KE: zhbalancimet makroekonomike për 13 shtete anëtarë

0
Komisioni Europian
Komisioni Europian

Komisioni Europian ka bërë publike, konkluzionet e bilanceve të thelluara, për 13 shtete anëtare. Ky bilanc i thelluar, synon një analizim ekonomik të detajuar, duke u bazuar në mekanizmat rekomandues. Spanjë dhe Slloveni, janë dy vende, që citohen si problematike, në këtë analizim. Për sa i përket Qipros, konkluzionet nuk janë bërë publike, si pasojë e marrëveshjes midis Eurogrupit dhe autoriteteve qipriotë.

KE, ka publikuar konkluzionet e bilanceve të thelluara, për sa i përket 13 shteteve anëtare, që sipas konkluzioneve të raportit, mbi mekanizmin e sinjalizimit të rrezikut, të publikuar në nëntorin e kaluar, shfaqen shenja zhbalancimi makroekonomik.

Zv. Presidenti i Komisionit, dhe përgjegjësi për çështjet ekonomike dhe monetare të Unionit dhe të euros, Olli Rehn, ka deklaruar, se, ‘’ Qeverisja jonë ekonomike e rimodeluar, na lejon të trajtojmë paraprakisht, zhbalancimet makroekonomike dhe të hedhin bazat e një rritje të qëndrueshme. Masat vendimtare nga ana e shteteve anëtare dhe në nivelin e BE-së, kontribuojnë për të ri-balancuar ekonominë europiane. Gjithsesi, ka ende sfida të konsiderueshme: duhet akoma kohë për të përcaktuar korrektimin e zhbalancimeve, që janë grumbulluar lirisht përgjatë dhjetë viteve, që kanë paraprirë krizën dhe që vazhdojnë të rëndojnë mbi ekonomitë tona.’’

Sipas Komisionit Europian, bilancet e thelluara tregojnë, se, adaptimi makroekonomik në Europë vazhdon, por natyra dhe ritmi i tij varion nga një shtet në tjetrin. Ato kanë marrë në konsideratë, reduktimin e deficitit të llogarive rrjedhëse, një përputhje të kostove të punës për njësi, korrigjimin e çmimeve të tepruara të pasurive të patundshme, dhe reduktimin e borxhit të sektorit privat. Gjithsesi, duke pasur parasysh diferencën e problemeve dhe të zhbalancimeve, dallimet e rritjes midis vendeve, do të vazhdojnë sërish në vitet e ardhshëm. Dobësia e aktivitetit ekonomik dhe brishtësia e perspektivave ekonomike, mund, në disa raste të kenë kontribuar në përkeqësimin e rreziqeve, të lidhur me zhbalancimet ekonomike dhe pasojat midis vendeve. Për më tepër, në shumicën e rasteve, rregullimi nuk është akoma i plotë. Shumë shtete anëtare të BE-së, janë të konfrontuara me probleme të rëndësishme : borxh të jashtëm, borxh në sektorin privat dhe rregullim të tregjeve të pasurive të patundshme. Kapërcimi i këtyre vështirësive, do të ndikojë tek konkurrenca e vendeve në borxhe dhe ndaj kapaciteteve për të gjeneruar rritje, për të siguruar stabilitetin financiar dhe kryesisht, në reduktimin e papunësisë.

Nga ana tjetër, Komisioni thekson gjithashtu, se, zhbalancimet makroekonomike të vërejtura në shumë shtete anëtare, duhet të jenë objekt i një vëzhgimi më të ngushtë. Një angazhim i fortë, në favor të reformave strukturore është e domosdoshme për të korrigjuar, në një mënyrë sa më të rregullt që të jetë e mundur dhe për të vënë në jetë, kushtet e duhura, për një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për krijimin e vendeve të punës.

Komisioni, pret gjithashtu nga të njëmbëdhjetë vendet, që njohin zhbalancime,  jo të tepruara, si Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Francë, Itali, Hungari, Maltë, Holandë, Finlandë, Suedi dhe Angli, që të marrin në konsideratë, konkluzionet e thelluara të bilanceve, në programet e tyre kombëtare të reformave dhe në programet e stabilitetit, apo të konvergjencës. Për këto vende, Komisioni do të prezantojë më 29 maj, rekomandime për sa i përket korrektimit të zhbalancimeve ekzistuese dhe parandalimin e zhbalancimeve të reja.

Sipas Konkluzioneve, mund të konsiderohet, se, zhbalancimet janë të tepruara, në dy shtete anëtare, Spanjë dhe Slloveni. Në Spanjë, niveli shumë i lartë i borxhit të brendshëm dhe atij të jashtëm vazhdon të prezantojë rreziqe të rënda për rritjen dhe stabilitetin financiar. Në Slloveni, borxhi dhe procesi i shlyerjes së borxhit të ndërmarrjeve, paraqesin rreziqe thelbësore, mbi stabilitetin e sektorit financiar, kryesisht nëpërmjet ndërveprimeve me financat publike.

