Carmelo Flores Laura mbushi 123 vjeç muajin e shkuar.
Bariu, i cili jeton në një fshat malor në Frasquicia, 80 kilometra nga kryeqyteti La Paz, është në gjendje të mirë shëndetësore, ecën vetëm pa nevojën e ndonjë shkopi dhe nuk ka nevojë as për syze.
Dukumentat zyrtare të regjistrimit në zyrën lokale të gjendjes civile në Bolivi tregojnë se jo vetëm Carmelo lindi në kohën kur Shqipëria donte ende edhe 22 vjet të fitonte pavarësinë, por se ai ka pasur tre fëmijë që nuk jetojnë më, nga të cilët i kanë lindur 16 nipër e mbesa dhe 39 stërnipër e stërmbesa.
Në librin “Guinness” rekordi për jetëgjatësinë i është atribuar një shtetase japoneze, e cila jetoi deri në të 115-tat, por një franceze, Jeanne Calment, është verifikuar se ka jetuar 122 vjeç e 164 ditë.
Tek meshkujt, rekordi i më të moshuarit, gjithashtu zyrtar, edhe pse jo pjesë e librit “Guiness”, është japonezi Jiroemon Kimura, që ndërroi jetë 16 vjet pasi mbushi një shekull jetë.