Skype do të ndryshojë sërish

Microsoft ka vendosur që të ndryshojë edhe një herë tjetër Skype-n, duke i hequr “highlights”-in që është si i Snapchat-it.

Drejtori i dizajnit të Skype, Peter Skillman ka deklaruar se telefonatat ishin bërë të vështira për tu kryer dhe “highlight” nuk u prit mirë nga shumica e përdoruesve.

“Për këtë arsye, Skype do të thjeshtohet duke bërë një hap prapa”, është shprehur Skillman.
Tashmë, Skype do të përqendrohet edhe një herë tjetër në telefonata, video-thirrje dhe mesazhe. E njëjta gjë do të ndodhë me aplikacionin Skype për celularë.

Luiza Duraki : Zëri i rinisë në Anderlecht

Komuna e Anderlecht-it në rajonin e Brukselit është një ndër komunat më të mëdha. Aty jeton një komunitet shqiptar relativisht i madh me origjinë nga të gjitha trevat shqiptare, që nga refugjatët e diktaturës komuniste në Shqipëri të instaluar aty që në vitet 50-60 gjer tek imigrantët e porsa ardhur duke kaluar përmes valeve të refugjatëve të Kosovës, Maqedoni dhe Malit të Zi të ardhur aty pas represioneve në ish-Jugosllavi apo luftrat në Kosovë dhe Maqedoni!

Ndër ta, është dhe Luiza Duraki, 24 vjeçare, e lindur në Shkup. Ajo erdhi në Belgjikë në moshën 5 vjeçare. Luiza është kandidate me numër 42 në listën PS-CDH-s.pa për zgjedhjet komunale të 14 tetorit!

Në CV-në e saj, Luiza Duraki, shkruan se ka studiuar drejtesinë në Universitetin e Lirë të Brukselit. Ajo ka punuar në gjykatësin e tregtisë ndërsa tani punon në Pallatin e drejtësisë. Ajo deklaron se drejtësinë e ka pasion, prandaj është ambicioze për t’u ngjitur në shkallët më të larta të profesionit të saj.

Që kur ishte studente, Luiza Duraki ka qenë gjithmonë pjesmarrëse në aksionet sociale të organizuara për kauza të ndryshme (lufta kundër sëmundjeve, varfëria,…) duke mos mundur të ngelë indiferente ndaj padrejtësive dhe pabarazive.

Në të njëjtën linjë, Duraki ka marrë pjesë në shumë protesta qofshin ato studentore qofshin ato të organizuara nga komuniteti shqiptar për rastet e ndryshme në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në vendet tona.

Luiza Duraki ka qenë dhe aktive në organizatën studentore shqiptare në Belgjikë VLERA.

Prioritetet e saj janë përfshirja e rinisë në administrimin e jetës në shoqëri përmes mekanizmave të vendimmarrjës të adaptuar dhe të aksesueshëm që në moshën e re, lufta kundër pabarazisë përmes informimit sa më të plot për të gjitha të drejtat që gëzojnë të gjithë dhe për gjetjen dhe mobilizimin e instancave përkatëse për të drejtat e njeriut, prandaj, Duraki ka vizituar parlementin evropian në Strasbourg dhe Këshillin evropian për të drejtat e njeriut dhe promovimin e kulturës përmes programeve kulturore për të gjithë dhe vlerësimin e artistëve lokal.

Luiza Duraki është pjesë e ekipit të formuar nga deputeti Ahmet Gjanaj në disa komuna të rajonit të Brukselit. Ai ka lobuar në mënyrë intensive që komuniteti shqiptar të vlerësohet në listën e Partisë socialiste dhe nuk është vetëm një kandidate që do përfaqësojnë denjësisht komunitetin e kësaj komune por dy. Luiza Duraki ka në të njëjtën listë aktivistën e madhe Vaile Shkodra e cila mban numrin 34. Duke qenë se çdo banor të Anderlecht-it mund të votojë për një ose më shumë kandidatë kur këta të fundit janë në të njëjtën listë, Luiza Duraki kërkon votën dhe për vete dhe për Vaile Shkodrën. Dy vajzat shqiptare kanë profile të ndryshme por aspirata të përbashkëta për sa i takon zhvillimet e nevojshme për komunitetin.

Në lidhje me komunitetin shqiptar, synohet përmes strategjisë së iniciuar nga deputeti Ahmet Gjanaj që të punohet dhe më efektivisht për banorët dhe në veçanti për komunitetin në modelin e arritjeve të Ahmet Gjanajt.