Përshtatshmëria e masave të marra nga këto shtete anëtare do të vlerësohet në kohën e duhur, përpara fundit të semestrit europian të koordinimit të politikave ekonomike, ne kuadrin e të cilit do të jenë të adoptuar rekomandimet specifike, për çdo vend, më 29 Maj.

Për Qipron, për të cilin është mbajtur gjithashtu një konkluzion i thelluar, në raportin mbi mekanizmin sinjalizues të rrezikut, asnjë konkluzion i thelluar nuk është publikuar, duke marrë parasysh marrëveshjen politike të përfunduar midis Eurogrupit dhe autoriteteve qipriotë, mbi elementët kryesorë të një programi rregullimi makroekonomik dhe të një financimi zyrtar. Procedura, në lidhje me zhbalancimet ekonomike, nuk aplikohet ndaj vendeve që janë objekt i një programi, sepse ato tashmë i janë nënshtruar një vëzhgimi ekonomik të përforcuar në kuadrin e programit të tyre të rregullimit.

Procedura makroekonomike në lidhje me zhbalancimet, është një mekanizëm vëzhgimi, që synon të identifikojë rreziqet e mundshme në kohë, për të parandaluar shfaqjen e zhbalancimeve makroekonomike të dëmshme dhe të korrigjojë pabarazitë, që tashmë janë prezentë në terren. Ky mekanizëm zhvillohet nëpërmjet tre fazave të nevojshme: Sistem Paralajmërimi i Hershëm; Masa Parandaluese dhe Korrigjuese; Përforcim Rigoroz. Pikënisja vjetore, është kryerja e një raporti mbi mekanizmin paralajmërues: i bazuar në një tabelë indikatorësh, i cili shërben si filtër, për të identifikuar vendet dhe problemet, për të cilat një analizë më e thelluar gjykohet, si e nevojshme. Rezultati i  këtyre shqyrtimeve formojnë bazën, për masa të reja, në kuadrin e kësaj procedure. Ky mekanizëm, ka një efekt parandalues dhe një anë korrektuese. Ky mekanizëm, mund të çojë në sanksione, për shtetet anëtare të zonës euro, nëse ato dështojnë disa herë, në përmbushjen e detyrimeve të tyre.

Imelda Tasho

PD: Ndryshim balancash në KQZ

0

Logo KQZMazhoranca qeverisëse në Shqipëri ka kërkuar ndryshimin e balancave të përfaqësimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kështu, zyra nga grupi parlamentar demokrat janë shprehur për largimin e anëtarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga KQZ, në vazhdim të dorëheqjeve të përfaqësuesve të LSI nga të gjitha institucionet e vendit, pas pozicionimit majtas, në opozitë të kësaj force politike. Mediet në Tiranë, pohojnë se deputetja demokrate Mesila Doda në një postim në profilin e saj në “Facebook” është ndalur në çështjen e ndryshimit të balancave në KQZ dhe komisionet e niveleve të ulëta.
“Kjo puna e KQZ dhe KZAZ më duket se po trashet dhe po shkon jashtë çdo logjike… nëse zgjedhjet paraqiten me probleme do duhet t’i kërkohet llogari opozitës për standardet. Tani është opozita në maxhorancë në KQZ dhe mesa duket po kërkon të ketë dhe shumicë absolute në disa KZAZ…”, pohon e shqetësuar deputetja Doda, duke vijuar se sipas saj, ky duhet të jetë një rast …sui generis…ku opozita është përgjegjëse për mbarëvajtjen administrative të zgjedhjeve. Në fund, Doda shtron pyetjen se: “Meqenëse zyrtarët politikë të LSI u tërhoqën nga çdo nivel përfaqësimi zyrtar nuk do ishte e udhës të jepte dorëheqjen edhe përfaqësuesi i KQZ, në respekt të përfundimit të kontratës me PD???”.

Kryeministri Berisha, uron ministrat e rinj në mbledhjen e qeverisë

0


Sali BerishaKreu i qeverisë vlerësoi kontributin e ministrave në çdonjërën nga fushat e tyre. Në fjalën e tij ai tha:
“Iu uroj detyrën ministrave të rinj, personaliteteve në fusha të cila premtojnë në këtë qeveri. I uroj suksese poetit dhe shkrimitarit të shquar, Visar Zhytit, të riut që zgjodhi në mbrojtje të vlerave të lirisë kundështimin e një regjimi barbar. Visar Zhiti është një përfaqësues i elitës kulturore të vendit por edhe një përfaqësues i shpirtit të qëndresës së kombit shqiptar. Një përfaqësues i shtresës së të përndjekurve politik që kanë qënë dhe mbetet mbështetja kryesore, e pamposhtur e demokracisë, lirisë dhe vlerave të saj dhe i Partisë Demokratike në tërësi” tha Berisha.
Doktor Halim Kosovës, Berisha i ka uruar suksese dhe e ka cilësuar si humanist të madh. Ndërkohë që ministrin Florion Mima, e ka përgëzuar për kontributin e madh që ka dhënë për reformat.
“Doktor Halim Kosova është njeriu që i frymëzuar nga parimet më të larta njerëzore në shërbim ndaj njeriut, në njërën prej fushave më delikate e të rëndësishme ka shkrirë energjitë e tij me sukses të madh.

