Januzaj, surpriza në minutat e fundit e kombëtares belge

Adnan Januzaj rishfaqet me Djajtë e kuq të Belgjikës në kohën e tij më të mirë. Emri i shqiptarit Januzaj është konfirmuar në momentet e fundit. Një surprizë kjo për vetë Januzajn dhe gjithë tifozët që e mbështesin.
Autor i performancave shumë të mira në Liga këtë sezon, Adnan Januzaj është një nga 28 Djajtë e përzgjedhur nga Roberto Martinez për Botërorin 2018 që do të zhvillohet në Brazil.
“Po është një surprizë, por është e merituar”, komentoi trajneri Roberto Martinez. “Ai ka provuar karrierën e tij të vërtetë, mori hov në Real Sociedad. Ne e dinim potencialin e tij, por ai ka përforcuar atë çfarë ne mendonim për të. Ai luan ashtu siç ne duam që të luajë, mund ti sjellë shumë skuadrës,” thotë trajneri i Djajve të kuq.
Adnan Januzaj nuk ka luajtur në ekipin kombëtar belg të futbollit që në nëntor të 2014.
*ALBANIAPLUS

Rama: Jemi në dialog intensiv me BE-në

Kryeministri Edi Rama, pas kthimit nga Samiti i Sofjes ka deklaruar: “Jemi në një fazë dialogu intensiv për celjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Samiti i Sofjes i kushtohej konektivitetit sa i takon strukturës rrugore, dixhitale dhe natyrisht që nuk ishte një samit për temën që ne na intereson në mënyrë të veçantë, tha Rama.

“Patëm dy raste të rëndësishme, qoftë në mbledhjen e liderëve si dhe në drekën që e pasoi, në rastin e parë në një axhendë formale dhe në rastin e dytë edhe më të favorshëm sepse ishte bisedë e lirë. Pjesën e ‘luanit’ në drekën e liderëve, që ishte relativisht e gjatë, e mori kjo temë”, tha Rama, duke informuar mbi Samitin e Sofjes.

“Nuk përkon axhenda jonë e objektivave të mëtejshëm me axhendën brenda BE-së dhe reformimit, që është një axhendë në një situatë shumë kaotike, pasi ka qëndrime dhe qasje shumë të ndryshme dhe ka pak qartësi se si do të shkohet në rrugën e reformimit të BE-së”, komentoi Rama.

Kikia: Xhafaj shkatërroi imazhin e fabrikuar të policisë së Tahirit

Gazetari Mentor Kikia thotë se në “Arena” në Ora News, se ministri i Brendshëm aktual Fatmir Xhafaj shkatërroi imazhin e Policisë së Saimir Tahirit, që sipas tij rezultoi i fabrikuar.

Kikia: Xhafaj shkatërroi imazhin e policisë që kishte ngritur Tahiri dhe që e vërteta tregoi se nuk ishte një imazh real por i fabrikuar nga zyrat e PR-së. Ky konflikt politik dhe jo vetëm më i dukshëm është mes Xhafajt dhe Tahirit. Nuk e shikoj kaq të fortë se për të prodhuar këtë gurgule të madhe nga zyra e Ramës.