Konfirmohet, Izraeli nuk e sulmoi Sirinë

Siria ka mohuar raportet, sipas të cilave një seri shpërthimesh në një aeroport ushtarak pranë Damaskut të dielën, ndodhën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.

Shpërthimet e zhurmshme të raportuara në aeroportin “Mezzeh” u shkaktuan nga një shpërthim në një depo municionesh, siç njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve “SANA”, duke cituar burime ushtarake siriane.

Incidenti ishte pasojë e një defekti elektrik, shtoi më tej “SANA”.

Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh ajrore mbi Siri në të kaluarën, madje është akuzuar edhe për shënjestrimin e aeroportit “Mezzeh” vitin e kaluar.

Të dielën, kreu i grupit monitorues me seli në Londër, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se aeroporti ushtarak “Mezzeh” u godit nga një “raketë e mundshme izraelite”, e lëshuar nga Lartësitë Golan të pushtuara prej Izraelit. Aeroporti është qendra e shërbimit informativ të Forcave Ajrore siriane, raporton më tej “AFP”-ja.

Megjithatë, një burim nga ushtria siriane e hodhi poshtë këtë pretendim më vonë, duke theksuar se baza nuk ishte shënjestër e një “agresioni izraelit”. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan disa shpërthime të fuqishme në zonë.

Në maj, Izraeli pranoi të kishte sulmuar infrastrukturën ushtarake iraniane në Siri, pas asaj që vendi hebre pretendon se ishte një sulm iranian me raketë mbi territoret e kontrolluara prej Izraelit. Muajin pasardhës, Izraeli njoftoi gjithashtu të kishte rrëzuar një avion luftarak sirian që kishte hyrë në hapësirën e vet ajrore, një incident i rrallë ky mes dy armiqve.

Janarin e vitit të kaluar, agjencia shtetërore siriane e lajmeve citoi ushtrinë të pretendonte se disa raketa kishin goditur aeroportin “Mezzeh”, duke akuzuar Izraelin për bombardimin e zonës.

Maqedoni, Referendumi. Greqia në alarm

Afrimi i referendumit që do të mbahet në Maqedoni për të aprovuar ose jo marrëveshjen me Greqinë për emrin, ka rritur reagimet e grekëve, sidomos në zonat veriore të vendit.

Shumica e protestave të javës që vjen në Selanik dhe qytetet e tjera rreth tij janë ato të organizuara nga grupe që kundërshtojnë marrëveshjen që nënshkruan Athina dhe Shkupi në Prespë, disa muaj më parë.

Reagimet që ishin shuar gjatë muajve të verës filluan përsëri të përshkallëzohen, sidomos pas deklaratave të ministrit të Jashtëm, Nikola Dimitrov, në Parlamentin Europian.

I pyetur nga eurodeputetët konservatorë të Greqisë, ai ka theksuar se “vendi i tij do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore dhe qytetarët e saj do të jenë maqedonas, të cilët do të flasin gjuhën maqedonase”.

Janë pikërisht gjuha dhe identiteti, dy nga pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje, që për një pjesë të konsiderueshme të grekëve nuk pranohen.

Në shtypin e djathtë grek riprodhohen deklaratat e fundit, por edhe të mëparshme të kryeministrit Zaev, në të cilat ai thekson ato çfarë fiton vendi i tij me këtë marrëveshje, ndaj dhe kërkon nga bashkëqytetarët e tij pjesëmarrje në referendum dhe aprovimin e saj.

Sondazhi i disa ditëve më parë tregoi se, 57% e të intervistuarve janë shprehur se do të votojnë pro marrëveshjes, e cila do të sjellë integrimin e vendit në NATO dhe BE, e ky rezultat ka shkaktuar buzëqeshje në Shkup.

Ndërsa në Athinë, ministri i Mbrojtjes, njëkohësisht kreu i partisë së aleancës qeveritare “Grekët e Pavarur”, ka paralajmëruar menjëherë pas riformatimit të kabinetit që ka bërë kryeministri Tsipras se do ta rrëzojë qeverinë, nëse marrëveshja vjen në Parlamentin grek, duke mos e aprovuar atë.

Brexit, May: Jo kompromisit në dëm të Anglisë

Në një shkrim për “Sunday Telegraph”, kryeministrja britanike Theresa May thotë se nuk do të “përkulet” drejt kompromiseve për marrëveshjen e rëndësishme, të cilat nuk janë në “interesin kombëtar”. Por, May paralajmëron gjithashtu se nuk do të “dorëzohet” as ndaj atyre që bëjnë thirrje për një referendum të dytë mbi marrëveshjen e shkëputjes nga BE-ja, pasi sipas saj, do të ishte një “tradhti e madhe ndaj demokracisë sonë dhe besimit”.