Piktori Vangjel Nikolla: E ardhmja ende nuk ka mbërritur

0

INTERVISTA  Artisti Vangjel Nikolla, ju rrëfej rrugën time të artit

 Entela Trimmi

Gjate punes, VangjelNikolla
Gjate punes, VangjelNikolla

Nuk është e thjeshtë ti kuptosh artistët, ata shpesh herë hyjnë në botën e tyre dhe mbyllen brenda kangjallave të frymëzimit. Ne, me personazhin tonë, artistin Vangjel Nikolla, na ndodhi ndryshe. Ai na priti në botën e tij të artit dhe na tregoi me çdo lëvizje penareli tablotë e tij. Piktori dhe ikonografi shqiptar  Nikolla, në këtë intervistë për “Albaniapus”, hap sirtaret e tij të talentit, duke na servirur gjithçka ka brenda. Ndër të tjera ai tregon, se, “ëndrrat dhe e ardhmja kanë dicka të përbashkët; ato ende nuk kanë mbërritur. Ose e thënë me fjalë të tjera “e ardhmja është në një farë mënyre, ëndrra jonë e bërë realitet”. Shumë nga ëndrrat, që kam patur i kam realizuar, por ka ende të tjera, që jetojnë në imagjinatën time. Ajo, që dëshiroj ta realizoj së shpejti, është një ekspozitë pikture në Tiranë, por e veçanta e saj do të jetë edhe prezantimi i një vëllimi poetik, që besoj se do u japë një kënaqësi të madhe miqve të mi dhe dashamirësve të artit tim. Endrra më e madhe, është të le gjurmët e mia në jetë, jo vetëm si artist por edhe si njeri.

Vihet në funksionim sistemi i informimit Shengen (SIS-II)

0
Komisioni Europian/foto Albaniaplus
Komisioni Europian/foto Albaniaplus

Komisioni Europian, deklaroi vënien në funksion të Sistemit të Informimit Shengen, SIS-II. Ky sistem synon  përforcimin e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit të lirë në gjirin e hapësirës Shengen. Gjithashtu, ai thjeshtëson shkëmbimin e informacionit, midis autoriteteve kombëtare të ngarkuara për kontrollimin e kufijve, autoriteteve doganore dhe policore. SIS-II, është një sistem më i sofistikuar dhe do të zëvendësojë SIS-I, brenda një harku kohor prej një muaji.

Përgjatë një komunikimi për shtyp të Komisionit Europian, Cecilia Malmström, Komisionerja Europiane e ngarkuar për çështjet e Brendshme, u shpreh se: ’Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj se SIS-II, hyn që sot në funksion. Me bashkëpunimin e kolegëve të mi në Këshill dhe Parlament, arrita të mbyll me sukses, fazën e zhvillimit të projektit. Kam trashëguar një dosje të vështirë dhe nuk ka qenë e lehtë rivënia e këtij projekti mbi shina, por vullneti ynë, na lejoi të tejkalonim vështirësitë e rëndësishme. Ne mund të kalojmë aktualisht në fazën e vendosjes në praktikë, e cila do jetë e mbikëqyrur nga agjencia e re, eu-LISA’’

Ndërsa Krum Garkov, drejtor ekzekutiv i agjencisë europiane për administrimin operacional të sistemeve të informimit në shkallë të gjerë, në fushën e lirisë, të sigurisë dhe drejtësisë (eu-LISA), deklaroi se: ’’ Ne jemi gati të ndërmarrim fazën e administrimit operacional të SIS-II. Ne punojmë ngushtësisht me Komisionin dhe Shtetet Anëtare, me qëllim sigurimin e një tranzicioni pa probleme drejt administrimit të sistemit, duke i furnizuar Shtetet Anëtare me një shërbim 24 orë në 24 dhe 7 ditë në 7, dhe duke kontribuar në përpjekjet e gjëra, në favor të një Europe më të sigurt.’’