Mrekullia e 4,5 milionë tulipanëve e luleve të Kukenhof

Nga Aurora Allushaj
Kur bie fjala për ngjyra dhe mrekulli lulesh mendja të shkon direkt atje, në Holandë, në vendin e tulipanëve, ku pranvera ka diçka magjike dhe të ndjerë.
Keukenhof është parku më i madh i luleve në botë: Një eksperiencë e paharrueshme për njerëz të të gjitha moshave. Ajo ndodhet pranë qytetit të Lisës, në jug të Hollandës, rreth 35 km në jug-perëndim të Amsterdamit.
Në këtë park, ekspozohen tulipanë të formave dhe ngjyrave të ndryshme. Për të arritur këtë shkallë të përsosjes, ekipi i kopshtarisë mbjell gati 7 milionë zhardhokë në tetor.
Me 11,000 varietete lulesh, nga të cilat 6000 vetëm tulipanë, Keukenhof, ka bërë që tregtia e luleve të jetë një një nga aktivitetet kryesore jo vete për zonën por për të gjithë vendin. Cdo vit Holanda prodhon 10 miliardë zhardhokë, duke eksportuar rreth 75% dhe është prodhuesi më i madh në botë i luleve.
Keukenhof me 32 hektarë të mbjella ofron për publikun për dy muaj në vit (nga 18 marsi deri më 13 maj) kopshte të kombinuara me lule të karakteristikave dhe llojeve të ndryshme.
Tema për këtë vit është “Romantizmi tek lulet”. Hyrja në park është mbreslënëse. Brenda ka një trazirë ngjyrash, tulipanë të të gjitha formave dhe madhësive, disa prej tyre nuk e dija se ekzistonin! Shtrirja e lulishteve është shembullore, vepra të tëra arti të ekspozuara dhe kuruara në detaj. Brenda parkut gjendet një mulli me erë mbi të cilën është e mundur të admirohen fushat e mbjella me tulipanë.
Një pjesë e Parkut Keukenhof i kushtohet tulipanëve historikë: ka lloje që datojnë në shekujt e 16-të dhe 17-të. Tulipanët kanë mbërritur vonë në Holandë: ata e kanë prejiardhien nga Turqia, u mbollën për herë të parë në vitin 1592 nga botanisti Carolus Clusius. Dhe që atëherë tulipanët holandeze janë bërë shumë të famshëm!
KEUKENHOF
“Kopështi i tulipanëve”, u krijua në vitin 1949, kur një grup eksportuesish dhe kultivuesish tulipanësh vendosën të krijonin një park i cili do të funksiononte gjithashtu si një lloj ekspozite lulesh. Tashmë parku është bërë destinacion i mijra turistëve ccdo vit. Gjë që bie në sy sapo fillojme të shëtisim në park.
Lulet gjenden të ekspozuara jo vetëm në natyre. Berenda, në një ambient të mrekullueshëm gjendet pavioni i orkideve. Orkidetë me rreth 25.000 lloje formojnë familjen më të madhe të bimëve në tokë. Në Hall Beatrix mund të admirohen speciet më spektakolare, ndërsa në pavionin Ëillem Alexander mund të vizitohen më shumë se 30.000 zambakëve në 300 variete të ndryshme, në ekspozitën më të madhe në botë. Keukenhof është shumë i madh dhe është e lehtë të humbasësh: për të orientuar duhet të ndiqen shenjat përreth zonës apo të shfletoset herë pas here harta që pajisesh në hyrje.
Në parkun e Keukenhof ju mund të shëtisni në këmbë, por ekziston edhe mundësia e marjes me qera të një biçikletë. Por ekziston mundësia e marjes me qera të një varke për të lundruar në kanalet e shumta të parkut.
Fleurstherapy
Keukenhof shton buzëqeshjen dhe ju bën të ndiheni të lumtur: pashë burra të vjetër me sytë që shkëlqenin nga bollëku i ngjyrave dhe bukurinë e tulipanëve, fëmijë gati-gati të frikësuar nga këto përsosmëri, burra dhe gra – dorë më dorë – ku nuk i rezistojnë dot romantizmin të vendit dhe vjedhurazi shkëmbenin puthje. Një ëndërr e vërtetë!
Unë jam e vetëdijshëme se fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar këtë Park, kjo është dhe arsyeja pse bashkë me reportazhin e shkruar do të gjeni shume fotografi. Plantacione e tulipanëvesh të organizuara për të krijuar efekte me ngjyra (tulipanët janë lulet dominuese, por ka edhe hyacinths rrushit, Amaryllis, hyacinths, crocuses, daffodils, Fritillaries) 100 objekte dhe instalime arti, pastaj pellgje dhe pemë, ura (deri në 32!) dhe disa elemente që vetëm t’i shohësh të bën të thuash: po, jam në Hollandë! Në mesin e obiekteve një mulli i vërtetë i 1892 dhe nallanet e mëdha prej druri, simbol hollandez.
Aroma e luleve bëhet pjesë e pandarë e eksperiencës. Shtigjet për këmbësorë të çojnë në sektorë të ndryshëm të Parkut, duke pasur parasysh madhësinë dhe gjerësia e Keukenhof, vizita merr të paktën 4-5 orë: koha kalon shumë shpejtë aq sa nuk do ta kuptoni sa në të vërtetë keni ndenjur aty.
Besoj se tulipanët na pëlqejnë shumë, sepse silueta e tyre është e thjeshtë, ngjyrat e petaleve janë të ndritshme dhe transmetojnë gëzimin e jetës, por mbi të gjitha sepse – me një investim të vogël – arrijnë të sjellin stil elegant në shtëpitë tona. Për shembull, më pëlqejnë shumë tulipanët xhuxh të vendosur brenda një kavanozi shumë të thjeshtë prej qelqi transparent, nuk ka pranverë që nuk blej disa bouqueta. Më sjellin lumturi dhe më bëjnë të ndihem mirë.
Dola nga tema, më mirë të kthehem të flas për Keukenhof, sepse dua që ta vizitoni. Eshtë një dhuratë e madhe që i bëni vetes tuaj, më besoni! Kur të dilni nga aty do ndiheni ndryshe.

