Ornela Prifti, ju rrëfej kandidaturën time

Asgjë nuk është e lehtë por çdo gjë është e mundur, kjo ka qenë gjithmonë motoja e jetës time dhe titulli i blogut që së shpejti do të jetë publik, ku unë tregoj për rrugëtimin tim.
Quhem Ornela Prifti, 28 vjeç, e martuar, jam emigrante e gjeneratës së re këtu në shtetin e Belgjikës. Kam qenë vetem 12 vjeçe kur prindërit morën vendimin për t’u larguar me lotë në sy nga Pogradeci një nga qytetet e bukura të Shqipërisë. Lotët nuk na u ndanë edhe këtu, vështirësitë qenë të mëdha për ne. Gjuha, kultura, ambjent tjetër dhe qielli nuk dukej i njëjtë. Që e vogel kam dashur të luftoj kunder padrejtësive dhe pabarazive, kjo ishte arsyeja pse unë zgjodha studimet e drejtësisë. Jam specializuar në një nga shkollat e larta më të mira (Louvain-La-Neuve) për drejtësi civile dhe penale. Gjithashtu kam bërë dhe stazhin e perfundimit të studimeve për mbrojtjën e të drejtave të të huajve ku kam pasur shansin të njoh dhe të ndihmoj për problemet administrative dhe juridike shumë shqiptarë.

E vetëdishme se në jetë duhet të jemi ndryshimi që shpresojmë, dhe me besimin se asgjë nuk është e pamundur, kam vendosur të angazhohem në politikë me partinë socialiste frankofone të Belgjikës që ka mbrapa një histori për aritjet sociale. Mora pjesë në zgjedhjet lokale të 2012, në komunën e Koekelbergut ku perfaqësoj banorët në Qendrën e Aksionit Social që prej 6 vitesh. Ndihma ndaj njerzëve në nevojë dhe lufta ndaj diskriminimeve kanë qenë dhe janë prioritete që u konkretizuan me këtë funksion. Aty jam e vetmja juriste, antare e opozitës që mundohem gjithmonë që ligji të respektohet dhe të mos mohohet e drejta sidomos e atyre më ne nevojë.

Pas perfundimit të studimeve, ka qenë zoti Ahmet Gjanaj, deputeti jonë i nderuar, perfaqësuesi i shqiptarëve në Parlamentin e Brukselit, që më ka vënë në dijeni për një vend pune në Parlament, dhe qe i jam shumë mirënjohëse. Kandidova dhe për fatin tim të mirë, jam angazhaur si juriste dhe kam punuar per Philippe Close, kryetari i grupit parlamentar i PS-së dhe kryebashkiaku aktual i Brukselit që ka bërë shumë për komunitetit tonë këtu në Bruksel në bashkëpunim me Ahmet Gjanajn. Sot jam juriste në Parlamentin e Brukselit, per grupin socialist. Kam në ngarkim komisionet e punëve të brendshme, gjenerale, sociale si dhe financat. Përvec punës juridike, kam pasur dhe nderin të organizoj në Parlament, konferenca dhe ekspozita mbi tema aktuale, si për emigrimin në Evropë, ku flitej edhe për Shqipërinë, radikalizimin dhe luftën kundër terrorizmit. Ngritja e imazhit të shqiptarëve është shumë e rëndësishme për mua dhe gjithmonë kam ftuar përfaqësues të ndryshëm të komunitetit shqiptar sepse asnjëherë nuk harroj se nga vij. Më është dhënë gjithashtu shansi, të organizoj bashkë me deputetin Ahmet Gjanaj vitin e kaluar, një konferencë për të përmirësuar marrëdhëniet dhe shtimin e bashkëpunimeve midis, disa komuna të Brukselit dhe disa komuna të Shqipërisë e Kosovës.

