Gripi i derrit, vdes 30-vjeçarja shtatzënë

62

spitalBurimet zyrtare na bëjnë me dije se, një grua 30-vjeçare në pritje të një fëmije ka humbur jetën paraditen e sotme në Sanatoriumin e Tiranës .

Ky rast shënon viktimën e parë, që humb jetën nga sëmundja vdekjeprurëse AH1N1, ose siç njihet ndryshe me terma popullor, gripi i derrit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientja me inicialet I.M. është shtruar në spital më datën 25/02/2014 në pavionin e terapisë intensive të “Shefqet Ndroqit” me diagnozë: Sindromë e Insufiçencës Respiratore Akute (ARDS), Insufiçencë Multiorganore, Anemi dhe Pneumoni Bilaterale.

Sipas ministrisë, pacientja ishte shtatzënë (13-javëshe) dhe kishte edhe simptoma të Nefropatisë Diabetike dhe Kardiopatisë së Dilatuar.

Situata epidemiologjike e gripit në Shqipëri

Prej javës së tretë, të muajit të tetorit 2013 deri më datën 27 shkurt 2014 janë dërguar në ISHP, 433 mostra nga persona të dyshuar për Grip. Numri i tyre ka ardhur në rritje në muajin shkurt, 245 (57%) e totalit të tyre.