Kushtetuesja rrëzon ankesën e PD –së për Zana Xhukën

60

kushtetuesjaGjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për pezullimin e aktivitetit të grupit të punës së Kuvendit për verifikimin e veprimtarisë në ushtrimin e funksionit të ish- kreut të ILDKP-së Zana Xhukës.

Gjykata ka vlerësuar se nuk është kompetencë e saj të marrë në shqyrtim një ceshtje të tillë dhe se është një marrëdhënie që duhet rregulluar brenda Kuvendit.

Demokratët, me një grup prej 30 deputetësh, i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të shpallte antikushtetues vendimin e Komisionit të Ligjeve për ngritjen e një grupi pune për verifikimin e veprimtarisë së Zana Xhukës, ish- kryetare e ILDKP-së, pas një kërkese të bërë nga punonjës të këtij institucioni. Pas shkarkimit të Zana Xhukës dhe zevendësimit të saj me Shkëlqim Ganajn, deputetët e opozitës kërkonin “deklarimin si të pa përputhshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.1, datë 11.11.2013, të Komisionit për Ceshtjes Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si shkak për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencës dhe pezullimin e procesit”.

Problematika e konfliktit nisi kur një grup i punonjësve të ILDKP-së iu drejtuan Kryetarit të Kuvedin, që me datë 21.10.2013, me një shkresë ku kërkonin që të verifikoheshin shkeljet nga  e bëra nga Kryeinspektoria e ILDKP-së. Pas kërkesës, kryetari i Komisionit të Ligjeve, me vota të shumicës, vendosi ngritjen e një grupi për të kontrolluar institucionin që drejtonte Zana Xhuka, me objekt: verifikimin e përmbushjes së detyrave funksionale nga ana e institucionit. Ky grup përbëhej nga tre anëtarë të maxhorancës dhe dy të opozitës, e cila refuzoi të marrë pjesë. Grupi i punës, pas konstatimit të shkeljeve në ushtrimin e detyrës nga ana e Xhukës, propozoi shkarkimin e saj nga detyra. Më në fund shprehet dhe Gjykata Kushtetuese, duke rrëzuar pretendimin e demokratëve.