Një 37 vjeçar shqiptar me iniciale L.A, dhe një 40 vjeçar me iniciale L.G, u arrestuan nga policia gjatë kontrolleve në Punta Marina të vendit fqinj. Nervozizmi i dukshëm i manifestuar nga një njeri prej shqiptarëve ka tërhequr vëmendjen e agjentëve.
Pas kontrollit të plotë, policia ka gjetur në xhepin e tij lëndë narkotike prej 10 dozash kokainë dhe disa qindra euro.
Në këto rrethana, një burrë i dytë i ulur në tryezën e barit, u përpoq të largohej pa hezitim pasi shkoi në banjë. Ai u arrestua menjëherë nga agjentët, duke e kontrolluar edhe atë. Atij ju gjetën tre doza kokainë.
Kërkimet e kryera në shtëpitë e tyre, u kanë lejuar karabinierëve të gjejnë peshore elektronike si dhe materiale për paketimin e dozave.
Në fund të procedurës, shqiptarët janë vendosur nën arrest shtëpie në pritje të gjykimit, seanca për të cilët do të zhvillohet më 11 shtator.
Ndërkohë, të dy nuk mund të largohen nga shtëpia prej orës 20 deri në orën 7 të mëngjesit.
Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë bëri sot të ditur se mbi 45 gazetarë nga media të ndryshme kanë kërkuar azil ose nënshtetësi të shteteve të tjera në përpjekje për tu larguar nga vendi prej kërcënimeve që marrin gjatë ushtrimit të detyrës.
Drejtuesi I Unioni të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa thotë se në periudhën 2017-18 janë shtuar më tej gazetarët e kërcënuar në detyrë, që kërkuan azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, dhe shumë të tjerë kërkuar shtetësi në vende të tjera.
“12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera. Pothuajse të gjithë këta kanë plotësuar dosjet me prova dhe dokumenta për kërcënime në detyrë dhe po përgatiten të largohen” – tha zoti Çipa.
Vetëm dy ditë pas sulmit me armë zjarri ndaj gazetares së njohur të kronikës së krimit, Klodiana Lala, një tjetër reporter vendor u kërcënua në Lac, ngjarje për të cilat shprehu shqetësimin e tij edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Ruajtjen e të Dhënave Personale Besnik Dervishi.
“Solidarizohem me të dy gazetarët e kërcënuar së fundi dhe me të gjithë gazetarët që dhunohen apo kërcënohen për shkak të detyrës dhe misionit të tyre. Sidomos zonjën Lala kam patur rastin ta njoh dhe vlerësoj kurajon e saj në punën e vështirë të gazetares. Të gjithë duhet të bëjmë përpjekje që këto ngjarje të shmangen e të mos ndodhin” – tha zoti Dervishi.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë protestoi disa herë për breshërinë e plumbave të hedhura mbi banesën e familjes së gazetares Klodiana Lala.
Zoti Çipa thotë se edhe kjo ngjarje e rëndë për jetën e gazetares dhe familjes së saj rrezikon të mbetet pa zbardhur ashtu si shumë kërcënime të kolegëve të tjerë.
Persona të panjohur sulmuan me armë zjarri në breshëri banesën e prindërve të gazetares së televizionit “News 24”, Klodiana Lala më 30 gusht në periferi të kryeqytetit. Gazetarja Lala tha se dyshonte se sulmi lidhej me punën si gazetare.
Klodiana Lala është një ndër gazetaret më të njohura me përvojë shumëvjecare në mbulimin e kronikës së krimit.
Për sulmin me armë ndaj banesës së prindërve, ku gjendeshin vëllai dhe fëmijët e saj, reaguan me forcë autoritetet politike e shtetërore të vendit si dhe shoqatat e gazetarëve.
Pas kësaj shumë gazetarë shkruan në rrjetet sociale se edhe atyre u kanë ndodhur shumë kërcënime për shkak të detyrës, ndaj edhe jo pak prej tyre po largohen nga vendi.
Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi gjatë konferencës për shtyp me gazetarë, tha se krimi nuk ka ngjyrë politike dhe kur të “merr përpara” nuk pyet për kë voton.
