E drejta e mohuar për të votuar

Mariola Guxho

Gjino/Perralle nga e kaluara.
Gjino/Perralle nga e kaluara.

Kushtetuta Shqiptare, në nenin  8 të saj thotë : “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar, që jeton jashtë kufijve të saj. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet”. Çdokush është në gjendje të bëjë një analizë dhe të vlerësojë  se sa rëndesi ka respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të cilat sigurisht janë pasqyrimi i një kushtetute demokratike. Ekzistojnë disa të drejta ,që janë absolutisht të pacënueshme, ku as vetë Kushtetuta nuk e ka mundesinë e lejimit të kufizimit të tyre. Kapitulli i të drejtave dhe i lirive themelore të njer iut përshkohet nga koncepti i mosdhunimit të tyre. Pyetja që i shtroj vetes është: A mund të garantojë shteti shqiptar jetën e personit, lirinë dhe sigurinë e tij? Përgjigja që më vjen e natyrshme dhe e menjëhershme është: “Jo”.

Kushtetuta në nenin 45 ka sanksionuar të drejtën e çdo shtetasi për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, të drejtë, të cilin ai e realizon ndërmjet votes vetjake, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë.Ushtrimi i të drejtës së votës nuk mund t’i privohet askujt, me perjashtim të shtetasve të deklaruar si të paaftë mendërisht dhe atyre që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.

“E drejtë vote për 16 vjeçarët në 23 Qershor 2013”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha pak ditë më parë, duke mpretenduar se në ëhats app, facebook si dhe ne celular me sms ishte pyetur nga adoleshentët: “Po ne, a do të votojmë” ? Ku shumë qartë,këtë pyetje, i nderuari kryeministër mund t’iu ishte përgjigjur me shumë se gjysmës së popullsisë shqiptare që jeton jashtë Shqipërisë. Ku më shumë se 20 vite demokraci, çuditërisht Shqipëria nuk i njeh të drejtat e banorëve të saj. Ku akoma sot, nënshtetësia shqiptare nuk ka asnjë vlerë njohjeje kushtetuese.

Mund të kërkohet aq lehtësisht ndryshimi i kushtetutës dhe i kodit zgjedhor kur e nusja u jepet 16 vjeçare e pse mos u jepet e drejta e votës?! Ndoshta të rinjtë e sotëm shqiptarë që në barkun e nënës lindin me njohjen e politikës. Dhe sigurisht shteti ynë nuk e ka nisur me abc-në klasën e parë, por me informacionet e duhura se çdo të thotë të votosh e të votohesh! Personalisht, mendoj që 16 vjeçarët kanë nevojë t’iu mundësohet shkollimi, veprimtari edukuese,  sportive, referendume të ndryshme që nuk kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me politikë, por me forma të ndryshme edukuese. Kur akoma nuk kanë pjekurinë e duhur dhe arsyetimin pse të votojnë.

Të mendojmë pak se çfarë ndërgjegjësimi dhe bindje të formuar mund të ketë një 16 vjeçar, kur gjatë një fushate elektorale joshet pas një këngetareje idhujve të tyre që performojnë në krah të çdo force politike. Apo do të jenë të pranishëm  gjatë sherreve që bëhen në qendrat e votimeve? Do ishte më bukur të bënin tifo gjatë numërimit të votave nëpër pallate të sporteve!

Me sa duket Berisha përpiqet të kopjojë nga ligjet perëndimore, ku ka shtete që e aprovojne këtë ligj e si mos e bëj  Shqipëria kur numri i like-ve në facebook vjen nga një moshe e re ?!

Edhe pse ky vendim teksualisht nuk pritet të merret, unë me siguri them, që as nuk ka vlerë të mendohet, te diskutohet. Përderisa duhet një procedurë e gjatë e riformimit të hedhjes së idesë për një Kushtetutë të re.