Fshirja e kontrolleve në kufijtë e brendshëm, konfirmon rolin thelbësor të sistemit të informacionit Shengen, të brezit të dytë (SIS-II), për sa i përket thjeshtësimit të qarkullimit të lirë të personave, në gjirin e hapësirës Shengen. SIS-II, është gjenerata e dytë e sistemit të informacionit Shengen, e përdorur që prej 1995 ; funksionalitetet e saj janë perfeksionuar: mundësi për të futur të dhëna biometrike (gjurmë gishtërinjsh dhe fotografi); tipe të reja sinjalizimesh (për sa i përket sistemit ajror, atij detar, kontejnerëve, apo automjeteve të vjedhura), mundësi për të ndërlidhur sinjalizime të ndryshme (p.sh, sinjalizimi i një personi dhe i një makine). SIS-II do të përmbajë gjithashtu, kopje të mandat-arresteve europiane, të lidhura direkt me sinjalizimin e personave të kërkuar me synim arrestimin, dorëzimin, apo ekstradimin e tyre, çka do i lejojë autoriteteve kompetente, të sigurojnë një ndjekje të nevojshme, në mënyrë të thjeshtë dhe më të shpejtë.

SIS-II, siguron një mbrojtje solide të të dhënave. Aksesi në SIS-II, është limituar vetëm për autoritetet policore dhe doganore, autoritetet e drejtësisë, autoritetet e ngarkuara me respektimin e kufijve, shqyrtimit të kërkesave për viza dhe imatrikulimin e mjeteve në shtetet anëtare. Cilido person, ka të drejtë të konsultojë të dhënat, që kanë lidhje me të dhe që janë futur në SIS-II; ai mund ti kërkojë gjithashtu, autoritetit kombëtar, kompetent të korrigjojë ose të fshijë informacionet me karakter personal, që i përkasin. Çdo person, ka mundësi gjithashtu të ndërmarrë një veprim juridik, për të pasur akses në të dhënat e tij, të korrigjojë apo fshijë apo për të marrë informacione, ose një dëmshpërblim për arsye të një sinjalizimi, që ka lidhje me të. (Pra, kur kemi të bëjmë me raste, kur informacionet nuk janë të azhurnuara, apo ndonjë gabimi, që mund të ndodhë në hedhjen e të dhënave në sistem. shën.autori)

Autoritetet kombëtare të survejimit dhe kontrolluesi europian, i mbrojtjes së të dhënave, bashkëpunojnë në mënyrë të ngushtë, me synim të sigurojnë, një survejim të koordinuar të SIS-II.

Konteksti

SIS-II, është një sistem i avancuar informacioni, i përbërë nga tre elementë: një sistem qendror, sistemet kombëtare të hapësirës Shengen dhe një infrastrukturë komunikimi midis sistemit qendror dhe sistemeve kombëtare.

Në fund të muajit shkurt 2013, angazhimet buxhetore të plotësuara nga Komisioni për projektin SIS-II, që prej 2002, arrijnë në shumën totale prej 167. 784. 606 EUR.

Zhvendosja e të dhënave nga SIS-I, në SIS-II, do të përfundojnë në krye të një periudhe kontrolli intensiv (hark kohor një mujor), përgjatë të cilës si SIS-I, po ashtu dhe SIS-II do të vazhdojnë të bashkë-ekzistojnë dhe të funksionojnë në mënyrë të sinkronizuar.

Duke filluar nga 9 maji 2013, agjencia informatike (eu-LISA) do të marrë përgjegjësinë e administrimit të përditshëm të sistemit qendror.

Imelda Tasho

FYROM : Negociatat për aderimin në BE, duhet të fillojnë para fundit të qershorit.

0
Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/
Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/

Sipas Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, shtetet anëtare të Bashkimit Europian, duhet të hapin bisedimet mbi negociatat, për aderimin e ish Republikës Maqedonase, përpara fundit të qershorit 2013. Gjatë një votimi mbi progres raportin e vendit, për vitin 2012, anëtarë të parlamentit, i kërkuan Komisionerit për zgjerimin e BE-së, të vlerësojë koston e mos zgjerimit, duke përfshirë dhe riskun kryesor për vendin, nëse do të vazhdojë nën këtë status quo. FYROM-it, i është akorduar statusi i vendit kandidat të BE-së, më dhjetor 2005.

Deputetë të Parlamentit Europian, deklaruan, se, fillimi i negociatave, mund të jetë në vetvete një ‘ndryshues-loje’, duke i dhënë një shtysë pozitive reformave të mëtejshme dhe duke promovuar marrëdhënie të favorshme me fqinjët.

Ato përshëndetën, rolin konstruktiv të FYROM-it, në marrëdhënie me vendet e tjera në zgjerim, dhe veçuan mbledhjen e parë të realizuar së fundmi, ndërmjet përfaqësuesve të qeverive të Shkupit dhe Sofies.

