Aktorja e famshme Nicole Kidman është rrëzuar në tokë pas një aksidenti, që u shkaktua nga një fotograf, i cili po e ndiqte me biçikletë për ta fotografuar. Aktorja po kthehej për në hotelin e saj, pasi kishte qenë prezent në shfaqjen e Calvin Klein, gjatë javës së modës në Nju Jork.
I hutuar pas shkrepjes së fotove, fotografi përplas me biçikletë aktoren, duke e rrëzuar atë në tokë. Megjithëse Kidman u përpoq të ngrihej pas aksidentit, dukej që kishte marrë dëmtime të lehta në këmbë. Një ambulancë u thirr menjëherë për të verifikuar gjendjen e aktores, të cilët u larguan pas pak kohe nga hoteli.
Fotografi ndërkohë mori një gjobë nga policia, për kalim me biçikletë në trotuar. Gjatë rrëzimit të aktores fotografë të tjerë po fotografonin skenën.