Organizata e Ruajtjes së të Drejtave të Njeriut, HRW ka publikuar një raport mbi martesat e detyruara në Sudanin e Jugut. Sipas statistikave qeveritare, afërisht 48% e vajzave të Sudanit të Jugut nga mosha 15-19 vjeç janë të martuara, disa edhe në moshën 12 vjeçare. Raporti prej 95 faqesh i titulluar, ‘Ky plak ne, mund të na ushqejë, ti duhet të martohesh me të’ Fëmijët dhe martesat e forcuara në Sudanin e Jugut’, jep në detaje pasojat e martesave të parakohshme, mungesën thuajse totale të mbrojtjes për viktimat, që tentojnë të refuzojnë të martohen, ose ti arratisen bashkimeve abuzive.
Vajzat e reja në moshë i kanë treguar HRW, se ato janë pre e presioneve nga shumica e anëtarëve të familjes për tu martuar, ose sepse, ato familja kërkon të sigurojë një prikë, ose, se ato dyshojnë se vajza ka kryer marrëdhënie seksuale paramartesore. Njëra nga vajzat, deklaron për HRW, se nuk e donte burrin që i ofruan, por ato e rrahën shumë keq dhe e dërguan, po tek ky burrë me forcë. Personi e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me të, dhe vajza ishte e detyruar të qëndronte aty.
Në Sudanin e Jugut shumë pak prej vajzave, e dinë se, kanë të drejtë të kërkojnë ndihmë. Ndërsa për sa u përket atyre, të cilat përpiqen ti rezistojnë martesave të parakohshme të detyruara, ato bëhen pre e pasojave më brutale nga familjet e tyre, si fyerje, agresione fizike, deri, duke e paguar me jetën e tyre.
Raporti rrëfen historinë e një vajze të re 17 vjeçare, të Shteteve të Liqenit, ku babai i saj kërkonte ta martonte me forcë, me një burrë të moshuar, i cili i kishte ofruar familjes një prikë prej 200 lopësh. Vajza kishte refuzuar duke iu përgjigjur : ‘’ Nuk e njoh këtë njeri, nuk i kam folur kurrë dhe për më tepër nuk është mosha ime’’. Ajo u mor, u dërgua në një pyll aty afër, e lidhën në një pemë, duke e rrahur deri sa ajo vdiq.
Raporti rekomandon që qeveria të fiksojë qartësisht moshën minimum të martesës në 18-vjeç; të ratifikojë Konventën mbi eliminimin e gjithë formave të diskriminimit përballë femrave; të ratifikojë Konventën në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe traktatet e tjerë ndërkombëtarë, mbi të drejtat e njeriut ; dhe së fundmi të adaptojë një legjislacion të përbëre që të rregullojë martesat, ndarjet dhe divorcin.
Martesa e parakohshme shqetëson dhe ndërpret shkollimin e vajzave të reja, rrit riskun që ato të bëhen pre e dhunës dhe abuzimeve dhe vë shëndetin e tyre në rrezik. Nga ana tjetër dështimi për te luftuar martesën e fëmijëve, rrezikon te ketë pasoja të rënda mbi zhvillimin e ardhshëm të Sudanit të Jugut, ka deklaruar HRW.
Ai komprometon edukimin, shëndetin, sigurinë dhe progresin ekonomik të vajzave dhe grave, të familjeve dhe komuniteteve të tyre.
Vajzat i kanë rrëfyer HRW, se ëndrrat e tyre për të ndjekur studimet dhe për tu bërë një ditë llogaritare, mësuese dhe mjeke ishin thyer nga martesa.
Martesa e parakohshme paraqet dhe probleme shëndetësore për vajzat e reja duke pasur një risk më të madh për të vdekur për shkak të problemeve të shtatzënisë dhe lindjeve të parakohshme, pasi trupat e tyre nuk kanë arritur fazën e maturimit fizik.
HRW, i ka bërë thirrje qeverisë sudaneze të jugut në mbështetje dhe me partnerët e zhvillimit të : përpunojnë dhe vënë në jetë një plan të gjerë veprimi kombëtar, për parandalimin e martesave të parakohshme dhe të luftojnë kundër pasojave të tyre; të përpilojnë direktiva për Ministritë dhe Agjencitë qeveritare, se, si duhet të trajtojnë rastet e martesave të parakohshme; të organizojnë legjislacionin dhe formacione në gjirin e qeverisë për forcat e rendit, mbi të drejtat e vajzave dhe të drejtat për të qenë të mbrojtura ndaj martesave të parakohshme; ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësimi në popullatë, për dëmet e shkaktuara nga martesa e parakohshme ; programe për sigurimin e ndihmës ndaj vajzave, që i ikin martesave të detyruara.
Vlerësohet se çdo vit, 14 milionë vajza në botë, janë të martuara përpara moshës 18-vjeçare. Një raport i UNICEF-it i 2012, tregonte se ndërmjet vajzave të moshës 20-24 vjeç, pothuajse një në tre, ka qenë e martuar përpara se të mbushte 18- vjeç dhe përafërsisht 11% përpara moshës 15- vjeç. Martesa e parakohshme ekziston në të gjitha rajonet e botës, por në Azinë e Jugut, në Afrikën Subsahariane, në Amerikën Latine dhe në Karaibe, e takojmë më shpesh këtë fenomen.