Komisioni theksoi gjithashtu, se, paaftësia për të zgjidhur mosmarrëveshjet, kanë bllokuar udhëtimin e vendit, drejt anëtarësimit për në BE, dhe bënë thirrje për konkluzione përfundimtare, pa vonesë, nën mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

Zhbllokime të bllokimeve politike.

Anëtarët e Parlamentit Europian, mbështetën plotësisht marrëveshjen e fundit, për zhbllokimin e ngecjes në çështjet e politikës së brendshme, pas një seri ngjarjesh shqetësuese të 24 dhjetorit 2012, ku një e treta e anëtarëve të parlamentit, si edhe gazetarë, u nxorën jashtë parlamentit. Të gjitha forcat politike në vend, duhet të respektojnë parlamentin e tyre si një institucion kyç, demokratik, për diskutime dhe zgjidhjen e diferencave politike, si edhe bëjnë thirrje për reforma të plota, mbi procedurat e parlamentit.

Zbutja e tensioneve etnike.

Eurodeputetët shprehën shqetësim, rreth tensioneve në marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe kërkuan që dialogu politik të përshpejtohet, për të eliminuar rrezikun e një polarizimi të shoqërisë, përgjatë vijave etnike.

Autoritetet dhe shoqëria civile, duhet të sjellin një pajtim historik, që kapërcen ndarjet midis dhe brenda grupeve të ndryshme etnike dhe kombëtare, duke përfshirë edhe qytetarët me identitet bullgar, kanë nënvizuar eurodeputetët. Ato i kërkuan qeverisë, të japë sinjale të qarta, se, diskriminimi mbi baza të identitetit kombëtar, është i patolerueshëm në vend.

Korrupsioni, drejtësia dhe media.

Anëtarët e Parlamentit Europian, insistuan në nevojën e përpjekjeve të mëtejshme, për të zbatuar legjislacionin anti-korrupsion, për të siguruar pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë në praktikë dhe për të kapërcyer auto-censurimin e përhapur midis gazetarëve.

Hapat e mëtejshëm

Rezoluta, u miratua me 39 vota, kundrejt 13 votave refuzuese dhe pa asnje vote abstenuese, do ti nënshtrohet një votimi në thelb, nga Parlamenti Europian, përgjatë sesionit plenar të majit, në Strasburg.

Imelda Tasho

14 vjeç dhëndër, 16 vjeç votues!

E drejta e mohuar për të votuar

Mariola Guxho

Gjino/Perralle nga e kaluara.
Gjino/Perralle nga e kaluara.

Kushtetuta Shqiptare, në nenin  8 të saj thotë : “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar, që jeton jashtë kufijve të saj. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet”. Çdokush është në gjendje të bëjë një analizë dhe të vlerësojë  se sa rëndesi ka respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të cilat sigurisht janë pasqyrimi i një kushtetute demokratike. Ekzistojnë disa të drejta ,që janë absolutisht të pacënueshme, ku as vetë Kushtetuta nuk e ka mundesinë e lejimit të kufizimit të tyre. Kapitulli i të drejtave dhe i lirive themelore të njer iut përshkohet nga koncepti i mosdhunimit të tyre. Pyetja që i shtroj vetes është: A mund të garantojë shteti shqiptar jetën e personit, lirinë dhe sigurinë e tij? Përgjigja që më vjen e natyrshme dhe e menjëhershme është: “Jo”.

Kushtetuta në nenin 45 ka sanksionuar të drejtën e çdo shtetasi për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, të drejtë, të cilin ai e realizon ndërmjet votes vetjake, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë.Ushtrimi i të drejtës së votës nuk mund t’i privohet askujt, me perjashtim të shtetasve të deklaruar si të paaftë mendërisht dhe atyre që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Kultura shërbyese në Indi.

0
Shërbyes indian duke servirur çajin/ The Old Indian Photos
Shërbyes indian duke servirur çajin/ The Old Indian Photos

Kultura shërbyese në Indi, është akoma dominante në shumë zona të vendit. Kjo ndodh për shkak, të sistemit të kastave, i cili ka operuar në Indi, prej shekujsh. Edhe pse, gradualisht po shkon drejt zhdukjes dhe se diskriminimi kundrejt kastave, është i jashtëligjshëm, në bazë të Kushtetutës Indiane, kultura e shërbyesve, ngel një çështje e diskutueshme edhe sot.

Nëse ju do të vizitoni Indinë, ju mund të vëreni rregulla dalluese, të kulturës shërbyese, në disa pjesë të shoqërisë.

Sistemi i Kastave

Sistemi i kastave, ka ekzistuar në njëfare mënyre, në shoqërinë Indiane, prej qindra vitesh. Në një sistem kaste, çdo person është lindur në një familje, e cila është pjesë e një grupi specifik, që ka disa pritshmeri të caktuara, si edhe disa kufizime, për sa i përket aksesit në shoqeri.