Që prej vitit 2015 pata nderin të zgjidhem nga Parlamenti i Brukselit si perfaqësuese e tij ne Qendrën Interfederale kundër diskriminimeve (UNIA). Ky është organi më i lartë i Belgjikës në luftën kundër diskriminimeve ku kemi fituar disa beteja të rëndësishme në të gjitha fushat si diskriminimi mbi bazën e origjinës në gjetjën e një banese, një pune, ose të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Mosnjohja ose keqnjohja e shqiptarëve shpesh ndihet edhe në mediat belge. Para disa muajsh pata nderin të shoqeroj iniciatorin, Ahmet Gjanaj për një takim historik do të shtoja, me një nga mediat televiziv më të mëdha këtu në Belgjikë (RTl TVI), për t’i sensibilizuar që të mos jepet origjina shqiptare e autoreve për akte kriminale, që shpesh herë janë edhe jo të sakta. Këto kronika rrisin racizmin dhe mbajnë gjallë paragjykimet ndërkohë që krimi nuk ka kombësi.

Për të rritur imazhin e komunitetit tonë është më se e nevojshme që të flitet më shumë për talentet, kulturën dhe njerëz me plot vlera, që me punën e tyre ngrenë imazhin e shqiptarëve, siç janë dhe kandidatët shqiptarë që kandidojnë këtë vit në zgjedhjet lokale të Brukselit, dhe shembulli i ne të gjithëve, deputeti Ahmet Gjanaj.

Besnike ndaj angazhimeve, krenare per origjinën dhe me e motivuar se kurrë, rikandidoj në zgjedhjet lokale të 14 tetorit në vendin e 4 ne listën e partisë socialiste, për komunën e Koekelbergut. Me nje ekip dinamik dhe me nje projekt ambicjoz me në krye Ahmed Laaouej që është deputeti federal më aktiv e i njohur në publikun belg dhe mediat belgë duke qenë një referencë për financat shtetërore dhe çështjet fiskale si dhe zevendës-presidenti i partisë socialiste në Bruksel.

Eksperienca e fituar nga funksionet e ndryshme, sidomos ai në qendrën e aksionit social, me kanë bërë që të njoh më shumë nevojat dhe ndryshimet e rëndësishme që i duhen komunës ku unë jetoj që prej 16 vitësh. Dua të ndaj me ju disa nga projektet që unë i kam per zemër, siç është vendosja e permanencave informuëse dhe falas kundër diskriminimeve për të gjithë banorët që të njhen më mirë me të drejtat e tyre sociale. Krijimi i një qendre kulturore për të rinjtë që të ketë funksion t’i ndihmojë edhe për vështirësitë shkollore, si dhe vendosja e shkollimit falas në shkollat komunale. Ndërtimi i një banese urgjence për familjet në nevojë, që për arsye të ndryshme gjenden pa strehim dhe krijimi gjithashtu i një restoranti social. Siç thotë dhe Amin Maalouf, projekti i një bashkie nuk është asnjëherë një letër e bardhë dhe nuk është aq më pak një letër e shkruar definitivisht. Janë banorët ata që e bëjnë një bashki, dhe konsultimi me ta është më i rëndësishmi.

Komuna banohet nga një komunitet shqiptar relativisht i madh. Pjesmarrja ime në ekipin e kandidatëve shqiptarë në disa komuna të rajonit të Brukselit i formuar me iniciativën e Ahmet Gjanajt ka për qëllim që të shkëmbejmë sa më shumë eksperiencat respektive dhe të mund të arrijmë dhe më shumë në promovimin e vlerave reale të komunitetit tonë dhe të kontribuojmë dhe më shumë në integrimin evropian të shteteve tona. Modeli i mirë ekziston dhe është për t’u fuqizuar në hapat e ndjekura nga Ahmet Gjanajt me mbështetjën e pjestarëve të tjerë të ekipit dhe me rezultatet e mira në zgjedhjet ku urojmë që të marrim përkrahjën e komunitetit si zgjidhja më e mirë për një faktorizim sa më të denjë e të suksesshëm të shqiptarëve!

Ikën Arben Çuko, në krye te Drejtorisë së Burgjeve Stefan Çipa

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar shkarkimin nga detyra të drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko dhe emërimin në vend të tij të Stefan Çipës.

“Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

7 vite burg për reporterët e Reuters

Dy gazetarët e agjencisë së lajmeve, Reuters, të cilët mbaheshin nën arrest në Myanmar, u shpallën fajtorë për shkelje të një ligji mbi sekretet shtetërore dhe u dënuan me 7 vite burg nga një gjykatë e këtij shteti.

Gjykatësi i Yangonit të veriut, Ye Lwin tha se Wa Lone, 32 vjeç, dhe Kyaw Soe Oo, 28 vjeç, shkelën Aktin Zgjedhor Zyrtar të periudhës koloniale, pasi ata mblodhën dhe morën dokumente konfidenciale.

“Të pandehurit, kanë shkelur sekretin Zgjedhor Zyrtar seksionin 3.1.c, dhe dënohen me shtatë vjet burg”, tha gjyqtari, duke shtuar se koha kaluar në paraburgim që kur ata ishin ndaluar më 12 dhjetor, do të merrej parasysh. Mbrojtja mund të apelojë vendimin në gjykatën rajonale dhe pastaj në gjykatën e lartë.

Të dy gazetarët deklaruan se nuk janë fajtorë dhe thanë se policia e gjykatës u ka ofruar atyre dokumentet, gjatë punës së tyre në raportimin e shtetit Rakhine të dhunuar nga Mianmar.

Avokuesit e Shtypit të Lirë, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi kishin kërkuar lirimin e gazetarëve.

“Sot është një ditë e trishtuar për Mianmarin, gazetarët Reuters Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, dhe shtypin kudo në botë”, tha në një deklaratë kryeredaktori i Reuters, Stephen J Adler.

“Ne nuk do të presim që Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo të vuajnë këtë padrejtësi dhe do të vlerësojmë se si të vazhdojmë në ditët në vijim, duke përfshirë nëse do të kërkojnë ndihmë në një forum ndërkombëtar”.

Sipas gazetarëve, ishin dy zyrtarë të policisë, ata që u kishin dorëzuar letrat në një restorant në qytetin Yangon, pak para arrestimit nga oficerë të tjerë.

Një dëshmitar i policisë dëshmoi se takimi në restorant ishte një kurth për të kapur gazetarët dhe për t’i bllokuar apo ndëshkuar për raportimin e tyre për një vrasje masive të muslimanëve Rohingya në Rakhinë.

Misteri i anijes fantazmë

Autoritetet e sigurisë në Mianmar, zbuluan misterin e një anijeje ‘fantazmë’, që u shfaq papritmas.
Peshkatarët e kanë gjetur lundrën e ndryshkur dhe të vetmuar, afro 11 kilometra larg gjirit Martaban.
Autoritetet e rendit që bën kërkimet e menjëhershme, nuk gjetën brenda askënd, apo ndonjë objekt të dyshimtë, ndërsa nuk e kishin idenë prej nga ka ardhur. Regjistrimet e radarëve, treguan se këtë anije e kishin tërhequr edhe dy anije tjera më të vogla.
Dërgimin në këtë formë ilegale, ata e bën që t’i shmangen taksave, por rrezikuan të shkaktojnë ndonjë aksident anijesh duke dalë përpara nëpër rrugët detare.

Reshjet e shiut, përmbytet qyteti i Durrësit

Reshjet e orëve të para të mëngjesit kanë rënduar gjendjen në qytetin e Durrësit. Bllokimi i pusetave ka bërë që të dalin në siperfaqe edhe ujërat e zeza. Situata më e emergjente është në rrugën Egnatia dhe atë Mujo Ulqinaku.

E bllokuar është edhe unaza e qytetit, ndërsa trafiku në rrugët e Durrësit është tejet i rënduar, me radhë të gjata makinash.

Kanalizmiet në qytetin e Durrësit janë shndërruar në problematikë, pasi përmbytjet bëhen të zakonshme gjithmonë kur bie shi.

Grabitet gjatë natës Katedralja e Korçës

Gjatë natës është grabitur Katedralja e Korçës, policia bën me dije se janë dëmtuar disa nga ambientet e brendshme.

