Superliga, Skënderbeu prek me një dorë titullin, Kukësi ngjitet përkohësisht i 2-ti

SkenderbeuNë ndeshjet e sotme të javës së 22-të të Superligës, korçarët e kuksianët fitojnë në shtëpi. Flamurtari thyhet në Krujë, lë vendin e dytë

Java e 22-të e Kategorisë Superiore regjistron një tjetër sukses për Skënderbeun, i cili ka prekur me një dorë titullin kampion. Korçarët fituan pastër 2-0 në fushën e tyre me Besën, me golat e brazilianit Ademir Souza në minutën e 38-të dhe Fagut në të 68’, duke shtuar dhe tri pikë të tjera në renditje.

Katër javë përpara mbylljes së kampionatit, skuadra e Mirel Josës është 12 pikë e shkëputur nga vendi i dytë dhe 10 nga Teuta, e cila ka një ndeshje më pak. Në ndeshjet e mbetura Skënderbeut i nevojitet vetëm një fitore, për t’u shpallur kampion për të tretin vit radhazi.

Surpriza e këtij kampionati është Kukësi, i cili edhe pse debutues, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë. Sot kuksianët fituan në fushën e tyre me Tiranën me rezultatin 2-1, duke u ngjitur momentalisht në vend të dytë, në pritje të sfidës që Teuta do të luajë nesër në Shkodër me Vllazninë.

Flamurtari ka bërë një hap fals, duke u mundur 3-0 në transfertë me Kastriotin. Kjo disfatë u ka kushtuar vlonjatëve vendin e dytë, teksa e kanë ndërlikuar objektivin e tyre për të siguruar një vend në Europa League. Në sfidën tjetër të ditës së sotme, Apolonia ka barazuar 1-1 në fushën e saj me Shkumbinin, por ka qenë një pikë pa vlerë, pasi fierakët e kanë prerë biletën për një kategori më poshtë.

Nesër në “Loro Boriçi” në orën 17:00 do të luhet takimi i fundit i javës së 22-të të Superligës, ku Vllaznia, e cila nuk ka më asnjë pretendim, do të presë Teutën, që synon të rimarrë vendin e dytë në renditje.

PD: Do bëjmë Shqipërinë rurale

Partia Demokratike mbajti Konventën e saj, ku u prezantua programi për Shqipërinë rurale dhe bujqësinë moderne.

Në fjalën e tij Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, u zotua se do të bëjë gjithçka që çdo fshat i këtij vendi të ketë infrastrukturën e lagjeve të qyteteve, sepse, sipas tij, ato e meritojnë plotësisht këtë.

Ai theksoi, se, falë PD-së u nxorën nga errësira duke u garantuar furnizimin me energji dhe se tani ajo çka konstatohet është, se, ato janë zhvilluar aq shumë, sa drita që i çon PD, është një dritë e zbehtë.  Bizneset e tyre, stallat, fabrikat, frigoriferët, sipërmarrjet e tyre, duan furnizim energjie me cilësi më të madhe. Kjo është arsyeja që Kryeministri u zotua, se, në katër vitet e mandatit të ardhshëm, çdo fshat shqiptar do të llamburitë nga dritat, njëlloj si nëpër qytete.

Kryeministri theksoi gjithashtu arritjet e qeverisë së tij, duke përmendur ndërtimin e 8 mijë kilometrave rrugë dhe se, qeveria e tij do të bënte gjithçka për të parë gropat e rrugëve të tyre, në mënyrë që çdo segment të asfaltohet.

Ai u zotua gjithashtu në fjalën e tij, se, në mandatin e ardhshëm do të përfundojë infrastruktura më moderne, se qindra shkolla janë ndërtuar dhe se vrapimi qeveritar, nuk do të ndalet kurrë derisa, çdo fshat të ketë ujë të rrjedhshëm për të pirë. Gjatë këtij zotimi Kryeministri, përmendi edhe disa raste konkrete të vëzhguara nga ai, ku psh. Në Kodër-Mëzes, fshatarët nga mungesa e ujit e mbartnin atë me kafshë, ndërsa një fshat tjetër nuk kishte fare ujësjellës.