Edhe pse diskrimimi i kastave, tashmë nuk është i lejuar nga ligji, një person që i përket një kaste më të ulët, nuk mund të ketë të  njëjtat mundësi, për të shkuar në shkollë dhe për të gjetur punë, si një person i një kaste të lartë.

Kultura shërbyese.

Njerëzit e kastave të ulëta, mund të punojnë shpesh si shërbyes, në shtëpitë e njerëzve të tjerë, duke kryer detyra të ndryshme si gatimi, larja e rrobave, pastrimi, apo drejtues mjetesh.  Vizitorët nga një shoqëri perëndimore, të cilët e kanë zgjidhur problemin e punëve shtëpiake, e shikojnë idenë e shërbyesve, të vështire për tu përballur me të.

Për shumë perëndimorë, idea e të paturit një shërbëtor në shtëpi, është ideja e dikujt, që do të bëjë disa punë të ndryshme në shtëpi, por jo të ketë një prezencë të vazhdueshme në shtëpi. Stafi shtëpiak në perëndim, tenton të ketë detyra specifike, si kujdestarë fëmijësh, ose pastrues ambjentesh, një herë ose dy herë në javë, ndoshta.

Në Indi, kjo ndryshon. Një familje indiane, mund të kërkojë një staf, që të jetë gjithmonë i pranishëm dhe vazhdimisht i angazhuar, në disa lloje punësh shtëpie. Ato, mund të bëhen ‘pjesë e familjes’ në sensin, që janë gjithmonë atje, por jo domosdoshmërisht, përsa i përket faktit, se, ku flenë dhe ku hanë dhe se, sa shumë ndërveprim ato kanë me anëtarët e familjes, megjithëse kjo varion, sipas familjeve në fjalë.

Nga eksperienca e darkimit apo drekimit në një restorant, nga një pikëpamje tërësisht perëndimore, ju mbase dëshironi, që gota e zbrazët t’iu mbushet, t’ju sillet menyja, të merren urdhëra dhe ushqimi të dorëzohet në mënyrën e duhur. Ndërkohë, në kulturën inidane, ku kultura e shërbimit është dominuese, ju mund të prisni kamarjerë t’ju shikojnë tëre kohës, se, kur ju keni nevojë t’iu mbushet gota, apo t’ju serviret më shumë ushqim dhe që kjo t’ju sigurohet pa asnjë lloj vonese. Nëse ju, duhet të pyesni kamarjerët për diçka, në Indi, kjo konsiderohet të jetë një shërbim i keq.

Megjithëse, kultura mund të jetë e ndryshueshme nga e juaja, kjo nuk të jep automatikisht të drejtë ose jo. Duhet të sigurohesh, se, po respekton diferencat kulturore. Duhet menduar, për kulturën shërbyese, në të njëjtën formë, megjithëse jo tërësisht e njëjte, si një mënyre e të punuarit të kamarjerëve në botën perëndimore.

AnyTrip.com

Samiti i Marsejës: parlamentet rinisën Unionin për Mesdheun, (UfM).

0
UfM/ foto
UfM/ foto

Këtë të djelë, më 7 prill në Francë, u mblodh Samiti i Marsejës, nga Presidenti i Parlamentit Europian dhe njëkohësisht, President i Asamblesë Parlamentare të Unionit Mesdhetar, Martin Schulz. Ky Samit është i pari, që arriti të mbledhë së bashku, kryetarët e parlamenteve të rajonit Euro-Mesdhetar, si edhe është Samiti i parë i këtij lloj niveli të lartë, që prej atij të krerëve të shteteve dhe qeverive në Paris, në vitin 2008. Ky Samit, synonte rinisjen e projekteve të ngritura, në një kontekst të ndryshimeve politike në jug dhe krizës ekonomike në veri dhe fuqizimin e roli të parlamenteve, nga tranzicioni drejt demokracisë në bregun jugor.

Sipas presidentëve të parlamenteve, projekte të përbashkëta, nga të dy anët e Mesdheut në fushën e infrastrukturës, edukimit, dhe trajnimit si dhe sipërmarrjes femërore, kanë nevojë për mbështetje të ripërtërirë financiare, dhe për parlamente solidë. Ato bënë thirrje për përpjekje, për të luftuar ‘’ gjithë format e përjashtimit, seksizmit, racizmit, ksenofobisë dhe radikalizmit’’ si edhe  ‘luftimin ndaj terrorizmit’.

Deklarata e aprovuar nga 40 presidentë parlamentesh, të mbledhur në Marsejë, ku ndër to bënte pjesë dhe Shqipëria, bën thirrje për më shumë legjitimitet demokratik dhe pjesëmarrje nga qytetarët e UfM.