Ai thotë se i gjithë Parlamenti duhet të shkonte në Shkodër për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj krimit dhe kriminelëve dhe jo vetëm opozita.
Ruçi:”Lidhur me kriminalitetin kam dëgjuar se përdoret shumë në retorikën politike dhe në luftën politike. Si fillim, dua të nënvizoj se ju jeni shumë të rinj dhe mund ta arrini atë ditë, e cila do të jetë dita e lumturisë së madhe për të gjithë njerëzimin, që të kemi një kohë pa krim dhe pa kriminalitet. Kjo është një luftë dhe një betejë që nuk është fituar askund dhe më vjen keq që bëhet kauzë politike.
Pikërisht lufta kundër kriminalitetit duhet të bashkojë faktorët politikë dhe jo t’i ndajë ata, të cilët e luftojnë dhe ata, të cilët e mbrojnë krimin. Për mua krimi nuk ka ngjyrë dhe për mua, kur ai të merr nuk të pyet as për kë voton dhe as kujt subjekti politik i përket, por ai të merr jetën për interesa të veta. Kështu që, në qoftë se thashë se ka plot gjëra që na bashkojnë, një nga ato është lufta kundër krimit.
Unë do të isha shumë i ndjerë dhe shumë i lumtur në qoftë se ai gjest që bëri dje opozita në Shkodër të mos bëhej në mënyrë të njëanshme, por ta merrte iniciativën opozita dhe i gjithë parlamenti shqiptar të shkonte në Shkodër, të gjithë deputetët me mua në krye, në mbështetje të të dëmtuarve dhe në rritjen e opinionit publik ndaj krimit dhe kriminelëve.
Sa më shumë të ndahen forcat politike, opinionet politike apo të shoqërisë dhe sa më pak të jetë unik qëndrimi i shoqërisë dhe i politikës për krimin, aq më shumë gjallërohet krimi dhe kriminaliteti.
Kështu që unë do të mbështesja çdo nisëm ligjore që forcon legjislacioni shqiptar, jo për të eliminuar krimin, sepse, siç e thashë, do të ishte lumturi e madhe për njerëzimin kur të vijë ajo ditë që të mos ketë më krim, por për të zvogëluar dhe minimizuar atë, ashtu siç do të mbështesja çdo iniciativë që do të bashkonte qëndrimet politike për të përballuar krimin. Ky është pozicioni im”.
Në prag të takimit të Ligës së Kombeve, kombëtarja e Zvicrës e drejtuar nga trajneri Vladimir Petkovic ka dalë e gjitha në konferencë për shtyp.
Sipas stafit të kombëtares helvete, qëllimi i kësaj konferencë ishte transparenca, ndërkohë që para kamerës dolën dhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që i dhanë përgjigje pyetjes: a do festoni sërish me shqiponjë?
Rreth kësaj pyetjeje, Xhaka është përgjigjur se nuk do të ndodhte më, dhe se do të ishte budalla nëse do ta bënte përsëri.
Ndërkohë Shaqiri është përgjigjur se kërkon falje nëse me atë gjest janë ndier të sulmuar tifozë të shumtë të futbollit. Nga ana tjetër, edhe Stefan Lishtajner pati dy fjalë pendese: “Kërkoj falje. Nuk dua që t’i hap probleme askujt.”
Deklarata vjen pak ditë pas festimit të një tjetër futbollisti shqiptar me shqiponjë, me Shkodran Mustafin që zgjodhi këtë mënyrë për të falenderuar Xhakën për asistin kundër Cardiff City.
Kujtojmë që Xhaka dhe Shaqiri festuan me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për Kupën e Botës. Pas atij festimi, të dy futbollistët u gjobitën nga organi më i lartë i futbollit botërorë FIFA me shifrën e 10 mijë eurove.
KOMISIONI I MEDIAS - Kandidatja per kreun e AMA, Anila Basha, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Medias./r/n/r/nEDUCATION COMMITEE - Anila Basha, speaks during a session of Education and Means of Public Information Parliamentary Commitee.