Peshku i Orikumit certifikohet i pari në Europë si Antibiotik Free

 width=Aurora Allushaj,Bruksel

Almarina, meriton me të drejtë të jetë krenaria e detit shqiptar. Vlerësimi kësaj here për një kompani nga Orikumi i Vlorës, vjen nga zemra e Europës, Brukseli. Dhe jo pak, por shpallet peshku i vetëm i kultivuar në kontinentin Europian si Antibiotik Free. E thënë ndryshe, prodhimi që vjen nga gjiri i Vlorës u certifikua në Expo Seafood si i vetmi që përmbush të gjitha kushtet për tu konsideruar i pa trajtuar me asnjë lloj medikamenti apo substancë tjetër kimike. I gjithë zinxhiri i realizimit të këtij produkti elitë të detit shqiptar nën monitorim e rreptë të enteve certifikuese si dhe nga gjithë supermarketet më në zë të Europës, furnitor i të cilëve është prej afro një viti. Duke i vënë theksin në rritjen e peshkut të cilësisë dhe sigurisë ushqimore në respekt të plotë të ruajtjes së ambientit kompania është e certifikuar me Standartet ndërkombëtare të cilësisë IFS,GLOBALG.A.P(The Global Partnership for Good Agricultural Practice) Vlerësimet e klientit europian, auditimet e laboratoreve prestigjioze si dhe kërkimet shkencore të Universitetit të Camerinos në Marche e radhisin kocen dhe levrekun e Orikumit shumë më përpara në vlera se prodhimi i fermave italiane, greke e kroate që kane dhjetra vite në tregun europian.
Shqipëria ka marrë pjesë për të katertin vit radhazi në panairin ndërkombëtar Global Expo Seafood. Eventi u zhvillua në Bruksel nga datat 23 deri në 25 prill ku morën pjesë shumë vende të botës me shumëllojshmëri produktesh deti. Shqipëria u përfaqësua në Expo Food me produktet e Almarina, kompanisë shqiptare të mbështetur fuqishëm nga gjiganti Italian EREDE ROSSI SILVIO. Por risia e këtij viti është certifikata Antibiotik Free (Mungesë e plotë e antibiotikeve në të gjthë ciklin e plotë të rritjes së kocës dhe levrekut) që iu dorëzua peshkut të Almarinës dhe produktit cilësor që sjell në tregun Europian. Peshku i Orikumit është i pari në Europë që certifikohet si i tillë.
Niccola Rossi, Presidenti i gjigandit EREDE ROSSI SILVIO,akuakulturisti me I madh I troftes te salmonuar jo vetëm në Itali por edhe në Europë, është shprehur shumë i kënaqur me vlerësimin që ka marrë Almarina. Ujërat e gjirit të Vlorës janë vendi ideal për prodhimin pa antibiotik të koceve dhe levrekut. Kjo është një risi për tregun Europian dhe jam i lumtur që Shqipëria mori një certifikatë të tillë u shpreh Rossi. Përdorimi i ushqimit të duhur dhe kontrolli direkt në të gjitha fazat e prodhimit ka sjellë rezultate të shkëlqyera.