‘’UfM-ja, e lançuar më 2008, në Samitin e Parisit dhe i lidhur me procesin e Barcelonës, ndodhet në një moment kthese. Ai është krijuar nën një drejtim krejtësisht ndërqeveritar. Ky model, është arkaik, sepse injoron shoqërinë civile’’, ka deklaruar Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz, pas Samitit.

Ai shtoi gjithashtu, se ‘’Bashkëpunimi Euro-Mesdhetar, do të jetë ndërmjet parlamenteve dhe qytetarëve , ose nuk do të jetë asgjë. Ky Bashkëpunim, ka nevojë për një partneritet, ndërmjet parlamenteve solidë dhe transparentë, i inspiruar nga një funksionim pa pengesa i organizatave shoqërore civile’’

Barazia gjinore

Presidentët, nënvizuan shkallën e sfidave të transformimeve demokratike, në vendet jugore dhe luftën kundër krizës ekonomike, në ato veriore. Ato, shprehën gjithashtu shqetësimet, për rrezikun e pasigurisë dhe të paqëndrueshmërisë, në rajonin e Sahel-Sahara.

Instrumentat bashkë-zhvillues, janë gjithashtu të nevojshëm, për të luftuar terrorizmin dhe lidhjet e tij me krimin e organizuar ndërkufitar.

Presidentët ritheksuan gjithashtu, se, dinjiteti njerëzor, respekti për të drejtat thelbësore dhe barazinë gjinore, duhet të udhëheqin bashkëpunimin rajonal, në interesin e përafrimit ndërmjet popujve.

Lëvizshmëria dhe edukimi

Partneriteti mbi lëvizshmërinë, i planifikuar për te lehtësuar lëvizjen e lirë të njerzve, duhet të vihet në jetë së shpejti, theksuan presidentët, të cilët bënë thirrje për një zonë të përbashket të trajnimit profesional, të edukimit të lartë, shkencës dhe kërkimit.

Asambleja Parlamentare për Mesdheun, është institucioni parlamentar i ‘Procesit të Barcelonës’: Unioni për Mesdheun. Ai është formuar ne Napoli, më 3 dhjetor 2003 dhe ka atributet e mëposhtme:

–        të stimulojë zhvillimin e partneritetit Euro-Mesdhetar

–        të monitorojë veprimet dhe projektet e Partneritetit Euro-Mesdhetar

–        të adoptojë rezolutat dhe rekomandimet për konferencat ministeriore të Unionit për Mesdheun.

Asambleja Parlamentare e UfM është e përbërë nga anëtarë të parlamenteve kombëtar dhe anëtarë të parlamentit Europian, të emëruar nga parlamentet kombëtare të partnerëve Mesdhetar dhe Parlamentit Europian.

Sesioni i ardhshëm plenar, i Asamblesë Parlamentare të Unionit për Mesdheun, do të mbahet në Bruksel, më 11 dhe 12 prill 2013.

Imelda Tasho

BE, “Kufij inteligjentë” përmirësimi i lëvizshmërisë dhe sigurisë.

0
Cecilia Malmström/EC photo
Cecilia Malmström/EC photo

BE falë teknologjisë së përparuar, po shkon drejt një menaxhimi kufijsh, më modern dhe efikas. Komisioni Europian ka propozuar një paketë masash, për të përforcuar procedurat e verifikimit në kufi për të huajt, që udhëtojnë në BE. Janë propozuar dy sisteme, RTP për rregjistrimin e udhëtarëve të vendeve të treta dhe EES, i cili do rregjistrojë vendin e hyrjes dhe të daljes, në mënyrë elektronike, duke kalkuluar ndër të tjera edhe sistemin e skadimit të afatqëndrimit në territorin europian. 

Sipas një njoftimi për shtyp të Komisionit Europian, më 28 shkurt 2013, BE-ja, në sajë të teknologjisë së përparuar, po avancon drejt një menaxhimi më efikas të kufijve. Komisioni ka propozuar një paketë masash në fushën e “kufijve inteligjentë” për të përshpejtuar, lehtësuar dhe për të forcuar procedurat e verifikimit në kufi për të huajt, që udhëtojnë në BE. Kjo paketë, përfshin një program të regjistruar udhëtarësh, sistemin RTP për hyrje dhe për dalje EES, që do të lehtësojnë jetën për udhëtarët e shpeshtë nga vendet e treta, kur ata arrijnë në kufijtë e jashtëm të zonës së Shengenit, dhe për të rritur sigurinë e kufijve të Bashkimit.

