ndërkohë na lindi ideja të cilën e zhvillova më tutje, thot Jan Carlström.

Ky grup suedezësh që shumica prej tyre ende vazhdojnë të punojnë dhe një pjesë prej tyre janë pensionuar tashmë, u mblodh në fillim të dhjetorit për të rikujtuar pushimet e verës që i kaluan në Shqipëri. Dhe si filloi ky lloj projekti e pyesim Jan-in?

– Në të vërtetë ideja ishte që në mënyrë të organizuar të bëjmë një udhëtim grupor në Shqipëri. Kështu që kur para një viti festonin dhjetëvjetorin e punës në restorant dola me propozimin që të shkojmë në Shqipëri. Fillimisht u lajmëruan 43 veta. Pastaj një pjese nuk i përshtatej koha e caktuar e një pjesë tjetër u tërhoq, por në fund ishim 27 veta që udhëtuam së bashku.

Udhëtimin e rregulluan përmes agjensisë Destination Albanien, të rekomanduar edhe nga ambasadori i Shqipërisë.

– Nuk e kemi vizituar Sarandën, por kemi shkuar deri në Vlorë. Dhe gjatë asaj kohe kemi vizituar Beratin, Krujën, Durrësin dhe Tiranën gjithësesi. Gjithësejt kemi paguar nga dhjetë mijë kruna për person por shih vetëm për avion kemi paguar 5 300 kruna, bëhet fjalë për Malevin, e thekson Jan Carlström.

– Askush nuk është ndjerë i penduar nga udhëtimi në Shqipëri. Të gjithë janë shprehur të kënaqur dhe ajo vizitë për të gjithë ishte një përjetim fantastik. E vetmja gjë që jemi ankuar ka qenë muzika në autobus, ku kishte edhe një video dhe me një rast reaguam duke kërkuar që ta mbyllnin.

Dhe sot u takuat sërish dhe rifreskuat kujtimet nga ai udhëtim duke treguar me mijëra fotografi nga udhëtimi në Shqipëri.

vlore– Çdo gjë ishte ndryshe në Shqipëri. Pothuajse kam udhëtuar në gjithë Evropën por ajo që pashë në Shqipëri më përkujtonte vitet e 50-ta, kurse fshatrat vitet e 40-ta, me qerre, gomarë, pleqë e plaka rrugëve, transportimi i mallërave pa ambalazhë, krejtësisht diçka ndryshe. Kështu që më përkujtonte jetën time kur unë isha i ri. Tani unë jam 64 vjeç dhe kam parë gjatë jetës sime bukur shumë.

– Befasi të këndshme ka shkaktuar Tirana, pastërti e madhe. Pa shkarravina, pa mbeturina të mëdha rrugëve, që i mblidhnin mirë dhe dukej çdo gjë bukur. Kishte dëmtime të asfaltit aty-këtu por ato dëmtime ndreqen.

– Pastaj ne mendonim se do të shohim një shoqëri myslimane, por ne nuk vrejtëm kurrgjë, njerëz të mrekullueshëm ku religjionet nuk luanin kurrfar roli.

Po ushqimi?

– Perfekt, perfekt. Shumi i shijshëm. Nuk e di por shumë të shijshme. Të gjithë janë shprehur shumë të kënaqur, por unë u sëmura, më kapi barku. Ndaj s´kam mund të ha shumë, por kam nganë jogurtin e mrekullueshëm. Për çdo ditë merrja jogurtë dhe ngjyja bukën e bardhë në jogurt.

Ragmi Halili ishte shoqërues i grupit të suedezve. Ai tregon për kurreshtjen e theksuar të suedezve gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Dhe befasi të këndshme kishte përjetuar edhe Eva Ståhl.

– Përjetimet e mia nga Shqipëria janë shumë pozitive, gjë që se kisha pritur. Unë në të vërtetë nuk shpresoja shumë. Më shumë e merrja me mend si një vend më të errët,më shumë komunist, më i mbyllur, por për befasinë time të mirë krejtësisht ishte ndryshe. Plot ngjyrime, me pamje të mrekullueshme, palma dhe një mot me 34-35 gradë celziues. Kështu që udhëtimi ishte fantastik.

Ndonjë përshtypje e veçantë?

– Ndërtesat, me kolorite shpërthyese, e portokallta, e kaltra, e trëndafilta…Ishin përjetimet e para, oh çfar koloriti…pataj njerëzit shumë të gëzuar, modern.

Po diçka më ndryshe se Europa Perëndimore dhe Suedia?

– Infrastruktura do të mund të thosha. Nuk duket shumë e rregulluar. Vendit i duhen rrugë. Mbase edhe trajtimi i mbeturinave e të ngjashme…Pastaj çka të them , më duket se Shqipëria për një kohë të shkurtër kishte mbrri shumë larg…

– Edhe një gjë dua ta theksoj si diçka që pengon – trafiku shumë i madh, në ato pak rrugë që janë. Posaçërisht në Tiranë trafiku ishte i tmerrshëm. Të kesh frikë të kalosh rrugën. Unë them si me mahi, që në Shqipëri ndoshta do të duhej të dërgonim mësues trafiku dhe reflekse, që ndoshta do ta qetësonin ca trafikun.

– Për ne suedezët që mbase edhe nuk dijmë shumë për Shqipërinë, udhëtimet në këtë vend janë të një rëndësie të veçantë thot Eva Ståhl.

– Ne që udhëtuam mësuam një pjesë. Dhe çfar historie?!… Një copë vend i drejtuar herë andej e herë këndej, me zhvendosje kufish, por me njerëz fantastik që kanë bërë përpjekje për ta zhvilluar vendin e vet dhe shpresoj se njerëzit do të bëjnë jetë të mirë, do të kenë një demokraci të mirë dhe do të jetojnë në paqe, thot Eva Ståhl.

E takojmë Jan Carlströmin edhe një herë. Ai ka veshë një fanelë të kuqe me shqiponjën dykrenare.

– E kam blerë në Shqipëri. E vesha sot sepse dua ta nderoj këtë takim të sotshëm. Pastaj atje blemë edhe statujën e Skënderbeut, që për momentin e kam në shpi, por dua që ajo të zë vend në ambientet e këtij restoranti, thot Jan Carlström.

– Vlerësimi i të gjithëve për udhëtimin në Shqipëri është fantastik. Të gjithë janë suedez dhe njëri njëri nga këta punon si taksist. Prej se është kthyer nga Shqipëria, të gjithëve që ulen në taksinë e tij u tregon se ai ka qenë në Shqipëri. Dhe nga gjithësejt 68 vende që ka vizituar, ai u thot se vend më të mirë se Shqipëria sot nuk ka.

Në këtë ritakim të këtij grupi merrte pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Stokholm, Ruhi Hado. Ai i falënderoi për destinacionin që kishin zgjedhur si pikë pushimi dhe i njohtoi me aktualitetin e zhvillimeve aktuale politike, ekonomike e shoqërore në Shqipëri.

Marre nga www.albanord.com