KOMISIONI I MEDIAS – Kandidatja per kreun e AMA, Anila Basha, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Medias./r/n/r/nEDUCATION COMMITEE – Anila Basha, speaks during a session of Education and Means of Public Information Parliamentary Commitee.Me hidhërim marr vesh për humbjen e Aristotelit. Ndjeja dobësi për të dhe për ata pacientë të tjerë, që në këtë luftë të vështirë, tregojnë dëshirën për të jetuar çdo çast. Me respekt për familjen tuaj Beni!
Mesazhi i Arben Dhimës në celularin tim, doktorit radiolog të Spitalit Amerikan, më bëri të gjykoj veten sesa e vonuar isha për të shkruar dhe për të falenderuar me zemër, armatën e madhe të personelit spitalor, në luftën hap pas hapi të tyren, dhe të tonën, e më së shumti të të ndjerit babait tim, kundër kancerit. Ishte një rrugëtim i gjatë katërvjeçar. Një nga ato udhëtime, ku fati t’a do, që edhe ti, të mësosh shumë nga profesioni i mjekut dhe përpjekjet për të mbajtur në jetë një pacient që e do jetën.
Mesazhi i doktor Arbenit ishte i veçantë, sepse na tregonte sesa shumë babai im e donte jetën dhe luftonte me sëmundjen. Katër vite pa ndërprerë ciklet e kimioterapisë, dhe ecejaket tona të përhershme tek Spitali Onkologjik në QSUT apo tek Spitali Amerikan, më treguan mua, familjes time, dhe doktorëve, sesi një pacient mund të luftojë sëmundjen kur e dashuron jetën, edhe kur sëmundja është në shkallën e fundit të vetën. Por nuk është vetëm kjo. Në katër vite, tej skepticizmit që në përgjithësi e kemi apo e shfaqim, apo tej debateve shterpë se në spitalet tona mungon gjithçka e mjekët nuk bëjnë asgjë, mësova, pashë e konstatova se kemi një armatë të tërë doktorësh, infermierësh, sanitaresh, menaxherësh që luftojnë ditë pas dite, kundër vdekjes pro cilësisë së jetës. Kur për herë të parë u takova para katër vitesh me doktor Agim Sollakun, shef i shërbimit onkologjik në Tiranë, (i ndarë nga jeta në dhjetor 2017), për të folur për kancerin në zorrën e trashë me metastaza në mëlci të babait tim, më tha: “Anila, të vetëm s’mund të bëjmë asgjë.
Babai do të duhet ta luftojë edhe vetë sëmundjen, përveç protokollit të ilaçeve që do të marrë prej nesh”. Doktor Gimi kishte të drejtë. Kjo luftë nuk fitohet vetëm duke parë doktorët në sy dhe t’u kërkosh të të bëjnë derman nëse trupi yt nuk garanton të njëjtën luftë nga brenda, sikurse dhe nga jashtë. Por që nga gushti 2014, kur për analizën e kolonoskopisë do të më duhej të prisja disa ditë në radhë për ta kryer si procedurë e për të marrë rezultatet, mjeksia shqiptare dhe investimet në të kanë ecur shumë. Sot, nuk duhet të presësh për analizën e kolonoskopisë. Sot në spitalin onkologjik në Tiranë, mjekët e infermierët që punojnë aty janë heronj. Përballen përditë me një fluks të paparë pacientësh që shtohen dhe kartela të reja që hapen, ashtu sikurse nevojat për ilace dhe protokolle kimioterapish, edhe pse janë gjithmonë prezent, janë të pamjaftueshme për rastet që shtohen nga dita në ditë. Ajo që vërejtëm unë e familja ime, ishte fakti se shërbimi onkologjik për ndjekjen e pacientit në qytetet me qendra spitalore, është një gjë pozitive. Nuk na duhej të vinim në Tiranë njëherë në tre muaj, sepse onkologu i Lushnjes, Gentian Xhoxhi, ishte aty për të dhënë rekomandimet përkatëse. Kur disa vite më pas, vumë re se metastazat shtoheshin dhe arritën deri në kokë, pamë se paisjet e reja të goditjes me rreze të qelizave kancerogjene i gjeje si te spitali i Neurologjisë, ashtu edhe tek Onkologjiku.