“Vota Popullore”, një grup ndërpartiak që përfshin edhe disa deputetë britanikë, po bën thirrje për një votim të dytë popullor mbi marrëveshjen përfundimtare të “Brexit”-it.

Britania e Madhe po përvijon rrugëtimin për daljen nga BE-ja më 29 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa qeveria ka përjashtuar gjithnjë në të kaluarën mbajtjen e një referendumi të dytë. Kryeministrja May shkruan se muajt e ardhshëm janë “kritike në formësimin e të ardhmes së vendit tonë”, por nuk ka asnjë “paqartësi” mbi misionin e saj në përmbushjen e “vendimit demokratik të popullit britanik”.

Ajo shton se pas marrëveshjes “Chequers” të korrikut, që solli dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit, në negociatat për “Brexit”-in është bërë “progres real”. Edhe pse pranon se ka ende shumë për t’u bërë, May shkruan se “ne duam të largohemi me një marrëveshje të mirë dhe kemi besim se mund ta arrijmë një të tillë”.

Qeveria është përgatitur prej kohësh edhe për një skenar pa marrëveshje, gjë që në fakt do të krijonte “sfida reale si për Britaninë edhe për BE-në, në disa sektorë”, sipas Mayt. Megjithatë, ajo garanton se, edhe në një rast të tillë, “ne do të ecim përpara e do të

Afrikani sukses të jashtëzakonshëm me këngë e simbole shqiptare

Në rrjetet sociale është përhapur me shpejtësi të madhe një video e një djali afrikan që këndon në gjuhën shqipe. Në sfond dëgjohet teksti i këngës “Shqipërie e dua, se jam shqiptar, Kosovën e dua se jam kosovar”. Videoja është shpërndarë nga një faqe facebooku. Në kraharor shihet se i riu ka simbolet e Kosovës. Deri më tani ka arritur mbi 2 milionë komente.
Ndiqni videon me poshte:
www.facebook.com/clayvion/videos/10213216976315333/

Homazhet për John McCain, Obama: McCain kuptonte se parimet janë më të rëndësishme se politika

TOPSHOT - Photographs, flowers and notes gather at a makeshift memorial to US Senator John McCain outside his office in Phoenix, Arizona, on August 26, 2018. McCain, who died on August 25 at age 81, will lie in state in the Capitol Rotunda in Phoenix and receive a full dress funeral service at the Washington National Cathedral. / AFP / Robyn Beck

TOPSHOT – Photographs, flowers and notes gather at a makeshift memorial to US Senator John McCain outside his office in Phoenix, Arizona, on August 26, 2018. McCain, who died on August 25 at age 81, will lie in state in the Capitol Rotunda in Phoenix and receive a full dress funeral service at the Washington National Cathedral. / AFP / Robyn Beck
Demokrati Barack Obama dhe republikani Xhorxh Bush kujton atë që e konsiderojnë “mikun e tyre” në ceremoninë të cilën senatori i Arizonës e kishte planifikuar vetë që gjatë periudhës kur ai luftonte me kancerin në kokë.

“John Mccain ishte një i një “njeri i jashtëzakonshëm – një luftëtar, një burrë shteti, një patriot”, që tregoi guxim të rrallë gjatë kohës së robërisë në Vietnam dhe vazhdoi të ishte një senator i veçantë që kuptonte se parimet janë më të rëndësishme se politika”, tha Obama.

Bush, i cili e mposhti Mccain për emërimin e republikanëve në vitin 2000 – nderoi guximin, ndershmërinë dhe nderin e senatorit.

“Senatori Mccain shpesh u përballë me ata që ishin në pushtet kur ndiente se qëndrimi i tyre nuk përmbushte idealet e Amerikes. Ne jemi më të mirë se kaq, thoshte ai, Amerika është më e mirë se kaq!”, u shpreh Bush.

Mccain humbi humbi zgjedhjet presidenciale ndaj rivalit të Partisë Demokrate, Barack Obama, por fitoi respektin e thelle te tij. Presidenti Donad Trump, ndërkohë nuk ishte i pranishëm, familja e Mccainit e bëri të qarte se ai nuk ishte i mirëpritur në shërbesë, e këtë senatori e kishte kërkuar dhe vetë. Por ndërkohë, aty gjendej vajza e tij Ivanka dhe dhëndri, Jared Kushner.