Grabitësit kanë arritur të thyejnë edhe arkën e parave të mbledhura për bamirësi dhe i kanë vjedhur ato.

Personat që kanë kryer këtë akt, dyshohet se janë fshehur brenda ambienteve të Katedrales gjatë shërbesës së të dielës dhe kanë shfrytëzuar natën për ta grabitur.

Ky nuk është rasti i parë kur Katedralja e qytetit juglindor bie pre e grabitjeve apo edhe e zjarrvënies, ndërsa pas pak pritet edhe një reagim i priftit të Korçës.G

Bënte propagandë fashiste, dënohet me burg italiani

Benito Musolini

Benito Musolini
U dënua me gjashtë muaj burg për propagandën e fashizmit Davide Fabbri i quajtur ndryshe “Vikingu”, i cili në janar mbuloi qendrën historike të Riminit me fletushka me imazhin e Benito Mussolinit dhe mbishkrimin “Për një botë më të pastër ktheu në jetë xhaxha Benito “. Sipas medias italiane përvec 6 muajve burg, 52 vjecari duhet të paguajë një gjobë prej 4.625 euro. Gjykatësi ka zbatuar ligjin e Scelba (1952), i cili ndalon rivendosjen dhe propagandën e partisë fashiste.

Kukësi-Tirana, tifozët bardheblu përplasen me njëri-tjetrin

Tifozët e ekipit të Tiranës janë përleshur me njëri-tjetrin në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Incidentet ndodhën teksa bardheblutë po humbisnin 2:0 përballë verilindorëve të Kukësit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Për shuarjen e sherrit mes grupimit “Tirona Fanatis”, është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, të cilët kanë nxjerrë jashtë stadiumit ultrasit kryeqytetas.

Shkak për përplasjen kanë qenë fyerjet e një grupi të tifozerisë ndaj presidentit të Tiranës, Refik Halili. Kjo ka bërë që ultrasit e tjerë të reagojnë dhunshëm dhe për rrjedhojë prodhuan incidentin gjatë ndeshjes.

Barcelona mund 8 me 2 Huescan

Barcelona ka regjistruar një fitore mjaft të thellë në javën e tretë të La Ligas. Katalanasit mposhtën në “Camp Nou” Huescan, me rezultatin 8-2. Heroi i këtij takimi ishte padiskutim Lionel Messi, me “pleshtin” që shënoi dy herë dhe dhuroi dy asiste për shokët e ekipit, fillimisht për Rakitic dhe Alba.

Golat e tjerë u shënuan nga Suarez dy herë, Dembele dhe autogoli i Pulido. Golat e Cucho dhe Gallai shërbyen vetëm për statistikë. Me këtë fitore Barcelona mban vendin e parë me 9 pikë, ndërkohë që Huesca mban vendin e 13-të me 4 pikë.

Xhafaj me drejtuesit e policisë, do të ketë shkarkime

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka thirrur në një takim krerët më të lartë të Policisë së Shtetit të cilët i ka paralajmëruar me shkarkime nëse vrasjet nuk zbardhen dhe situata e rendit nuk ndryshon.

Paraditen e të dielës, Drejtori i Përgjithshëm i policisë Ardi Veliu dhe krerët e drejtorive kryesore në qarqe si dhe shefat e sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, janë thirrur nga Xhafaj në një takim jashtë axhende.

Temë e takimit kanë qenë vrasjet e fundit në Shkodër, sulmi me armë ndaj gazetares Klodiana Lala në Tiranë dhe disa ngjarje të tjera të rënda ende të pazbardhura.

Me tone të ashpra, ministri i Brendshëm u ka bërë të ditur krerëve të policisë se nëse situata nuk ndryshon brenda këtij muaji masat do të jetë ekstreme deri në shkarkim nga detyra.

Xhafaj ka kërkuar që të analizohet puna e sektorëve të hetimit në drejtoritë e qarqeve ku ka ngjarje të pazbardhura dhe të merren masa për ndryshimin e situatës.