Policia e Rio de Zhanero dyshon se krimi makabër është kryer nga trafikantët lokalë të drogës.
Policia bën të ditur se futbollisti 35-vjeçar, i është prerë koka, gjuha dhe ia kishin nxjerrë edhe sytë.
Santos ishte shkëputur nga futbolli para 2 vitesh dhe më herët ai ka pasur një karrierë të suksesshme, duke luajtur për disa ekipe në Rio de Zhanero, si dhe për klubet në Suedi dhe Honduras. Ai pasi u shkëput nga futbolli hapi një dyqan ushqimoresh dhe punonte atje. Policia tha se Santos, mund të jetë rrëmbyer pasi ka mbyllur dyqanin mbrëmjen e djeshme. Gruaja tha se krimi ka të bëjë me ndihmesën që Santos i ka dhënë policisë për të goditur bandat e Rios, aksion ky i ndërmarrë në kuadër të Kupës së Botës 2014 që do të zhvillohet në Brazil.