Nuk ishte e nevojshme që babain ta nxirrja jashtë shtetit, sepse “këtu nuk të bëjnë derman”, siç më sugjeronin disa. Paisjet ishin në Shqipëri, në spitalet tona, dhe me një menaxhim edhe më të mirë, mund të ishin edhe më efikasë për të trajtuar edhe më shumë pacientë. E ndryshe nga katër vite më parë, vura re se shërbimi sanitar në spitalet tona ishte edhe më i plotë, qoftë edhe sa i përket higjenës. Eshtë e vërtetë se kapacitetet janë të vogla, por gjithmonë gjendet vendi për trajtim. Kam parë në katër vite “qetësinë” olimpike të doktorëve të Onkologjikut me pacientë e familjarë të tyre, të cilët, qoftë nga nervozizmi i sëmundjes apo pamundësia e dhënies së ndihmës “urgjent”, e ngrinin zërin në kupë të qiellit me ulërima që veç vononin kohën për vizitat e mjekëve. Ndërsa doktorët, që e dinë fare mirë fatin e pacientëve me këtë sëmundje, përpiqeshin të ishin të buzëqeshur, të qetë, duke folur me zë të ulët, e sytë e tyre që donin t’i jepnin shpresë kujtdo.
Ndaj sot, dua t’i falenderoj personalisht Dotoreshë Dhuratën e Enkën dashamirëse e të palodhur deri në detaj, Sotiraqin, Silvën e Anilën, apo Linën buzagazë, me buzët gjithmonë të kuqe si imazh shprese të Onkologjikut, apo edhe Tinën e Mirën që nuk u ndihet dora kur bëjnë gjilpërat e vendos serumet. Falenderoj Anën, kryeinfermieren që menaxhon siguriplotë katër katet e një spitali të vështirë e që kurrë nuk tha “u lodha”. Nuk mund të mos përmend doktor Mentorin e Arturin e Neurologjisë me dëshirën e vullnetin për të ndihmuar çdo pacient. Ka dhjetëra e dhjetëra të tjerë që nuk i njoha drejpërdrejtë, por që i pashë katër vite me radhë, sesi u iknin ditët pa u ndjerë mes pacientëve që duan të mposhtin vdekjen. Nuk mund të mos falenderoj doktor Klodin e Spitalit Amerikan dhe stafin profesional që ka zgjedhur ta ketë pjesë të ekipit të shpresës: doktor Burakun, Olsivën e Tonin, Doktor Ben Dhimën e doktor Bledin e të palodhurën Oriela të kudogjendur. Ajo që Spitali Amerikan ofron sot, nga mënyra e mjekimit dhe shërbimit, duhet të jetë shembull menaxhimi edhe tek spitali shtetëror.
Nuk mund të mos përmend stafin e mrekullueshëm të spitalit të Lushnjes, Gentin e palodhur që për pacientët e pamundur sikurse edhe im atë, u shkon në shtëpi, Panorenë që u gjend pranë në çdo rast, e në fund, jo se janë të parëndësishëm, por janë më pranë familjes sime, dy doktorët e spitalit Kontinental, Vasil e Drita Lushnjari dhe doktoreshë Entela Bashën e Neurologjisë. Kam vërejtur këto katër vite, se pa ndihmën e gjithë këtyre doktorëve, mjekëve dhe infermierëve, por edhe pa dëshirën për jetën të babait tim, jeta e tij do të kishte qenë këto vite më e dhimbshme, dhe ditët tona si familjarë do të ishin, më të trishta. Nuk pres në përfundim të këtyre mendimeve të mia të kem komente pozitive, duke ditur se jashtë dyerve të spitalit ka me dhjetëra e dhjetëra pacientë që diku apo dikur, nuk kanë marrë shërbimin e duhur. Kam folur për mjekë heronj që luftojnë kundër vdekjes, dhe një shërbim spitalor që nga viti në vit vjen duke u përmirësuar. Ndaj ju them FALEMINDERIT…
Ika sepse nuk kisha siguri per vete e familjen!
Ika sepse nuk kisha siguri ne pune!
Ika sepse nuk paguhesha sa duhet!
Ika sepse nuk merrja rrogen ne kohe!
Ika se une duhet te isha 24 ore ne gatishmeri e pronarin nuk guxoje ta pyesje pse vononte rrogen!
Ika sepse larg qofte nje semundje ne familje duhet te merrje kredi ne banke per shpenzimet!
