BE investon 272.75 milion euro, për të promovuar bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

0
Komisioni Europian/foto Albaniaplus
Komisioni Europian/foto Albaniaplus

Bashkëpunimi rajonal i Ballkanit Perëndimor, është simuluar në një logjikë koherente nga Bashkimi Europian. Vendet, që duan të aderojnë në BE, kanë tërhequr vëmendjen e shteteve anëtare të BE-së që nga viti 2007. Financimi, vjen si logjikë e mekanizmave të BE-së, në kuadrin e instrumenteve të asistencës së para-anëtarësimit. Totali i financimit për periudhën 2007-2013, arrin në 11.5 bilion euro.

Komisioni Europian ka përfunduar një seri masash për të nxitur bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, që arrin në shumën 272.75 milion euro, për periudhën 2012-2013. Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, ka deklaruar: “Këto fonde janë një lajm i mirë, duke marrë parasysh se bashkëpunimi rajonal është një element qendror i përpjekjeve të BE-së, për të sjellë përpara procesin e reformave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të ndihmuar rajonin të arrijë prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin politik“.

Fondet, do të mbështesin bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare për të mobilizuar mbështetjen financiare, të ndihmojnë zhvillimin e shoqërisë civile, skemën mbështetëse të arsimit, si programet e mobilitetit të studentëve, dhe për të ndihmuar përfituesit, të përmbushin kërkesat për anëtarësim në BE dhe standardet e tyre lidhur me BE-në. Kjo do të plotësojë financimin e programeve të veçanta kombëtare, duke u fokusuar në aspektet rajonale dhe ndihmuar vendet për të mësuar nga përvoja e njëri-tjetrit.

Financimi, ka ardhur si rrjedhojë e programeve multipërfituese dhe ndërkufitare të instrumenteve të BE-së, për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA) për vitet 2012-2013.

Që nga viti 2007, vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, kanë tërhequr fokusin e fondeve të BE-së, dhe përkrahje, përmes një kanali të vetëm – Instrumenti për Asistencën e Paraanëtarësimit. Financimi i përgjithshëm paraaderimit për periudhën 2007-2013 është 11.5 bilion euro.

IPA përbëhet nga pesë komponentë, të cilët janë: Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve; Bashkëpunimi Ndërkufitar; Zhvillimi Rajonal; Zhvillimi i Burimeve Njerëzore; si dhe Zhvillimi Rural.

Ekzekutimi i ndihmës së para-anëtarësimit të BE-së, në kuadër të programit IPA, fillon me përcaktimin e qëllimeve të Komisionit në lidhje me ndihmat financiare sugjeruese. Kjo është pasuar me miratimin e strategjive, bazuar në nevojat e veçanta të vendeve, të cilat janë miratuar gjatë disa javëve të fundit, duke përcaktuar prioritetet për asistencën financiare të BE për periudhën 2011-2013. Hapi tjetër, është përgatitja e programeve, së bashku me përfituesit, për të vendosur kornizën për ndihmën vjetore financiare. Së fundmi, programet zbatohen përmes projekteve të veçanta në vend, ose në nivel rajonal.

Imelda Tasho

KE, deklaratë mbi kontrollin e kapitalit të imponuar nga Qipro.

0
AFP/foto
AFP/foto

Komisioni Europian, me anë të një deklarate të publikuar më 28 mars 2013, pas vendosjes së masave kufizuese për lëvizjen e lirë të kapitalit, nga Republika e Qipros, është shprehur, se, janë marrë parasysh kufizimet e përkohshme për lëvizjen e lirë të kapitalit, duke përfshirë edhe kontrollet e tij, të vendosura nga Republika e Qipros, si pjesë e një sërë masash për të parandaluar rrezikun domethënës të rrjedhjes së pakontrollueshme të depozitave, të cilat do të çojnë në kolaps besueshmërinë e institucioneve si edhe rrezikun e menjëhershëm të destabilizimit të plotë të sistemit financiar të këtij vendi.

Si ruajtës i Traktateve dhe për të mbrojtur integritetin e tregut të vetëm, Komisioni ka bërë një vlerësim paraprak të ligjit qipriot dhe dekreti përkatës sipas rregullave për lëvizjen e lirë të kapitalit të përcaktuara në nenet 63 dhe në vazhdim, të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian. Shtetet anëtare mund të vendosin kufizime në lëvizjen e kapitalit, duke përfshirë kontrollet e kapitalit, në rrethana të caktuara dhe nën kushte të rrepta për arsye të politikës publike ose sigurisë publike. Në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, mund të ndërmerren masa, për arsye thelbësore, të interesit të përgjithshëm publik.

