SHBA kundër gjendjes së jashtëzakonshme

54

USAShtetet e Bashkuara kanë dënuar me forcë dhunën në Egjipt. Sekretari i Shtetit John Kerry është shprehur se Egjipti është përballë një momenti kritik dhe se dhuna dhe polarizimi i mëtejshëm politik nuk do të sjellin zgjidhje për problemet e Egjiptit:

“Ngjarjet e së mërkurës janë të dënueshme dhe bien ndesh me aspiratat e egjiptianëve për paqe, gjithëpërfshirje dhe demokraci të vërtetë. Egjiptianët brenda dhe jashtë qeverisë duhet të tërhiqen pak, të lejojnë qetësimin e situatës dhe të shmangin humbje të mëtejshme jete”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan.

Zoti Kerry dhe më parë Shtëpia e Bardhë thanë se Shtetet e Bashkuara janë kundër vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, duke thënë se ky status duhet hequr sa më parë që të jetë e mundur. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë së përkohëshme të respektojë të drejtat e njeriut, përfshirë lirinë e grumbullimit dhe procesit të rregullt gjyqësor.

“Ky është një moment kritik për egjiptianët. Rruga e dhunës çon vetëm drejt destabilitetit më të thellë, shkatërrimit ekonomik dhe vuajtjeve të mëtejshme. E vetmja rrugë e përshtatshme për secilën palë është rruga drejt zgjidhjes politike”, u shpreh ai.

Presidenti Obama ballafaqohet tani me dilema të reja në përgjigje të situatës në Egjipt dhe ndaj rrëzimit në korrik të ish-presidentit Mohamed Morsi.

Deri tani administrata nuk ka dalë me një përfundim ligjor nëse rrëzimi i Morsit ishte grusht shteti, gjë që do të rezultonte në pezullimin e ndihmave ekonomike dhe ushtarake me vlerë 1.5 miliardë dollarë.

Presidenti Obama po informohet rregullisht lidhur me gjendjen në Egjipt nga Këshilltarja për Sigurinë Kombëtare Susan Rice dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare, ndërkohë që vazhdon pushimet me familjen në ishullin Martha’s Vineyard pranë Bostonit.

Egjipti, Obama: Ndal gjakderdhjes

Presidentii Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dënoi dhunën që ka përfshirë Egjiptin, ndërsa lajmëroi për anullimin e një stërvitje të përbashkët ushtarake që ishte programuar për t’u zhvilluar muajin e ardhshëm midis dy shteteve.

Në deklaratën e tij, Obama theksoi se dhuna nuk është një mënyrë për të zgjidhur mosdakordësitë politike.

Komenti i Obamës erdhi një ditë pasi forcat e sigurisë shpërndanë me dhunë tendat që mbështetësit e Vëllazërisë Muslimane kishin ngritur në Kajro, duke vrarë më shumë se 500 persona.

Vëllazëria Muslimane është hedhur në protestë prej disa javësh, për grushtin e shtetit që ushtria realizoi në muajin korrik, kur presidenti i zgjedhur me votë, Mohammed Morsi, u detyrua të largohej nga pushteti.

Në atë episod, ushtria ndërhyri për të qetësuar vendin e përfshirë në protesta kundër pushtetit të tij, duke vendosur krijimi e një qeverie të përkohshme, që do të përgatisë zgjedhjet e ardhshme në vendin e Afrikës Veriore me 84 milionë banorë.

Deklarata e Obames erdhi ndersa presidenti eshte shkeputur, ne nje jave pushimesh, te cilat vazhdojne te jene te mbushura me shume pune per shefin e Shtepise se Bardhe.