“Zbatimi i teknologjive të reja do të mundësojë shtetasit e vendeve të treta, që dëshirojnë të hyjnë në Bashkim, të kalojnë kufijtë në mënyrë më fluide dhe të shpejtë. Qëllimi ynë, është t’iu lehtësojmë aksesin udhëtarëve të huaj në BE, nga ku do të përfitojnë jo vetëm udhëtarët, por edhe ekonomia evropiane. Është vlerësuar, se, vetëm në vitin 2011, këto udhëtarë kanë kontribuar me 271 miliardë euro, në ekonominë tonë. Modernizimi i sistemeve tona gjithashtu do të rezultojë, në një nivel më të lartë të sigurisë, duke parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit dhe zbulimin e njerëzve që e kalojnë afatin e qëndrimit të autorizuar“, deklaroi Cecilia Malmström, Komisionerja e ngarkuar për Punët e Brendshme të Unionit.

Rregullorja, për një program europian të regjistrimit të udhëtarëve.

Përmes një programi regjistrimi të udhëtarëve, (RTP), shtetasit e vendeve të treta, që udhëtojnë shpesh, mund të hyjnë në BE, duke iu nënshtruar verifikimeve të thjeshta në kufi pasi janë bërë objekt i një kontrolli dokumentar dhe i një kontrolli paraprak sigurie. Llogaritet se 5 milion udhëtarë të rregullt, për shtetasit e vendeve të treta, do të përdorin këtë program të ri çdo vit. Ky program, do të përdor sisteme të automatizuara kontrolli ne kufi, (barriera automatike) në pikat masive të kalimit kufitar, sic janë aeroportet, të cilët e përdorin këtë teknologji moderne. Verifikimet në kufi, mbi udhëtarët e rregistruar, do të jenë më të shpeshta, se sa ato që kryhen për momentin.

Gratë dhe biznesmenët, punëtorët me kontratë afatshkurtër, kërkues shkencorë dhe studentë, shtetas të vendeve të treta, që kanë lidhje familjare me qytetarët e BE, ose që banojnë në zonat kufitare të Unionit, e kalojnë kufirin disa herë benda vitit. Duke lehtësuar në këtë mënyrë, sa më shumë të jetë e mundur hyrjen e tyre në BE, duke garantuar se Evropa mbetet një destinacion tërheqës, dhe duke kontribuar gjithashtu, në ringjalljen e aktivitetit ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Rregullorja në lidhje me hyrje-daljet në BE.

Sistemi i hyrje-daljeve, EES do të regjistrojë datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së shtetasve të vendeve të treta, që hyjnë në BE. Ky sistem, do të kontrollojë në mënyrë elektronike, kohëzgjatjen e qëndrimit të shkurtër të autorizuar, duke zëvendësuar sistemin aktual manual, si dhe do të njoftojë autoritetet kombëtare, kur kjo periudhë të mbarojë, një skedë e hyrje-daljeve nuk do të përfshijnë të dhëna mbi daljen. Në këtë mënyrë, sistemi do të jetë i dobishëm edhe në trajtimin e problemit me personat, që e tejkalojnë kohëzgjatjen e vizës me qëndrim afatshkurtër.

Praktika, që Shtetet Anëtare aktualisht përdorin, kur kryejnë kontrolle mbi shtetasit e vendeve të treta, që dëshirojnë të kalojnë kufijtë e jashtëm të Unionit, përbëhet kryesisht nga vulosje e dokumentit të udhëtimit. Kjo praktikë merr shumë kohë, dhe nuk lejon zbulimin efektiv të njerëzve, të cilët e tejkalojnë qëndrimin e tyre të autorizuar dhe as një trajtim efikas për ndonjë humbje ose shkatërrim të dokumenteve të udhëtimit. Përveç kësaj, sistemet e përdorura aktualisht, nuk do t’iu lejojnë shteteve anëtare të Bashkimit, të menaxhojnë presionin në rritje të ushtruar nga udhëtarët, që hyjnë e dalin në Union, numri i të cilëve, po rritet. Ai i kufijve ajror vlerësohet të rritet me 80%, duke kaluar nga 400 milion në vitin 2009, në 720 milionë në vitin 2030.

Konteksti

Propozimet e paraqitura sot janë rezultat i një komunikimi të vitit 2011, i cili ndezi një debat midis institucioneve dhe autoriteteve të BE për futjen e sistemeve të reja, për shkak të vlerës së tyre, për atë çka përfshijnë në drejtim të teknologjisë dhe për mbrojtjen e të dhënave, si dhe koston e tyre.

Propozimet janë pjesë e një nisme për të forcuar qeverisjen e përgjithshme të zonës Shengen, siç është njoftuar në Komunikatën për Migracionin miratuar më, 4 maj 2011 (IP/11/532 dhe në MEMO/11/273).

Hapat e ardhshëm

Negociatat me Parlamentin Evropian dhe Këshillin për propozimet legjislative për RTP dhe EES, do të fillojnë në këto momente. Pasi bashkëligjvënësit do të miratojnë këto dy tekste, sistemet do të jenë ngritur, në mënyrë që operacionet mund të fillojnë në vitin 2017 apo 2018.

Imelda Tasho