Në fjalë e tij, ai përmendi gjithashtu, se, qeveria ka vendosur akte shumë të mëdha, si heqja e çdo takse, çdo tarife, mbi çdo import, mbi çdo gjë, që fermerët shqiptarë e përdorin për rritjen e prodhimit. Është bëre subvencionimi i 97 mijë koshere bletësh, sepse Shqipëria është sipas Berishës, vendi i bletës. Ai theksoi, se, Shqipëria është gjithashtu vendi i ujërave, ujërave me detërat e saj të mrekullueshëm të kripur, ujëra me liqenet e saj të mrekullueshëm, ujërat me rezervuarët e panumërta. Ai garantoi, se, edhe peshkimi, do të ketë përparësinë më të madhe. Shumë shpejt qeveria do të bëj disponibël për flotën e peshkimit, kredinë e butë me 20 milion euro, që ata të mund të kenë flotën më moderne në Adriatik dhe në Jon për peshkimin. Qeveria, sipas tij, ka hequr të gjitha tarifat për çdo gjë që nevojitet për peshkim.

Fjala e Berishës në këtë Kuvend, u mbyll me premtimin për të bëre një Shqipëri Rurale, ku nën brohoritjet ekzaltuese të sallës, dëgjohej slogani i fushatës në sfond nga Kryeministri: Përpara, Përpara, Përpara.

Rama: Edhe sikur votat të numërohen në shtëpinë e Saliut, ikja e tij është e pashmangshme

IMG_4453Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një konferencë për shtyp, denoncoi sërish taktikat qeverisëse për marrjen e kandidatit të LSI-së, dhe konfirmoi edhe njëherë për publikun, se, PS do të respektojë deri në fund, dokumentin themelor të zgjedhjeve, duke mos toleruar shkeljen e njëanshëm të kodit, për uzurpimin politik të KQZ-së. Rama nënvizoi, se, PS nuk do të bëhet pjesë e asnjë marrëveshje, që anashkalon Kodin Zgjedhor dhe i bëri thirrje liderit të shumicës, që të reflektojë, se, si të iki me nder nga karrigja, duke lejuar një rrotacion paqësor. 

Më poshtë është deklarata e plotë e Liderit të PS, Edi Rama, si edhe pyetjet qe shoqëruan konferencën.

Mirënjohje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për qëndrimin e qartë e të prerë, ndaj përpjekjes së marrë të Saliut për të marrë me dhunë kontrollin e KQZ.

Asnjëherë në këta 8 vjet shkeljesh të përsëritura kushtetuese e ligjore nga ana e kryeministrit, deklaratat e partnerëve të mëdhenj të Shqipërisë nuk kanë qenë më të drejtpërdrejta. Sepse asnjëherë më parë, shkelja e Kushtetutës dhe ligjit nuk ka qenë më e hapur se sa përmes kësaj nisme brutale, për të zëvendësuar forcërisht një anëtar të KQZ.

Kryeministri në ikje po e përjeton keq verën e një vetmie të madhe ku do të mbetet pa asnjë aleat serioz, fillikat si në vitin ’97, përballë furisë popullore që do t’i japë fund sundimit të tij me votën për një Rilindje Shqiptare në 23 qershor.

Në panikun e kësaj vetmie sa të madhe aq edhe të merituar, Saliu u kuturis të shkatërrojë institucionin e administrimit të zgjedhjeve duke zgjedhur rrugën më të keqe për t’u larguar nga pushteti. Rrugën që turpëron përfundimisht atë vetë si një maniak recidiv kundër votës së lirë. Rrugën që turpëron çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë që do ta ndjekë deri në fund, qorrazi, këtë shëmbëlltyrë të stërplakur të së shkuarës. Rrugën që turpëron vetë shtetin shqiptar në sytë e botës.

