Këta që sot i kërkojnë llogari Ramës, ku ishin kur gardistët e Berishës tentuan të vrasin Fatos Mahmutajn?

60

Shtëpia e prindërve të gazetares së kronikës, Klodiana Lala, është sulmuar nga persona të paidentifikuar duke u gdhirë e enjtja.
Për momentin nuk ka shumë detaje nga ngjarja, por besohet se sulmi ka lidhje me profesionin e Lalës.
Reagimet, siç është normale, janë të shumta, pasi sulmi ndaj gazetarëve është i rëndë.
Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp, e tha se përgjegjës për sulmin është Edi Rama.
Në rrjet po ashtu, ata që bëjnë propagandën e Bashës, janë revoltuar me Edi Ramën, të cilin e bëjnë përgjegjës se mbështet kriminelët që të sulmojnë gazetarët.
Ndoshta kanë të drejtë, edhe pse vetë Rama ishte i pari që reagoi ashpër për sulmin.
Por, ajo që të bën përshtypje, është fakti se sot flasin ata njerëz që heshtën për një ngjarje shumë më të rëndë dhe në të cilën shteti kishte lidhje të drejtëpërdrejtë.
Bëhet fjalë për tentativën e vrasjes së gazetarit Fatos Mahmutaj më 21 janar, nga gardistët e Berishës.
Ai u qëllua ndërsa raportonte live për protestën dhe ngjarja u tentua të fshihej.
Askush nga këta që flasin sot, nuk tha asnjë fjalë.
Gazetari, i kërcënuar dhe përndjekur pastaj se denoncoi tentativën e vrasjes, ndryshe nga sa i ishte kërkuar, që të heshte, u detyrua të largohej nga Shqipëria, pasi ndihej i pasigurtë për jetën, për shkak të kërcënimeve të pushtetit të asaj kohe.
Ngjarja e sotme është e dënueshme dhe autorët duhet të gjenden një orë e më parë.
Por po aq e dënueshme ishte edhe ajo e Fatos Mahmutaj.
Që për fat të keq, u mbajt e fshehtë, pasi Berisha atëhere kontrollonte pothuajse të gjtha mediat.
Dhe këta që sot çirren nëpër rrjetet sociale kundër Ramës, nuk thanë asnjë fjalë atëhere kundër Berishës.(TemA)