Ika sepse shteti nuk te ofronte siguri e ndodhte qe shtetaret te “shisnin” te kriminelet”!
Ika sepse kercenimet i zgjidhja privatisht dhe i lodha familjen e miqte!
Ika sepse te shpallurit ne kerkim i gjejne me shpesh vrasesit e jo policia!
Ika sepse edhe po te ndodhte dicka ne krye te detyres, pas tre ditesh asnje nuk kujtohet per ty!
Ika sepse nuk doja te behesha “mercenar” i partive dhe krimineleve!
Ika sepse drejtesine duhet ta paguhash qe ta gezoje!
Ika se po te kritikoje qeverine (ministrin perkatese) ta heqin nusen nga puna!
Ika sepse sa here nderrohej drejtori i institucionit, duhej me shku me i gjet mik qe mos te heqin nusen nga puna!
Ika sepse ne administrate promovohen militantet dhe jo specialistet!
Ika sepse krimineli eshte me i respektuar para ligjit se qytetari i thjeshte!
Ika sepse femijet e hajduteve te prones publike fshijne djersen me 500 eurosha!
Ika sepse arsimi eshte shkaterruar, eshte bere mesues edhe nje me diplome te blere e drejtor ai qe eshte denuar per shitje diplomash!
Ika sepse duhej te fusje mik per te futur femijet ne kopsht!
Ika sepse qe ne kopsht duhet te bleje dyshek, jastek, jorgan e mbulesa e me pas letra higjienike e sende tjera cdo muaj!
Ika sepse duhet te paguaje nen dore qe edukatorja (me rroge qesharake) t’i nderronte femijet ne kohe qe mos te ftoheshin!
Ika sepse duhet te prisje ne radhe qe te blesh librat e femijes!
Ika sepse femija ne shkolle nuk bente pushim te gjate se s’kishte ambiente!
Ika sepse femija nuk merrte dijen e duhur se mesuesja kishte 38 nxenes!
Ika sepse cdo muaj duhet te furnizoje klasen e femijes me letra A4 e sende tjera te nevojshme qe shkolla nuk ia siguronte!
Ika sepese ne çdo dimer femija duhej te vishej edhe ne klase me rroba te trasha se vinte i plevitosur nga shkolla!
Ika sepse femija ngrohej me frymemarrjen e shokeve e shoqeve ne klase!
Ika sepse nuk kisha mundesi si politikanet apo ata qe jane prane tyre te shkolloj femijet jashte!
Ika sepse shendetesine e ka marre lumi!
Ika sepse shteti nuk te jep shpresa per sherimin e nje te semuri apo nje femije qe ka nevoje!
Ika sepse diagnostifokoheshe ne spitale si private e shteterore me semundje qe nuk i ke!
Ika sepse ne spitale cdo gje duhet te blere e paguar!
Ika sepse ne urgjencen e pediatrise duhet te presesh mbi nje ore per te vizituar femijen me temperature!
Ika sepse ne spitale private ke vetem sherbimin e hotelerise dhe do te paguash si hotel me 5 yje per nje nate e nuk ke ku te ngrohesh qumeshtin!
Ika sepse merr gjobe nga policia pa te ndaluar ndonjehere e pa kryer shkelje!
Ika se me shume denohesh per rrip sigurimi se sa per shkelje semafori!
Ika sepse kriminelet kane dale nga strofulla dhe jane perzier me politikanet e shtetaret!
Ika sepse vrasjet tashme jane bere statistike dhe jo problem per parandalimin e tyre apo gjetjen e autoreve!
Ika sepse mungon çdo sherbim social!
Ika sepse ushqimet qe blen nuk i kontrollon njeri!
Ika sepse edhe studentet e mjekesise po i marrin provimet me para!
Ika sepse per nje gervishtje makine vritesh!
Ika sepse edhe ujin e pijshem nuk e ke te garantuar dhe duhet blere me shtrenjte nga te gjithe vende e rajonit!
Ika sepse fatura e dritave te vjen ne baze te tekave te faturistit!
Ika sepse per te paguar nje pastruese per shkallen duhet te ziheshe me komshinjet!