Vajza e Mccain, Meghan foli e para duke bërë një homazh emocionues për të atin. “Amerika e John Mccainit nuk ka nevojë të jetë e madhërishme edhe një herë, sepse e tillë ka qenë gjithmonë”, tha ajo, duke fshikulluar Trumpin, ashtu siç kishte bërë edhe i ati sa qe gjallë.

Petrit Vasili: Reforma në drejtësi ka vdekur

Petrit Vasili thotë se qeverisë Rama i ka dalë nga duart situata e rendit dhe sigurisë.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vasili thotë se e gjithë kjo është pasojë e inkriminimit të strukturave shtetërore dhe trafiqeve.

Vasili: Rendi dhe siguria në vend kanë qenë tronditur prej kohësh dhe faktet e njëpasnjëshme tragjike për fat të keq provojnë se kjo situatë sa vjen e rëndohet. Kjo qeveri nuk mundet më të kontrollojë situatën e rendit në Shqipëri dhe kjo situatë ka dalë nga duart. Deklarimet janë kaq cinike dhe të pashpirta.Dëgjuam Ministrin sot që thoshte situata e rendit është në rregull, nuk kemi pasur vrasje. Harron ngjarjen e tmerrshme të Selenicës, vrasje të vazhdueshme që ndodhin. Situatën e rendit dhe krimit në Shqipëri kush e kontrollon?Do ja kërkojnë dhe këtë opozitës?Se këta janë të marrosur. Situata u ka ikur nga duart nga inkriminimi i thellë dhe situata e trafiqeve.

Ekonomia duket se do të jetë kryefjala e opozitës në këtë sezon të ri politik.

Vasili: Jemi të detyruar të përgatitemi për një betejë politike pa kompromis.Shqiptarëve po u vete thika në palcë, meqë jemi në vigjilje të mbylljes së sezonit veror, mbi 65-70% të shqiptarëve nuk mundën t’i lejonin vetes të kalonin pushimet. 70% e tyre nuk kishin mundësi të rregullonin as dhëmbët se janë të varfër. Ekonomia e rrënuar dhe krim që bën festë është një vend në krizë.

Por jashtë vëmendjes nuk mbetet dhe mbrojtja e pasurive publike, reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore.

Vasili: Teatri është një grabitje e madhe publike, Tirana është shndërruar në një geto betoni, e ka humbur identitetin e saj. Është bërë qytet i pajetueshëm përfundimisht. Prona publike që është një çështje shumë e madhe, reforma në drejtësi është në pikën më të ulët dhe kërkon një ulje të madhe në tavolinë për të shpëtuar reformën në drejtësi. Vettingun po e konteston ONM, vendimet janë marrë me dy standarde. Kemi dhe reformën zgjedhore, një pyetje pa përgjigje.

I pyetur nëse LSI po e konsideron për këtë sesion të ri parlamentar ftesën e mazhorancës për ligjin e Magjistraturës, Vasili thotë se reforma në drejtësi ka vdekur dhe nevojiten diskutime urgjente mes palëve.

Vasili: Ne na ka humbur demi në reformën në drejtësi dhe kërkojmë brirët.Sistemit të drejtësisë i është prerë koka. Këta thonë nuk kemi shkollë të Magjistraturës. Reforma në drejtësi po vdes, hajt ta shpëtojmë këtë investim. Nuk mund të degradojë një reformë e votuar me 140 vota me votimin me 69 vota siç u votua për turpin e tyre prokurorja e përgjthshme.Kishin të drejtë që e zgjodhën pasi tërë këto skandale që kanë nëpër këmbë duhej një prokurore shurdhmemece e cila vetëm rekomandon si OSBE-ODIHR që të bëhen hetime transparente kur arrin dhuna ku viktimë bien edhe kolege tuaja si Klodiana Lala. Reforma degradoi moralisht, humbi besimin e publikut. Sondazhet më të fundit thonë se besimi i njerëzve nga 90 e ca% nuk shkon as 30%.
*Ora News

Rama komentuesit: Mediat e huaja flasin shumë për Shqiperinë

[embedyt] https://www.youtube.com/watch?v=fA6JmYqimKo[/embedyt]
Kryeministri Rama sot në rubrikën ” Përgjigjia ime” nga makina ku udhëtonte iu përgjigj Leonard Bakillarit, i cili i tërhiqte vëmendjen kreut të qeverisë të mos marrë meritat për atë çfarë natyra është treguar bujare me Shqipërinë.

Leonard Bakillari: Bukuritë natyrore Shqipërisë nuk ja solli Rilindja as ata që ishin para Rilindjes. Nëse doni të merrni merita për natyrën mund ta bëni, është e drejta juaj. Mendoj se është më mirë të merrni merita për ndonjë punë konkrete që duhet të kishit bërë këto 5 vjet.Nuk është Shqipëria 3D zoti Kryeministër.

