Berisha vlonjatëve: Shqiptarët janë të mençur nuk kanë pse prekin numrin e tersit 29

53

largea_berisha-vlore1371804647Kryeministri Berisha ka qenë në Vlorë për inaugurimin e përfundimit të ndërtimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza. Ai deklaroi nga Vlora, se janë investuar 13 milionë euro, me të cilat është realizuar jo vetëm ndërtimi i rrjetit të ri të trajtimit të ujërave të zeza, por edhe ndërtimi i rrugëve dhe trotuareve, si dhe ndërtimi i lidhjeve të shtëpive në Vlorë.

Kryeministri Berisha, theksoi gjithashtu se falë ndërtimit të këtij impianti, Vlora tashmë renditet ndër qytetet mesdhetare me ujërat më të pastra.

“Ky është zhvillim. Ne po bëjmë gjithçka të ecim drejt zhvillimit. Ndaj unë sot i drejtoj edhe një herë thirrjen më miqësore qytetarëve të Vlorës, banorëve të qarkut të Vlorës, pasnesër të zgjedhin 44-n. Vlonjatet dhe vlonjatët, shqiptaret dhe shqiptarët, përveç mundit dhe djersës së tyre, meritojnë edhe fatin e mirë dhe ky është numri fatmirë. Shqiptarët e dinë këtë, shqiptarët janë të mençur dhe nuk kanë asnjë lloj arsye që të prekin numrin e tersit, numrin 29. Kjo është e vërtetë “,- deklaroi Berisha nga qyteti i Vlorës.