Ika sepse kompanit celulare te vjedhin cdo dite dhe asnje nuk e can koken!
Ika sepse per parkingun duhet te paguash e po ta vodhen makinen nuk ta gjen njeri!
Ika sepse fushat sportive dhe parqet quhen ambiente ne zhdukje!
Ika sepse politikanet nuk japin llogari, por kerkojne nga qytetaret kur ankohen!
Ika sepse asnje politikan nuk perfundoi ne burg per korrupsion e vjedhje te prones publike apo edhe per shkaterrimin e Shqiperise!
Ika sepse u lodha nga gara e pacipe e politikaneve se kush e kush ta rrenoje me shume kete vend…..etj etj etj…
###
P.S. Mos me thoni qe nuk jane te verteta te gjithe keto! E qe mendoj se jane arsyet qe edhe shume shqiptare si puna ime jane larguar e po presin mundesin e largimit nga vendi, per fat te keq!!!”
Një vrasje u shënua brenda Agjencisë së Kosovës për Inteligjencën.
Në një deklarim publik në lidhje me vrasjen e ndodhur sot brenda objektit të kësaj agjencie, ky institucion informon: “Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK! Rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”.
Policia informon se janë arrestuar 3 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
“Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetave :
– Luan Çela , 44 vjeç, banues në Tiranë.
Romeo Ramadani, 32 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:
– A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë.
“Në rrugën “Kujtim Laro” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targë AA 821 OG, me drejtues shtetasin Luan Çela dhe pasagjer shtetasin Romeo Ramdani, është gjetur një qese brenda të cilës ndodhej një kuti me 5 pako të mbështjella me natriban.
Gjithashtu dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Luan Çela dhe Romeo Ramadani janë gjetur përsëri një sasi e dyshuar lënde narkotike dhe municion luftarak” informoi sot në mëngjes policia e Tiranës.
Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale :
– 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”
– Automjet
-1 shot Gun
-1 armë gjahu
– 16 fishekë arme gjahu
– dylbinj
– fishek arme zjarri kaliber 7.62 mm
– 45 fishekë manovre
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në zonën e “Astirit” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : – Mario Menga, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë pa leje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve L. Ç., R. R., dhe A. D., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe i municionit e kryer në bashkëpunim“, dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 283/2 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin M. M., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit luftarak”, parashikuar nga 278 i Kodit Penal.
Një ditë pas mbledhjes së opozitës në Shkodër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur edhe sot angazhimin për të luftuar bandat dhe krimin në vend.
Në një postim në fb, Basha thotë se Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin!
“Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi! Pa kompromis” premton Basha.
Pasditen e së hënës, opozita e bashkuar e “zhvendosi” parlamentin në Shkodër, nga ku
Basha deklaroi se krimi sundon jo vetëm në këtë qytet por edhe në qytete të tjera të vendit.
Basha tha se krimi ka kapur edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe eksponentë të tjerë të Rilindjes siç e cilësoi ai.
Kreu demokrat tha gjithashtu se prej 6 muajsh, bandat terrorizojnë qytetin e Shkodrës, duke shtuar se atje duhet të ishte sot Edi Rama për të lajmëruar arrestimin e tyre.
Në takim nuk ishte e pranishme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila përfaqësohej nga kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili.
Në fjalën e tij hapëse të sesionit të ri parlamentar, Ruçi përmendi edhe plotësimin e kërkesave që i është bëë opozitës në sesionin e kaluar.
Ai tha se opozita zhvilloi 54% të 673 diskutimeve, realizoi 3 nga 4 interpelancat urgjente dhe iu plotësuan asaj 91 kërkesa nga 111 që kishte.
Ruçi: Opozita do të ketë të gjitha kushtet për të ushtruar plotësisht pushtetin legjislativ, për të kontrolluar shumicën qeverisëse.
Gjatë 25 seancave plenare të sesionit të kaluar, opozita zhvilloi 54% të 673 diskutimeve. Realizoi 3 nga 4 interpelancat urgjente dhe ju plotësuan asaj 91 nga 111 kërkesa të bëra prej saj për informacione nga ekzekutivi. Edhe gjatë këtij sesioni ajo do të ketë të njëjtin preokupim dhe të njëjtin akses.