Sheme Kondi, Administratori shqiptar i Almarina i pranishëm në Expo theksoi se ky certifikim është një rezultat që i atribuohet edhe gjigantit Rossi me mbështetjen dhe bashkëpunimin në cdo moment të mbarështimit. “Kjo certifikatë Europiane e nderon Shqipërinë duke bërë që edhe investitorë të tjerë të kthejnë sytë drejt vendit tonë. Kompania me shpejtësi të madhe krijoi të gjitha strukturat e saj dhe sot ne jemi një eksportues shumë i rëndësishëm në supermarketet e Italisë dhe Europës. Kjo në sajë të një pune pasionante te nje stafi profesionistesh te zote që fillon nga Shqipëria e mbaron në kryeqendrën e Europës, në Bruksel, tha Kondi menjëherë pasi autoritetet organizuese të panairit i dorëzuan certifikatën vlerësuese. Sipas tij suksesi i kësaj kompanie, relativisht te re bën që vendi ynë të prezantohet disi ndryshe, duke bërë që kompani të shumta të lidhin kontrata të leverdishme me të.
Një tjetër risi e peshkut të Orikumit është sasia e Omega 3, ndërkohë që në vende si Greqia , Kroacia apo Turqia, ky perberes I rendesishem I filetos se peshkut qe ndikon direkt tek shendeti i konsumatorit, Omega 3 nuk e kalon shifrën 9,70, ndërsa peshku i Orikumit arrin maksimalisht në 17,88. Njazi Mustafa, bashkëortak në Almarina, ritheksoi se ky rezultat është një sukses jo vetëm për Almarinën dhe zonën e Orikumit, por është një vlerësim që hap dyert prodhimeve shqiptare për të ndjekur të njëjtën rrugë.
Në Global Expo Seafood u prezantua edhe ferma e peshkut Alb Adriatiko përfaqesuar nga Hysen Jazaj, I cili theksoi se në sajë të bashkëpunimit me Almarina Or dhe Grupo Rossi u bë e mundur hapja e dyerve nga supermarketet evropiane për produktet shqiptare dhe ritheksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë event që konsiderohet si panairi më masiv dhe qualitativ i peshkut në rang ndërkombëtar.

Numri 13 dhe 23 ndjellës të fatkeqësive

Europianët, veçanërisht anglo-saksonët janë shumë supersticiozë, kur bëhet fjalë për numrin 13. Sipas tyre, nëse 13 persona ndodhen të ulur në të njëjtën tryezë, njëri prej tyre do të vdesë brenda vitit.

E premtja e datës 13 konsiderohet një datë shumë e keqe dhe një ditë e mbrapshtë. Dita e 13 e vitit, kati i 13, numri 13, të gjitha konsiderohen si ndjellës të fatkeqësive. Me një fjalë, çdo gjë që përmban 13 është “e mallkuar”.

Edhe në Rusi,numri mendohet se ka lidhje me djallin. Por nga vjen i gjithë ky supersticion negativ për numrin 13 dhe përse popuj e kultura të tjera nuk e kanë një fiksim të tillë? Triskaidekaphobia është frika nga numri 13.

Fjalët që përbëjnë termin e mësipërm janë marrë nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër, edhe pse në ato kohë mbi këtë numër nuk kishte rënë hija e zezë e mallkimit.Zakonisht njerëzit e kanë lidhur numrin 12 me bollëkun dhe me plotësinë e gjërave.

