Mitingu përmbyllës i PS- së në Tiranë nën masa sigurie

57

18-qershor-Edi-Rama-ne-Durres-300x158Në një Deklaratë për Mediat, Policia e Kryeqytetit, ka njoftuar se ka marrë masat për një zhvillim normal të mitingut të PS-së, që do të mbahet sot në Sheshin “Nënë Tereza”. Polica ka deklaruar se nga ora 16 :00-21 :00 do të bllokohen disa segmente rrugore që të çojnë për tek sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve te kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Hotel Sheraton përgjatë Sheshit “Nënë Tereza » nga rruga “Frederik Shiroka” drejt sheshit “Nënë Tereza”.