Miting madhështor i Partisë Socialiste në Sheshin “Nënë Tereza”

55

miting (1)Partia Socialiste përmbyll mitingun në Kryeqytet. Lideri i Partisë Socialiste Rama deklaroi përpara qytetarëve të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, se ky është një miting jo me robër të mbledhur nëpër autobusa, por është një miting stafi me vendalinj safi.

“Pastaj ju e dini, ne një autobus kemi, vetëm autobusin mavi.Gjithë autobusët e tjerë i ka mbledhur katragjyshi me antiplumb, për t’i mbushur me njerëz si të gjithë ju, që marrin një rrogë nga taksat e të gjithëve ne dhe që një katragjysh i marrë fund i mban peng lidhur me bukën e gojës. Ditën e dielë me numrin e bekuar 29, do t’i çlirojmë të gjithë robërit e katragjyshit”,- deklaroi Rama.

Në një mbyllje dinjitoze pas fjalimeve përkatëse, dhe të rrethuar nga qytetarë që kishin pushtuar sheshin në të katër anët, ekipi rozë u mblodh së bashku në plate, nën ritmet  e daulleve në sfond, duke bashkuar duart në shenjë fitore përpara një beteje, që pritet të fillojë të dielën më 23 qershor.