Kështu ka 12 zotër olimpikë, 12 shenja të horoskopit, apo 12 dishepuj. Nëse këtij numri të plotë i shtohet një tjetër, atëherë situata bëhet e paqartë dhe e paparashikueshme.

Juda ishte i ftuari i 13 në Darkën e Fundit dhe kjo është një nga arsyet që ky numër konsiderohet si ndjellës i fatkeqësive.Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar pati disa teori në lidhje me këtë numër, sipas të cilave në Sabath kishte 13 shtriga.

Megjithatë, kisha nuk e konfirmoi kurrë një gjë të tillë. Po të kërkosh një shpjegim në Fjalorin e Supersticioneve të Oksfordit, numri 13 lidhet me të premten e datës 13, e cila u përmend për herë të parë në vitin 1913,700 vjet pas shpërbërjes me dhunë të Urdhrit të Kalorësve të Tempullit.

Të premten e datës 13 të vitit 1307, të gjithë kalorësit tempullarë u kapën në Francë dhe kështu urdhri reshti së ekzistuari.Një tjetër fakt për cilësimin e numrit si “të mbrapshtë” është se letra e 13 e Tarotëve është letra e vdekjes.

Kjo është vendosur në Italinë e shekujve 15-16, por nuk ka të bëjë aspak me Darkën e Fundit.Shumë interesant është edhe fakti se numrit 13 nuk i ishte kushtuar ndonjë vëmendje e veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në shekullin e 19.

Emri zyrtar i Deklaratës së Pavarësisë është: “Deklarata e Pavarësisë së 13 Kolonive” dhe brenda 15 vitesh vendi quhej 13 Shtetet e Bashkuara. Në fund të shekullit të 18,numri 13 simbolizonte pavarësinë dhe bashkimin e vendit të ri.

Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë,kishte 13 të shtëna me top dhe disa rituale të tjera tradicionale,të cilat përsëriteshin 13 herë rresht.

Vetëm kur 13 shteteve iu shtua shteti i 14, ai i Vermontit në vitin 1791, çdo ritual bëhej me numrin e ri, pra me numrin 14, i cili u konsiderua si numri i fatit.Deri në shekullin e 19 kishte një tjetër supersticion të lidhur me 13-n, ai i 13 miqve të ulur rreth së njëjtës tryezë.

Për të shpjeguar frikën e disa popullatave ndaj këtij numri ka një mori librash që merren me zanafillën e kësaj fobie që vazhdon edhe sot në Evropë, por edhe në vende të tjera.

Në fund të shekullit të 19, ky supersticion u përhap edhe përtej oqeanit Atlantik. Shkrimtarë nga vende të ndryshme, si Fjodor Dostojevski, Henrik Ibsen, Leon Tolstoi, Zhul Verni apo Oskar Uajld e kanë përmendur jo pak këtë numër në veprat e tyre.

Në vitin 1880, disa njujorkezë vendosën që të hiqnin këtë paragjykim që ishte kthyer në një fiksim të vërtetë. Kështu një veteran i Luftës Civile dhe një njeri i njohur në rrethet e larta,William Fowler vendosi që të krijonte një klub,anëtarët e të cilit të darkonin datën e 13 të çdo muaji dhe rreth tryezës të uleshin 13 anëtarë të klubit.

Darka e tyre e parë u organizua në hotelin “Knickerbocker”, të premten e 13 janarit të vitit 1881, në dhomën numër 13. Kjo nuk ishte vetëm një luftë kundër këtij numri që ishte bërë shumë i famshëm dhe i rrezikshëm, njëherazi, por edhe një luftë kundër të gjitha llojeve të bestytnive e supersticioneve të kohës.

Duhet thënë se njerëzit, të gjithë pa përjashtim, po jepeshin shumë pas shenjave, falleve e dukurive të tjera okulte e misterioze, dhe kjo ishte kthyer në një epidemi, pasi i kishte kaluar përmasat e një fiksimi të përkohshëm.Gjatë rrugës drejt vendit të darkës, të ftuarit kaluan nën një shkallë të posaçme, hodhën kripë në tryezën e tyre dhe i vendosën pirunjtë në tryezë në formë kryqi.