Sipas Komisionit Europian, përjashtime të tilla mbi parimin e lëvizjes së lirë të kapitalit, duhet të interpretohen në mënyrë rigoroze dhe të jenë jodiskriminuese, të përshtatshme, proporcionale dhe të aplikuara për një periudhë sa më shkurtër të jetë e mundshme.

Në rrethanat aktuale, stabiliteti i tregjeve financiare dhe sistemit bankar në Qipro, përbën një çështje të një interesi publik shumë të rëndësishëm, dhe politikat publike justifikojnë vendosjen e kufizimeve të përkohshme mbi lëvizjet e kapitalit. Kufizime të tilla mund të përfshijnë pushimet, kufizimet në tërheqje, ngrirjen e aseteve, ndalimin e ndërprerjes së depozitave me afat të caktuar, ndalimin e urdhërpagesave të caktuara, kufizime në përdorimin e kreditit ose debitit, apo kartat e parapaguara, kufizime në veprime të tjera bankare, si dhe kryerjen e transaksioneve të caktuara, që janë subjekt i miratimit të Bankës Qendrore, dhe masa të tjera.

Komisioni, do të monitorojë nga afër me autoritetet qipriote dhe shtetet e tjera anëtare, Bankën Qendrore Evropiane dhe EBA, zbatimin e masave kufizuese mbi lëvizjet e kapitalit. Këto masa kufizuese, do të mbeten në fuqi për 7 ditë. Komisioni, do të vazhdojë të monitorojë nevojën për zgjatjen e vlefshmërisë, apo rishikimin e masave, si edhe do të këmbëngulë në çdo kohë, që çdo masë kufizuese të jetë në mënyrë strikte, në proporcion me objektivat legjitime për të parandaluar rrezikun e menjëhershëm, për stabilitetin financiar të Qipros dhe në mënyrë rigoroze e kufizuar në kohën e nevojshme për këtë qëllim.

Ndërsa masat kufizuese të imponuara, duket të jenë të nevojshme në rrethanat e tanishme, lëvizja e lirë e kapitalit, sipas Komisionit, duhet të rivendoset sa më shpejt të jetë e mundur, në interes të ekonomisë Qipriote dhe në interes të tregut unik të Bashkimit Evropian, si një e tërë.

Imelda Tasho

Siri : Qeveria mohon sulmin me raketa Scud, ndaj opozitës.

0

 

Një nga shtëpitë e shumta të shkatërruara gjatë një sulmi- ka mundësi të jetë një goditje me raketë, kundër lagjes së Jabal Badro à Alep (Syrie), më 18 février 2013. Foto nga Ole Solvang, HRW, 2013
Një nga shtëpitë e shumta të shkatërruara gjatë një sulmi- ka mundësi të jetë një goditje me raketë, kundër lagjes së Jabal Badro à Alep (Siri), më 18 shkurt 2013.
Foto/Ole Solvang/HRW, 2013

Sipas Organizatës së Ruajtjes së të Drejtave të Njeriut, HRW, forcat qeveritare siriane, kanë lëshuar të paktën 4 raketa balistike, mbi zona të populluara në Alep dhe në një zone tjetër nën administrimin e Alepit, përgjatë javës së 17 shkurtit. Këto sulme, kanë vrarë më shumë se 141 pesona, nga të cilët 71 fëmijë, dhe kanë shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha materiale. Madhësia e dëmeve, mungesa e avionëve në zonat e sipërpërmendura në kohën e sulmeve dhe informacionet, se, ishin goditje raketash të dala nga një bazë ushtarake afër Damasit, lejojnë konkludimin se forcat qeverisëse, kanë qëlluar me raketa balistike, mbi këtë zonë.

HRW, ka vizituar katër vendet e sulmeve, të gjitha të ndodhura në lagje banuese, dhe nuk ka gjetur asnjë shenjë të objektiva ushtarakë aty pranë ; çka konkludon se këto sulme kanë qënë sulme ilegale. Goditjet janë kyer kryesisht në tre lagje të Alepit. Këto tre lagje të banuara, në lindje të Alepit, ishin të kontrolluara nga opozita, por nuk kanë qënë zona luftimi, që prej shume kohe. Sipas informacioneve te HRW, postat e komandimit të rebelëve në Alep, gjënden në lagje të tjera të Alepit.

