OSBE: Dënojmë me forcë sulmin ndaj gazetarit, autoritetet të zbardhin ngjarjen

20

Pas sulmit në banesën e prindërve të gazetares së kronikës, Klodiana Lala, ka ardhur reagimi dhe nga delegacioni i OSBE në Shqipëri. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, OSBE kërkon që ngjarja të zbardhet teksa thekson se e dënon me forcë këtë akt.

Reagimi i OSBE-së:

Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.