Në një tabelë të madhe të varur në mur ndodhej parulla: “Nos Morituri Te Salutamus” (“Ne të vdekshmit të përshëndesim”). Ky klub u bë shumë i famshëm dhe ajo që nisi si një kundërshti ndaj supersticioneve, e kryesisht ndaj fiksimit për numrin 13, u shndërrua në një klub aventurierësh që ndërmorën shumë veprime të rrezikshme për të hedhur poshtë paragjykimet e kohës.

Po për sa i përket darkës së famshme, menyja u soll në gurë varri, ndërsa tryeza e darkës ishte ndriçuar nga kafka boshe me qirinj brenda, tamam si në netët e Hollouinit. Sallatat dhe ushqimet e ndryshme erdhën në pjata që kishin formën e arkivoleve.

Ndërkohë i gjithë ambienti rrotull ishte zbukuruar me sende që sjellin fat të keq, si pasqyra të thyera apo silueta macesh të zeza.Në vitin 1887,klubi ishte shndërruar në një institucion shumë popullor dhe numëronte 487 anëtarë.

Në vitin 1895, krijuesi i tij deklaroi se numri i vetëvrasjeve mes anëtarëve të klubit ishte shumë më i vogël se përqindja mesatare e vendit. Pavarësisht të gjitha veprimtarive zbavitëse që bëheshin në të dhe mesazhit që ata synonin të përcillnin, klubi i të 13-ve u shpërbë në vitin 1914 për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Të gjithë anëtarët ranë dakord se mungesa e respektit për vdekjen në një epokë lufte do të ishte e pavënd.

Ruçi e Balla nisin takimet me kryeparlamentarët e vendeve të BE

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla fillojnë takimet me kryetaret e parlamenteve të vendeve anëtare të BE.

Takimi ka si qëllim garantimin e mbështetjes për hapjen e negociatave.

Lobimi nis menjëherë pas marrjes së rekomandimit nga Komisioni Europian.

Në muajin qershor Këshilli do të mblidhet për të përcaktuar nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do ti hapen apo jo negociatat për anëtarësim.

Arrestohet administratori i lokalit në Bllok

Administratori i një lokali në zonën e njohur si zona e Bllokut në Tiranë është arrestuar pasi akuzohet se ka përshtatur lokalin për përdorim droge.

Policia ndërmori një kontroll gjatë të dielës së 22 prillit 2018, nëpër lokalet e kryeqytetit.

Gjatë gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Pashko Vasa”, administratorit Orial Peçi, 37 vjeç iu gjetën 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë, pasi nuk kanë treguar për sasinë e lëndës narkotike shtetasit :

– E. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.

– A. Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të 37 vjeçarit, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal dhe për veprën penale “ Moskallzim Krimi”, në ngarkim të shtetasve E. B., dhe A. Ç., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Salah Abdeslam dënohet nga gjykata belge

Një gjykatë belge ka dënuar Salah Abdeslam, i vetmi i dyshuar i mbijetuar nga sulmet terroriste të Parisit të vitit 2015.

Abdeslam, 28 vjeç, u gjet fajtor duke u akuzuar për lidhje terroriste dhe tentativë vrasje.

Abdeslam, i cili po mbahet në një burg në Francë, do të përballet me gjyqin atje për vetë sulmet e Parisit.

Ai shkëmbeu zjarr me oficerë të policisë të cilët bastisën një banesë në zonën e Pyjeve të Brukselit në mars 2016.