Një goditje e katërt me raketë, është shënuar, më 18 shkurt rreth orës 21.30 të mbrëmjes. Kjo raketë ka goditur qytetin e Tel Rifat, të ndodhur në veri të Alepit, duke vrarë tre pesona, ku dy prej tyre ishin vajza të vogla. Ky qytet, nuk ka qënë vend luftimesh në terren që prej shumë muajsh, sipas banorëve të zonës.
Pergjatë kater sulmeve me raketa, janë raportuar 141 persona të vrarë, ku ndër to 71 fëmijë. Gjithsesi, numri total i viktimave, vlerësohet të jetë shumë herë më i lartë, pasi shumë familje kanë lënë lagjet e sulmuara dhe kanë varrosur viktima të tjerë në fshatet fqinjë. Cdo goditje, ka shkaterruar me dhjetëra shtëpi dhe ka dëmtuar shumë të tjera.

HRW, nuk ka gjetur mbetje të raketave mbi vendet e sulmeve. Gjithsesi, dëshmitarë në Yabroud, në jug të Alepit, kanë raportuar se kanë dalluar raketa Scud, te fluturonin në drejtim të Alepit, pak para tre nga katër sulmet.

Ministri i infomacionit sirian ka mohuar, që autoritetet të kenë pëdorur raketa Scud, kundër forcave opozitare. Gjithsesi, shumë video të hedhura online në YouTube, tregojnë goditje me raketa balistike nga forcat ushtarake siriane. Një armë e përdorur, në një sulm kundër qytetit të Belioun në dhjetor 2012, është identifikuar si një raketë balistike Luna-M (e quajtur gjithashtu FROG-7)

Sipas New York Times, forcat qeverisëse siriane, kanë filluar të përdorin raketat balistike, më dhjetor 2012. Që prej kësaj periudhe, janë hedhur më shumë se 30 sulme me raketa, duke përjashtuar këto të raportuaar në këtë shkrim. Në disa raste, raketat janë leshuar mbi fusha. Militantët e Yabroud, kanë pohuar në faqen e tyre në Facebook, se qeveria ka lëshuar raketa nga një bazë ajrore e Al-Nasiriyeh, në veri të Damasit. Sipas një tjetër rrjeti opozitar, i njohur nën emrin e Komiteti i Kordinimit Lokal në Siri, (Local Coordination Committees in Syria, LCCS), disa raketa janë lëshuar, nga Brigada e 155, e ushtrisë siriane, me bazë në Damas.

E. Kondi

GNK, Tango e rrezikshme e Bosnjës: Islami dhe Nacionalizmi.

0
ICG
ICG logo.

Sipas një raportimi të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave/GNK, komuniteti Boshnjak, është thellësisht i frustruar me qeverinë jo funksionale, kushtetuten joperfekte dhe ngecjen ekonomike të Bosnjë Hercegovinës, po ashtu si edhe me sfidat e ripërtërira Kroate dhe Serbe, kundrejt një integriteti territorial shtetëror. Në këtë situatë, komuniteti Musluman, ka ndërmarrë një rol drejtues, në kanalizimin e zemërimit popullor, duke plotësuar një boshllëk të lënë nga partitë politike, lidershipi i të cilëve duket i përhumbur.

Sipas GNK, Islami politik, është një risi në Bosnje, dhe rritja e tij është parë si kërcënim i partive laike dhe jo-muslimane. Brenda shoqërisë, një sërë grupesh, jo tradicionalisht Salafiste dhe grupe të tjera islamike janë shfaqur, duke rritur frikën e terrorizmit. Janë grupe të vegjël, të ndarë dhe kryesisht jo të dhunshëm, megjithatë, dhe shteti edhe komuniteti islamik, duhet të punojnë për integrimin e mëtejshëm të tyre në shoqëri. Po sipas këtij raportimi, paqëndrueshmëria e vërtetë, dhe dhuna, ka më shumë të ngjarë të vijnë nga përleshja e nacionalizmave. Grupi rekomandon, se, kontributi më i mirë i Bashkësisë Islame, do të ishte krijimi i një vizioni për Bosnjën, që mund të përqafohej si nga kroatët, po ashtu edhe nga serbët.

