Gjermania ndalon përdorimin e iPhone për klasën politike

56

nsa appelNën tronditjen e përgjimeve masive amerikane nga NSA, Gjermania vendos marrjen e masave në lidhje me aparatet telefonike që përdoren. Komunikimet profesionale duhet të kalojnë tashmë nëpërmjet një aparati të kriptuar.

Dy partitë gjermane në pushtet Partia Social Demokrate dhe Unioni Kristian Demokrat kanë vendosur përdorimin e atyre aparateve, që mundësojnë sigurinë e komunikimeve dhe kjo falë programeve të kriptimit ultra perfekt, që duhet paraprakisht të aprovohen nga Zyra Federale e Bonit, mbi sigurinë e informacionit.

“Bisedat tona dhe infrastruktura e komunikimeve duhet të jenë të sigurta”,- kishte deklaruar gjatë skandalit qeveria gjermane.

Dhe fatkeqësisht për markën e ‘Apple’ programi i zgjedhur nuk është i përputhshëm me telefonin e famshëm. Thirrjet telefonike dhe mesazhet nëpërmjet këtij aparati, do të jenë të ndaluara në gjirin e Parlamentit gjerman.

Gjermania nuk i ka përjetuar mirë zbulimet e spiunimit për një periudhë të gjatë të Anxhela Merkel, që prej vitit 2002, kur ajo nuk ishte akoma në postin e kancelares. Gjermania është dhe një nga vendet ku është diskutuar dhe një dhënie e mundshme e statusit të azilantit politik personit, që zbardhi këtë përgjim masiv, Edward Snowden. Gjermanët në 60% sipas sondazheve e shikojnë Snowden si hero, ndërsa vetëm 14% prej tyre e shikojnë si një kriminel.