Vetingu, peng i Ilir Metës

Vrasje, shantazh, vjedhje e thesarit. Asnjë krim nuk i mungon koleksionit të presidentit. E, për ironi Meta vazhdon jetën qetësisht.
Ilir Meta, presidenti aktual i vendit ka marrë peng reformën në drejtësi. Tashmë u vërtetuë edhe ‘de jure’ pasi ‘de facto’ kjo dihej prej vitesh. Kjo shpjegohet me faktin se miratimi i ligjeve të mbetura të reformës në drejtësi do të thotë dhe rrudhje të kompetencave të presidentit. Në kuadër të reformës u hartua dhe një ligj për presidentin, pasi deri më sot nuk ka një ligj organik. Në atë ligj përcaktohen kompetencat e kreut të shtetit dhe presidenti nuk ka më të drejta të emërojë gjyqtarë apo prokurorë, sidhe të jetë në krye të KLD. Po ashtu plani është që brenda qershorit të ngrihen KLGJ e KLP, që do të thotë se Presidenti do humbë dhe rolin në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Të vetmet të drejta që i ngelen presidentit sa i takon drejtësisë është propozimi i një gjyqtari në Kushtetuese dhe një në Gjykatën e Lartë. Sipas ligjeve të vjetra, në rastin e gjyqtarëve KLD vendoste emërimin ose shkarkimin dhe më pas ishte Presidenti që e miratonte. “Mazhoranca qeverisëse brenda muajit qershor pritet të miratojë të gjitha ligjet e mbetura të reformës në drejtësi. Në mes të 2016 u miratuan ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet prioritare, ndërsa gjatë 2017 kaluan disa ligje të tjera të rëndësishme si Kodi i Procedurës Penale, ligji antimafia, për deklarimin e pasurisë, etj”, njoftuan mediat nga Tirana, referuar fjales së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
Sipas tij, paketa e reformës në drejtësi ka 27 ligje dhe nga këto vetëm 15 janë miratuar. Por vendimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave ka vënë në lëvizje mazhorancën që të dërgojë në Parlament dhe 12 ligjet e mbetura. Në progres-raport kërkohet që të mbyllet e gjithë reforma, ndërsa po ashtu dhe në takimet që janë zhvilluar ditët e fundit, zyrtarët e BE kanë kërkuar që të miratohet pjesa mbetur e ligjeve. Për këtë arsye, javën e ardhshme mazhoranca do të nisë diskutimet në Komisionin e Ligjeve dhe se në kuadër të integrimit do të miratohen të gjitha ligjet që kërkon BE. Ruçi porositi deputetët që të marrin pjesë në komisione për të mos penguar këtë nismë. Në rastin e prokurorëve, ishte po presidenti që vendoste për propozimet e kryeprokurorit për emërim, transferim, komandim apo shkarkim të prokurorit. Një tjetër kompetencë që kishte Presidenti është se gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese emëroheshin prej tij, me pëlqimin e Kuvendit. Pra i gjithë sistemi i drejtësisë kalonte në duart e Presidentit. Por me ndryshimet në ligj dhe në Kushtetutë kreu i shtetit do ketë rrudhje totale të kompetencave në këtë aspekt e thënë ndryshe e gjithë kjo nënkupton zhveshjen pak nga pak të pushtetit të tij, duke e ‘përgatitur’ për dërgimin para drejtësisë. Kjo nëse do ndodhë ndonjëherë, pasi veçse shqiptarët e panë me zë e fugurë duke bërrë korrupsion, mbi emrin e tij rëndojnë dhjetra krime mafioze.
