Haxhinasto: Qeveria liberalizim tregut të aviacionit, qytetarët udhëtime me kosto të ulëta

48

haxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto në një komunikim me mediat ka deklaruar se, qeveria do të hapë tregun e aviacionit ndaj operatorëve të tjerë, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbim cilësor dhe me kosto të ulët.

“Shpreh vendosmërinë e qeverisë për ta hapur tregun e aviacionit ndaj operatorëve të tjerë në përputhje me ligjin dhe direktivat e BE, që qytetarëve t’u ofrohet shërbim cilësor dhe me kosto të ulët”- tha Haxhinasto.

Sipas Ministri Haxhinasto, ajo çfarë ka ndodhur me Belle Air nuk ka lidhje me bllokimin e llogarive, por kompania është keqmanxhuar në mungesë transparence të plotë duke mos plotësuar detyrimet.

“Nuk ka bllokim të llogarive. Ajo që ka ndodhur është situatë e krijuar nga keqmenaxhimi i kompanisë, mungesa e theksuar e transparencës dhe mos plotësimi i detyrimeve. Ndonëse është një situatë e privilegjuar duke kontrolluar 50 % të tregut të fluturimeve, Belle Air ka një detyrim të hershëm. Pavarësisht prej kësaj janë bërë përpjekje maksimale për të evituar ditën kur kjo kompani të mos ishte e aftë të realizonte detyrimet qytetarëve,”-deklaron Haxhinasto.