Janë zhvilluar protesta në Romë, Bruksel, Londër etj për të drejtën e votës, e cila është e drejtë kushtetuese që i takon shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve. Kështu mund të arrijmë t’i japim Shqipërisë një faqe të re në historinë e saj moderne, ku zhvillimi apo integrimi të përfaqësohen denjësisht nga shqiptarët anembanë botës.

Zgjedhjet, janë hapi themelor që përcaktojnë mjedisin, regjimin dhe komunitetin politik të një vendi. Shqiptarët e emigruar janë të vetmit në Ballkan, të cilët nuk gëzojnë të drejtën e votës. Për aq kohë sa nuk kemi mundesinë të votojmë dhe të votohemi, jetojmë në një liri të rrethuar e të kontrolluar nga një politikë e dështuar dhe antidemokratike.

Ku ndiehemi të huaj në vendim tonë, sepse nuk na përfshijnë në asnjë lloj forme përfaqësimi apo vendimarrje.

Pra, më parë duhet të sigurohet e drejta e votës për emigrantët shqiptarë, si një e drejtë kushtetuese e tyre. Ku qindra mijërave emigrantë që janë larguar nga Shqiperia, nuk u njihet mundësia e pjesëmarrjes në votime. Do të ishte më e drejtë që para se të hidhen këto mendime për të drejtat e 16 vjeçarëve të flitet për emigrantët që nuk mund të votojnë. Ku lehtësisht duhet të përcaktohen rrugët, format, mënyrat sesi kjo e drejtë të realizohet pa probleme. Ka ardhur momenti që të gjithë të bëhemi pjesë e rëndësishme e proceseve dhe të sfidave që kemi përpara.

3 COMMENTS

  1. Shume e drejte tema e prekur,bravo.Normalishte qe ne kushtetuten e Shqiperis egsistojne shume nene dhe ligje si ne cdo vende tjeter te botes,por fatekeqesishte nuk zbatohen.Dhe nga kush presim qe te zbatohen?Nga politikan qe as nuk e kane iden se cfare permban Kushtetuta?Apo nga qeveria qe nje zot e di se me cfare votash kane fituar postin dhe nderin per te qeverisur Shqiperin,sepse po thuajse gjysma e shqipetareve jane emigrant.Nje pyetje kam: Votat e te gjithe shqipetarve qe jetojne jashte ku jane?A jane te afte politikanet te pergjigjen pyetjes se sa democratike jane zgjedhjet ne Shqiperi?Emigrantet nuk kane te drejte te votojne?Ah me siguri ndoshta te drejtat tona jane te ligjshme vetem nese jetojme brenda kufirit Shqipetar,ne sipas politikaneve nuk kemi me te drejten te votojme per nje te ardhme me te mire per vendin tone,sepse ne te kundert gjerat do te funksiononin ndyshe.E drejta jone per te votuar do mbetet thjeshte ne nje cope leter e shkruajtur e zeze ne te bardhe.Fatekeqesishte emigrantet (perfshire dhe veten) jane thjeshte ”jetim” sepse askush nuk i respekton te drejtat e tyre si brenda dhe jashte kufirit,ne nuk kemi te drejta per asgje dhe shteti jone as qe ka bere perpjekjen me te vogel per te ndyshuar kete AKTE.Shteti i huaj nuk na mbron dhe Shteti AME na i ka hequr te drejtat per tu degjuar,per te dryshuar Shqiperine.Nuk i intereson askujt as Z.Sali Berisha dhe as gabinetit politik.Ajo qe deshiroj eshte qe shqipetaret te ndergjegjesohen dhe te mesojne te drejtat e tyre sepse askush nuk ka te drejte ti ndrydhi,ti shkeli dhe ti mohoj.Por nese vazhdojme thjeshte te harxhojme kohen duke degjuar premtimet e Z.Berisha e Z.Rama me vjene keq por po zgjedhim te ardhemen e nje Shqiperie te pa shprese per te ndryshuar,dhe deshira per nje Shqiperi ndryshe dhe moderne do mbetet thjeshte nje enderre,apo sic e permenda pak me larte nje ”DESHIRE”e plhurosur diku ne trojet tona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here