Duhet përmendur këtu se hetimet dhe përgjimet të bëra nga SHISH e nga policia për zhdukjen e Enver Stafukës i dyshuar si bashkëpunëtor kryesor me Arben Frokun për vrasjen makabre të komisar Dritan Lame. Pse nuk përmendet dhe nuk hetohet se ky ishte personi kyç që dinte se kush ishte realisht urdhëruesi për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi . Nga hetimt si dhe përgjimet e ndryshme, rezulton se urdhëruesi i gjithçkaje, është ish-kyeparlamentari shqiptar, aktualisht president Ilir Meta. A është Mark Frroku sot viktimë e koalicionit të ‘tepsisë’ së Edi Ramës dhe Ilir Metës për dhënien e informacionit të marrë nga Stafuka për eliminimim fizik të Tom Doshit. Kush ishin dhe ku janë sot oficerët që përgjuan politikanët dhe faktuan rolin e urdhëruesit dhe zbatuesit për eleminimin fizik të Doshit. Ku janë oficerët e forcës speciale E.XH., H.V., F.B., (përmendim inicialet për të mos u krijuar më shumë probleme nga ç’u ka krijuar politika), që u përndoqën dhe përndiqen politikisht, profesionalisht dhe sipas kanunit nga persona të përzier në këtë çështje.
Pse shteti nuk i merr në mbrojtje këta persona dhe të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të llumit të politikës shqiptare. Apo ndoshta, vetë kryetari i shtetit, kryeministri, deputët, ish-kryepokurori janë kokë e këmbë në këtë aferë që kur u intereson i hapin dhe kur nuk u intereson i mbyllin duke bërë koka turku profesionistë të pafajshëm. Të urdhëruar nga Meta për të prishur provat dhe faktet për vrasjen e Doshit, momentalisht këta njerëz, ndodhen mes dy zjarresh. E para nga vetë Meta, i cili përpiqet t’i mbajë nën presion për fshehjen e krimit dhe dyta nga Doshi, që i ka vënë nën presionin e kanunit. E thënë ndryshe ndodhen nën presion të dyfishtë, ku njëri iu kërkon të nxjerrin të vërtetën dhe tjetri ta fshehin atë, dhe në të dy rastet rrezikojnë jetën. Mos vallë dikush duhet të ngrejë zërin fort për tu dhënë jetë dhe mbrojtje këtyre oficerve profesionistë e mos të perfundojnë si kolegë të tjerë të vrarë rrugëve të Shqipërisë ose si shumë të tjerë që kanë marrë arratinë nga ky vend, duke u braktisur nga vetë shteti, të cilit i kishin shërbyer me shumë zell. Lënia e tyre në mes të katër rrugëve i ka detyruar të kërkojnë strehë e mbrojtje nëpër vende të tjera.
Por mbi të gjitha është fakt se Ilir Meta, deri dje ia hidhte drejtësisë herë duke bërë rolin e bajraktarit dhe herë duke shfrytëzuar nderet dhe sejmenët e vet në institucionet shtetërore dhe gjyqësore. Nën trysninë dhe kërcënimin, deri edhe me vdekje, ndaj përgjegjësve te hetimit, u prishën të gjitha provat për vrasjen e Tomë Doshit. Ironia e fatit, (këto ndodhin veç në Shqipërinë e pengmarrë nga Ilir Meta), Doshi nga viktimë u transformua në të akuzuar dhe përfundoi nën hetim dhe gjykim. Nuk po përmendim këtu aspak, krime siç është vjedhja e thesarit të Kërrabës, apo vrasjet e njëpasnjëshme në zonën veriore (të një rangu më të ulët funksionarësh), duke filluar që nga Viktor Skeja, Aleksandër Ndoka, tentativa e vrasjes së deputetit Mëhill Fufi vrasjen makabere të oficerit të policisë Ervin Dalipaj etj. Pyetjet që na lindin natyrshëm: Edhe për sa kohë do vazhdojë të vrasë Ilir Meta. Dhe sa kohë do vazhdojë Ilir Meta të persekutojë njerëz deri në vrasje, të shkatërrojë familje të ndershme shqiptare. Të paktën organet e Veting-ut duhet ta nisin nga zbardhja e faktit pse Meta donte të vriste Doshin. Nëse nuk është e vërtetë, ashtu siç pretendon presidenti Meta, atëherë pse u prishën provat për eliminimin e Doshit nën presionin e Metës. Kush urdheroi prishjen e përgjimeve?! Mediat kanë publikuar foto dhe përgjimet ambientale të bëra nga oficerët e forcës operacionale te Time Pizzeria në bllok, ku faktohet se Meta kërkon eliminim e Doshit. Por edhe kësaj here, Meta jo vetëm që nuk është arrestuar, por vazhdon të kryejë rolin e presidentit të republikës.