Bashkësia Islame (Islamska Zajednica, IZ) në Bosnjë-Hercegovinë, është një organizatë fetare si edhe një aktor i rëndësishëm politik, që ka konturuar, identitetin kombëtar boshnjak, megjithëse kohët e fundit është bërë më e ndarë dhe më e ç’organizuar. Ish lideri i saj influent dhe karizmatik, Mustafa ef. Ceric, siguroi se Islami, ishte një element i fortë në nacionalizmin boshnjak të pas luftës, në të cilën, ai, ishte promovuesi dhe aktori kryesor. Ceric, gjithashtu e lidhte çështjen boshnjake me atë të Bosnjë – Hercegovinës, e cila megjithëse multi-etnike, ai argumentonte, se, duhet të ketë një komb-shtet për boshnjakët, meqënëse Kroatët dhe Serbët tashmë i kanë shtetet e tyre.

Kërcënimi i Islamit fondamentalist, është evokuar në mënyrë të përsëritur në Bosnje, që në momentin, kur disa mijë muxhahedin, arritën në fillim të viteve 1990, edhe pse ajo është e huaj për pjesën më të madhe të popullsisë muslimane. Sidomos pas 11 shtator 2001, kur USA filloi luftën e saj globale ndaj terrorizmit, ajo u ka kërkuar autoriteteve të Bosnjës të arrestonte apo të deportonte individë me lidhje të mundshme me al-Kaedën dhe grupe të tjera terroriste. Më së fundi, më dhjetor 2012, një i arrestuar/kryengritës, i veteshpallur islamik, u dënua me tetëmbëdhjetë vite burgim, pasi kishte qëlluar me armë në ambasadën Amerikane, në Sarajevë, vitin e kaluar. Një muaj më parë, një boshnjak i lindur dhe i natyralizuar si qytetar i SHBA, u dënua me burgim të përjetshëm për planifikimin e sulmeve në Nju Jork në vitin 2009.

Këto raste, ushqejnë perceptimin, se grupe radikale islamike, formojnë një kërcënim serioz dhe të unifikuar ndaj stabilitetit. Në fakt, këto grupe ekzistuese janë të vogla dhe të ndara. Disa janë të integruar në IZ, të tjerët refuzojnë autoritetin e saj dhe janë të tërhequr në komunitete të izoluara. Pothuajse, asnjë radikal i rritur brënda vendit, nuk ka qenë i përfshirë në dhunë, shumica e sulmeve kanë qenë puna e emigrantëve ose personave me të dhënat e dokumentuara kriminale ose psikologjike. Ekziston një rrezik i ngjashëm, i sulmeve të një shkalle të vogël në të ardhmen, por asnjë shenjë e ndonjë organizate të aftë, ose të interesuar në dhunë masive apo terrori.

Pas raportimit të situatës politike, GNK, u rekomandon faktorëve të mësipërm, se, për tu ruajtur ndaj incidenteve në të ardhmen, duhet që:

Bashkësia Islame dhe zyrtarët boshnjakë shtetërorë, të bashkëpunojnë, që të angazhojnë në dialog Salafistët jo të dhunshëm, sidomos ata që kthehen nga diaspora, në mënyrë që të inkurajojnë integrimin.

Përdorimi i nacionalizmit boshnjak, të IZ-së, shikohet pjesërisht, si përgjigje ndaj provokimeve nacionaliste kroate dhe serbe, që ka më shumë gjasa të përkeqësojë tensionet. Në Mostar, aktualisht, IZ mbron një linjë të vështirë, duke kërkuar unifikimin e boshnjakëve në luftën e tyre politike, me partitë kryesore kroate, se, si të zgjedhin autoritetet lokale dhe të formojnë Komunën. Edhe pse, mandati i administrimit të qytetit dhe buxheti kanë skaduar, Mostari ka dështuar të mbajë zgjedhjet në vitin 2012, me asnjë autoritet ligjor të formuar, shërbimet rrezikojnë të pezullohen në muajt e ardhshëm. Pa një kompromis të vështirë, të gjithë banorët do të vuajnë.

GNK rekomandon, se, për të kapërcyer këtë krizë: liderët fetarë Mostar duhet të jenë të vëmendshëm ndaj elektoratit të tyre, i cili favorizon negociatat, dhe nuk e mbështet qasjen e tyre të ashpër, duke favorizuar një pozicion kompromisi të pranueshëm, për të tre komunitetet, duke iu shmangur retorikave përçarëse dhe i bën thirrje, udhëheqësve politike të qytetit, për të arritur një marrëveshje, pa vonesë.