Në përgjigje Rama e kundërshton qytetarin duke i kujtuar se në 5 vite është bërë shumë nga qeveria e tij për turizmin.

Janë pikërisht investimet dhe masat e marra sipas Ramës që bënë që këtë vit Shqipëria të vizitohet nga 6 milion turistë.

Rama: Nuk e di ku është problemi yt kur unë them mirëmëngjes me një përmbledhje artikujsh nga mediat e huaja për bukuritë natyrore të Shqipërisë turistike. Nuk të vë faj se jetojmë në një mjedis kaq të ndotur me brutalitet, gënjeshtra dyshime sa edhe një mirëmëngjes me një kartolinë të bukur për të uruar ditë të mbarë mund të bëhet shkak për një koment negativ pa pikën e lidhjes.

Shqipëria i kishte këto bukuri natyrore para Rilindjes siç thua ti me ironi, por a më thua dot pse nuk kishte edhe më parë kaq shumë artikuj për bukuritë e Shqipërisë turistike? Nuk besoj se ti hyn tek ata të padëgjueshmit fare, se tërë këto shkrime dhe kronika pozitive në mediat e huaja për turizmin tonë i paguan qeveria me lekët e drogës. Se pastaj do duhet të thoshe se edhe gati 6 milion turistë që presim deri në fund të këtij viti janë droguar nga qeveria për të ardhur në Shqipëri. Shqipëria nuk është ndryshe vetëm në 3D, Shqipëria e sotme është çdo vit e më ndryshe nga 5 vjet më parë.

Por Rama pranon se ka ende problematika dhe sfida me të cilat duhet të përballemi.

Rama: Unë nuk ngrihem në mëngjes me kënaqësinë e gjësë që bëra dje por me ankthin e sa shumë gjërave që duhen bërë sot. E di mirë dhe nuk më zë gjumi nga plehrat që mbeten një problem i madh, nevojat ulëritëse në disa zona me rëndësi të vijës sonë bregdetare për Ujësjellësa dhe Kanalizime, standardet mizerabël të disa segmenteve rrugore.Rri i qetë i dashur Nardi se opozitën që më lë pa gjumë unë e kam brenda vetes dhe 3D më pëlqejnë si tiparet e Shqipërisë që dua të kemi nesër jo si pasqyra që unë të kënaqem sot me veten.

Retë e ujit në Jupiter, nuk përjashtohet mundësia e jetës

Një stuhi që është vëzhguar vazhdimisht që nga viti 1830, ende mbetet një mister për NASA-n dhe shumicën e komunitetit shkencor, por zbulimi i reve të ujit mund të çojë në një kuptim më të madh të planetit, transmeton lajmi.net.

“Uji mund të luajë një rol kritik në modelet e motit dinamik të Jupiterit, kështu që kjo do të ndihmojë në avancimin e kuptimit tonë për atë që e bën atmosferën e planetit kaq të trazuar”, tha Ádámkovics në një deklaratë.

Ádámkovics ishte i kujdesshëm që, ndërsa prania e ujit në planetin më të madh të sistemit diellor është premtues, kjo nuk do të thotë se është një pararendës për jetën. “Dhe, së fundi, ku ka potencial për ujë të lëngshëm, mundësia e jetës nuk mund të përjashtohet plotësisht. Pra, edhe pse duket shumë e vështirë, jeta në Jupiter nuk është përtej gamës së imagjinatave tona, “shtoi ai.

Në të kaluarën, NASA ka thënë se “mjedisi i planetit ndoshta nuk është i favorshëm për jetën siç e njohim”, por shtoi se një nga hënat më të mëdha të saj, Europa, është “një nga vendet më të pëlqyeshme për të gjetur jetë diku tjetër në diellor sistemi. ”

Niveli i ujit në planet është disi e habitshme, edhe pse ndoshta jo tepër, duke marrë parasysh madhësinë e Jupiterit. Ádámkovics vuri në dukje se “Jupiteri është një gjigant i gazit që përmban më shumë se dyfishin e masës së të gjithë planetit tonë të kombinuar”, kështu që kur kombinohet me faktin se atmosfera e tij është një përzierje hidrogjeni dhe heliumi, ajo ka “shumë herë më shumë ujë se ne këtu në Tokë. ”

Përfundimisht, studiuesit shpresojnë të mësojnë se sa uji është në planet dhe çfarë roli luan, jashtë potencialit për të qenë vendimtar për jetën.