Vrasja ndodhi rreth orës 07:30 minuta dhe sipas policisë dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të 40-vjeçarit, në vendin e njohur si “Rrota Kuqe”.
Mësohet nga dëshmitarët se persona ishin të maskuar dhe kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë biznesmenin teksa po pinte kafe me punonjësit e tij, në një lokal pranë vendit ku po ndërtonte një pallat në zonën e plazhit.
Mësohet se fillimisht 40-vjeçari u plagos dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
40-vjeçari ka pasur dy plagë në kokë të shkaktuar nga 2 plumbat, gëzhojat e të cilave u gjetën në vendngjarje nga policia.
Në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë që kanë nisur hetimet.
Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve, ndërkohë që ngjarja dyshohet të ketë lidhje me punën që bënte biznesmeni. Ndërkohë, dëshmia e punonjësve që shoqëronin viktimën në lokal do të jetë pikë kyçe për zbardhjen e detajeve të krimit.