Zgjedhja e myftiut të ri, Husein Kavazović, në fund të vitit 2012, ofron një mundësi për të ristrukturuar dhe depolitizuar IZ, dhe duke e fokusuar në reformën institucionale. Por, Islami politik që Ceric promovoi, bazuar në afirmimin e një identiteti të fortë boshnjak, do të jetë e vështirë për tu ndjekur, për aq kohë sa një pjesë e mire e boshnjakëve mendojnë, se integriteti i shtetit të tyre, është duke u vënë në dyshim. Ceric, mbetet aktiv, ai nisi një Kongres Botëror boshnjak më 29 dhjetor 2012, që përfshinte një prani të fortë nga Sanxhaku, një rajon i përzjerë, me shumicë myslimane në rajonin e kufirit Serbi-Mali i Zi. Më shumë se çfarëdolloj grupesh të vogla, Salafistësh, që operojnë në Bosnjë, një politizim i mëtejshëm i çështjes boshnjake mund të kontribuojë për një paqëndrueshmëri, në qoftë se, ajo zhvillohet në kundërshtim me komunitetet e tjera të vendit. Për të shmangur përshkallëzimin e rrezikshëm në konflikte nacionaliste, IZ dhe komunitetet e tjera fetare të Bosnjës, duhet të tërhiqen nga mbeshtetja në arenën politike, duke abstenuar miratimin e partive apo kandidatëve; dhe duhet të angazhohen për dialog ndërfetar për të kërkuar një bazë të përbashkët dhe të formojnë një vizion të shtetit boshnjak, si pronë e përbashkët e të tri Komuniteteve të mëdha.

Sudan, mjekët kryejnë masakra për llogari të gjykatave.

0

human-rights-watch-logoOrganizata për Ruajtjen e të Drejtave të Njeriut, HRW, i bën thirrje qeverisë Sudaneze, t’i jap fund taktikave të dhunimeve dhe lirive bazë të të drejtave të njeriut. Kjo Organizatë, i ka kërkuar Sudanit të përshtatë legjislacionin, me detyrimet që ka, për të zbatuar të drejtat dhe liritë themelore bazë të njeriut.

Burime të besueshme në Sudan, kanë raportuar për HRW, se doktorët e qeverisë, me një urdhër të dalë nga Gjykata, në Khartoum, më 14 shkurt, 2013, kanë bërë prerjen e dorës së djathtë të një personi dhe këmbës së majtë të tij, në dhunim, me ndalimin absolut të torturës dhe akteve të tjera degraduese dhe ndëshkuese kundrejt individëve

Doktorët e qeverisë në spitalin AL Rebat të Ministrisë së Brendshme, kanë kryer gjymtimin e një 30- vjeçari Adam Al-Muthna, pas një dënimi të dhënë nga gjykata për vjedhje me armë.

Gjymtimi i pjesëve të ndryshme të trupit, është një formë torture, e sponsorizuar nga shteti. Fajësia e mjekëve, që marrin pjesë në këto praktika, bie në dhunim me principet e Kombeve të Bashkuara, për Etikën Mjekësore të personelit shëndetësor, kryesisht mjekët, që angazhohen aktivisht apo pasivisht, në akte torture apo keqtrajtime të tjera njerëzore.

Neni 168(b), i Kodit Penal Sudanez, parashikon gjymtimin e gjymtyrëve, si ndëshkim për vjedhje me dhunë, kur ai shoqërohet me plagosje, apo kur dëmi i saj shkon deri në 1500 Paund Sudanez (afërsisht 340 $ amerikanë).

Gjymtimi, si akt ndëshkimi, është futur në legjislacionin Sudanez më 1983, kur Presidenti i atëhershëm Gaffar Nimeiry, futi Reformat Islamike të njohura si ‘ Ligjet e Shtatorit’. Autoritetet Sudaneze, kanë dhënë dënime si ‘goditje me gurë’ apo ‘rrahje me shkopinj’, të dyja këto forma të ndëshkimeve trupore të justifikuara si Sharia (Ligji Islamik). Në vitin 2012, dy dënime me vdekje ‘nëpërmjet goditjeve me gurë për tradhëti’ u dhanë ndaj femrave, por nuk u egzekutuan, pas një reagimi të fortë ndërkombëtar.

Sudani, si pjesë e një Marrëveshje Ndërkombëtare mbi të Drejtat Politike dhe Civile, ka ndërmarrë një angazhim, për heqjen e torturave çnjerëzore, apo ndëshkimeve degraduese. Më 1997, Komiteti i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, i bëri thirrje Sudanit të hiqte ‘rrahjen’, ‘gjymtimin’ dhe ‘goditjet me gurë’, pasi ishin në mospajtim me detyrimet e Sudanit nën këtë Traktat, por qeveria e Sudanit nuk e ka përmbushur këtë detyrim.

E.Kondi