FYROM : Negociatat për aderimin në BE, duhet të fillojnë para fundit të qershorit.

75
Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/
Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/

Sipas Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, shtetet anëtare të Bashkimit Europian, duhet të hapin bisedimet mbi negociatat, për aderimin e ish Republikës Maqedonase, përpara fundit të qershorit 2013. Gjatë një votimi mbi progres raportin e vendit, për vitin 2012, anëtarë të parlamentit, i kërkuan Komisionerit për zgjerimin e BE-së, të vlerësojë koston e mos zgjerimit, duke përfshirë dhe riskun kryesor për vendin, nëse do të vazhdojë nën këtë status quo. FYROM-it, i është akorduar statusi i vendit kandidat të BE-së, më dhjetor 2005.

Deputetë të Parlamentit Europian, deklaruan, se, fillimi i negociatave, mund të jetë në vetvete një ‘ndryshues-loje’, duke i dhënë një shtysë pozitive reformave të mëtejshme dhe duke promovuar marrëdhënie të favorshme me fqinjët.

Ato përshëndetën, rolin konstruktiv të FYROM-it, në marrëdhënie me vendet e tjera në zgjerim, dhe veçuan mbledhjen e parë të realizuar së fundmi, ndërmjet përfaqësuesve të qeverive të Shkupit dhe Sofies.

Komisioni theksoi gjithashtu, se, paaftësia për të zgjidhur mosmarrëveshjet, kanë bllokuar udhëtimin e vendit, drejt anëtarësimit për në BE, dhe bënë thirrje për konkluzione përfundimtare, pa vonesë, nën mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

Zhbllokime të bllokimeve politike.

Anëtarët e Parlamentit Europian, mbështetën plotësisht marrëveshjen e fundit, për zhbllokimin e ngecjes në çështjet e politikës së brendshme, pas një seri ngjarjesh shqetësuese të 24 dhjetorit 2012, ku një e treta e anëtarëve të parlamentit, si edhe gazetarë, u nxorën jashtë parlamentit. Të gjitha forcat politike në vend, duhet të respektojnë parlamentin e tyre si një institucion kyç, demokratik, për diskutime dhe zgjidhjen e diferencave politike, si edhe bëjnë thirrje për reforma të plota, mbi procedurat e parlamentit.

Zbutja e tensioneve etnike.

Eurodeputetët shprehën shqetësim, rreth tensioneve në marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe kërkuan që dialogu politik të përshpejtohet, për të eliminuar rrezikun e një polarizimi të shoqërisë, përgjatë vijave etnike.

Autoritetet dhe shoqëria civile, duhet të sjellin një pajtim historik, që kapërcen ndarjet midis dhe brenda grupeve të ndryshme etnike dhe kombëtare, duke përfshirë edhe qytetarët me identitet bullgar, kanë nënvizuar eurodeputetët. Ato i kërkuan qeverisë, të japë sinjale të qarta, se, diskriminimi mbi baza të identitetit kombëtar, është i patolerueshëm në vend.

Korrupsioni, drejtësia dhe media.

Anëtarët e Parlamentit Europian, insistuan në nevojën e përpjekjeve të mëtejshme, për të zbatuar legjislacionin anti-korrupsion, për të siguruar pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë në praktikë dhe për të kapërcyer auto-censurimin e përhapur midis gazetarëve.

Hapat e mëtejshëm

Rezoluta, u miratua me 39 vota, kundrejt 13 votave refuzuese dhe pa asnje vote abstenuese, do ti nënshtrohet një votimi në thelb, nga Parlamenti Europian, përgjatë sesionit plenar të majit, në Strasburg.

Imelda Tasho