Një vrasje tronditëse ka ndodhur në një taksi në afërsi të qytetit të Përmetit. Një pasagjer ka vrarë me pistoletë bashkudhëtarin e tij. Mësohet se taksia ishte duke udhëtuar për në qytetin e Përmetit në momentin kur ka ndodhur vrasja.
Sipas burimeve të policisë, viktima është shtetasi Andi Naci, 27 vjeç. Ai, i cili së bashku me autorin e krimit, po udhëtonin në të njëjtën taksi të cilën e kishin marrë tek vendi i njohur si Ura e Leklit.
Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, por mësohet se autori është larguar pas kryerjes së krimit. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për kapjen e autorit. Ndërkohë ka shoqëruar taksistin, i cili po merret në pyetje.