BE, “Kufij inteligjentë” përmirësimi i lëvizshmërisë dhe sigurisë.

19
Cecilia Malmström/EC photo
Cecilia Malmström/EC photo

BE falë teknologjisë së përparuar, po shkon drejt një menaxhimi kufijsh, më modern dhe efikas. Komisioni Europian ka propozuar një paketë masash, për të përforcuar procedurat e verifikimit në kufi për të huajt, që udhëtojnë në BE. Janë propozuar dy sisteme, RTP për rregjistrimin e udhëtarëve të vendeve të treta dhe EES, i cili do rregjistrojë vendin e hyrjes dhe të daljes, në mënyrë elektronike, duke kalkuluar ndër të tjera edhe sistemin e skadimit të afatqëndrimit në territorin europian. 

Sipas një njoftimi për shtyp të Komisionit Europian, më 28 shkurt 2013, BE-ja, në sajë të teknologjisë së përparuar, po avancon drejt një menaxhimi më efikas të kufijve. Komisioni ka propozuar një paketë masash në fushën e “kufijve inteligjentë” për të përshpejtuar, lehtësuar dhe për të forcuar procedurat e verifikimit në kufi për të huajt, që udhëtojnë në BE. Kjo paketë, përfshin një program të regjistruar udhëtarësh, sistemin RTP për hyrje dhe për dalje EES, që do të lehtësojnë jetën për udhëtarët e shpeshtë nga vendet e treta, kur ata arrijnë në kufijtë e jashtëm të zonës së Shengenit, dhe për të rritur sigurinë e kufijve të Bashkimit.

“Zbatimi i teknologjive të reja do të mundësojë shtetasit e vendeve të treta, që dëshirojnë të hyjnë në Bashkim, të kalojnë kufijtë në mënyrë më fluide dhe të shpejtë. Qëllimi ynë, është t’iu lehtësojmë aksesin udhëtarëve të huaj në BE, nga ku do të përfitojnë jo vetëm udhëtarët, por edhe ekonomia evropiane. Është vlerësuar, se, vetëm në vitin 2011, këto udhëtarë kanë kontribuar me 271 miliardë euro, në ekonominë tonë. Modernizimi i sistemeve tona gjithashtu do të rezultojë, në një nivel më të lartë të sigurisë, duke parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit dhe zbulimin e njerëzve që e kalojnë afatin e qëndrimit të autorizuar“, deklaroi Cecilia Malmström, Komisionerja e ngarkuar për Punët e Brendshme të Unionit.

Rregullorja, për një program europian të regjistrimit të udhëtarëve.

Përmes një programi regjistrimi të udhëtarëve, (RTP), shtetasit e vendeve të treta, që udhëtojnë shpesh, mund të hyjnë në BE, duke iu nënshtruar verifikimeve të thjeshta në kufi pasi janë bërë objekt i një kontrolli dokumentar dhe i një kontrolli paraprak sigurie. Llogaritet se 5 milion udhëtarë të rregullt, për shtetasit e vendeve të treta, do të përdorin këtë program të ri çdo vit. Ky program, do të përdor sisteme të automatizuara kontrolli ne kufi, (barriera automatike) në pikat masive të kalimit kufitar, sic janë aeroportet, të cilët e përdorin këtë teknologji moderne. Verifikimet në kufi, mbi udhëtarët e rregistruar, do të jenë më të shpeshta, se sa ato që kryhen për momentin.

Gratë dhe biznesmenët, punëtorët me kontratë afatshkurtër, kërkues shkencorë dhe studentë, shtetas të vendeve të treta, që kanë lidhje familjare me qytetarët e BE, ose që banojnë në zonat kufitare të Unionit, e kalojnë kufirin disa herë benda vitit. Duke lehtësuar në këtë mënyrë, sa më shumë të jetë e mundur hyrjen e tyre në BE, duke garantuar se Evropa mbetet një destinacion tërheqës, dhe duke kontribuar gjithashtu, në ringjalljen e aktivitetit ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Rregullorja në lidhje me hyrje-daljet në BE.

Sistemi i hyrje-daljeve, EES do të regjistrojë datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së shtetasve të vendeve të treta, që hyjnë në BE. Ky sistem, do të kontrollojë në mënyrë elektronike, kohëzgjatjen e qëndrimit të shkurtër të autorizuar, duke zëvendësuar sistemin aktual manual, si dhe do të njoftojë autoritetet kombëtare, kur kjo periudhë të mbarojë, një skedë e hyrje-daljeve nuk do të përfshijnë të dhëna mbi daljen. Në këtë mënyrë, sistemi do të jetë i dobishëm edhe në trajtimin e problemit me personat, që e tejkalojnë kohëzgjatjen e vizës me qëndrim afatshkurtër.

Praktika, që Shtetet Anëtare aktualisht përdorin, kur kryejnë kontrolle mbi shtetasit e vendeve të treta, që dëshirojnë të kalojnë kufijtë e jashtëm të Unionit, përbëhet kryesisht nga vulosje e dokumentit të udhëtimit. Kjo praktikë merr shumë kohë, dhe nuk lejon zbulimin efektiv të njerëzve, të cilët e tejkalojnë qëndrimin e tyre të autorizuar dhe as një trajtim efikas për ndonjë humbje ose shkatërrim të dokumenteve të udhëtimit. Përveç kësaj, sistemet e përdorura aktualisht, nuk do t’iu lejojnë shteteve anëtare të Bashkimit, të menaxhojnë presionin në rritje të ushtruar nga udhëtarët, që hyjnë e dalin në Union, numri i të cilëve, po rritet. Ai i kufijve ajror vlerësohet të rritet me 80%, duke kaluar nga 400 milion në vitin 2009, në 720 milionë në vitin 2030.

Konteksti

Propozimet e paraqitura sot janë rezultat i një komunikimi të vitit 2011, i cili ndezi një debat midis institucioneve dhe autoriteteve të BE për futjen e sistemeve të reja, për shkak të vlerës së tyre, për atë çka përfshijnë në drejtim të teknologjisë dhe për mbrojtjen e të dhënave, si dhe koston e tyre.

Propozimet janë pjesë e një nisme për të forcuar qeverisjen e përgjithshme të zonës Shengen, siç është njoftuar në Komunikatën për Migracionin miratuar më, 4 maj 2011 (IP/11/532 dhe në MEMO/11/273).

Hapat e ardhshëm

Negociatat me Parlamentin Evropian dhe Këshillin për propozimet legjislative për RTP dhe EES, do të fillojnë në këto momente. Pasi bashkëligjvënësit do të miratojnë këto dy tekste, sistemet do të jenë ngritur, në mënyrë që operacionet mund të fillojnë në vitin 2017 apo 2018.

Imelda Tasho