Të jemi të qartë, kjo marrëzi e dhunshme nuk komprometon aspak fitoren e koalicionit tonë sepse ne do t’i fitojmë zgjedhjet aq thellë sa edhe sikur votat të numërohen në shtëpinë e Saliut, largimi i tij nga pushteti është i pashmangshëm. Por kjo dhunë e marrë mbi institucionin e administrimit të zgjedhjeve, komprometon marrëdhëniet e Shqipërisë me botën demokratike. Rrugën europiane të Shqipërisë drejt marrjes së statusit kandidat për Bashkimin Europian në fund të këtij viti. Besueshmërinë e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe aleat strategjik i Shteteve të Bashkuara.

Ende më shumë, kuturisja e kryeministrit për ta kthyer shumicën e tij prej kartoni në një kamikaz që të hedhë në erë KQZ-në, hedh në erë edhe njëherë të drejtën themelore e të papërmbushur në gjithë këto vite të shqiptarëve, për të ushtruar pa asnjë pengesë sovranitetin e zgjedhjes së lirë të qeverisë së tyre.

Deklaratat e troçta të Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian janë thirrje të forta që një marrëzi e tillë e dhunshme të mos ndodhë. Ne i bashkohemi këtyre thirrjeve duke kërkuar nga kryeministri, që të mos i faturojë Shqipërisë e popullit shqiptar koston e panevojshme të mosrealizimit të zgjedhjeve plotësisht të lira e të ndershme.

Nisma e zëvendësimit të një anëtari të KQZ përmes parlamentit është haptazi e paligjshme. KQZ vërtet formohet përmes një procesi ku anëtarët e vet propozohen proporcionalisht nga qeveria e opozita, por në momentin e marrjes së mandatit KQZ nuk ka më asnjë varësi nga Kuvendi i Shqipërisë e nga partitë politike. Ky vizion, i bazuar në domosdoshmërinë që anëtarët e KQZ të jenë shërbëtorë të pavarur të ligjit e të zgjedhësve jo vartës politikë të partive, ka diktuar Kodin Zgjedhor që kemi shkruar e miratuar bashkërisht me konsensus.

Ne do ta respektojmë deri në fund dokumentin themelor të zgjedhjeve dhe prandaj edhe as do të tolerojmë shkeljen e njëanshme të Kodit për të uzurpuar politikisht KQZ-në, as do të bëhemi pjesë e kurrëfarëë marrëveshjeje që anashkalon Kodin Zgjedhor medemek për të zgjidhur problemin e krijuar nga kalimi i LSI në opozitë. Sepse ky problem thjesht nuk ekziston dhe as PD, as PS, as LSI e as PBDNJ që kanë propozuar anëtarët e sotëm të KQZ, nuk kanë asnjë lloj të drejte të ndërhyjnë në përbërjen e KQZ. KQZ-ja ka një mandat të marrë me shumicën absolute të Kuvendit për të administruar zgjedhjet krejt e pavarur prej partive dhe vetë Kuvendit. Pikë.

Në këtë pikë dua të theksoj se në asnjë rast dhe për asnjë arsye, ne nuk do të hyjmë në diskutime për ndryshimin e përbërjes së KQZ. Ja pse i bëj sot apel kryeministrit që të kuptojë se duke u ndalur këtu dhe duke mos shkuar më tej, i bën shërbimin e duhur vendit dhe zgjedhësve.

Ky është momenti që Saliu të mendojë si të iki me nder nga pushteti, jo si të rri me pahir në pushtet duke çnderuar Shqipërinë. Dhe kontributi për një rotacion paqësor, të pashmangshëm tanimë me zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim do t’i jepte kryeministrit në ikje arsye që nesër të krenohej të paktën me mënyrën se si iku. Sepse për mënyrën se si ndenji në atë zyrë, është tanimë i damkosur me vulën e dështimit.

Pyetje: Nëse kryeministri Berisha nuk do t’i dëgjojë thirrjet e ndërkombëtarëve dhe do ta çojë për votim në parlament, cilat do të jenë hapat e opozitës përballë kësaj situate?

Isha shumë i qartë, besoj, në këtë pikë. Thirrjet e partnerëve të mëdhenj të Shqipërisë janë të forta, janë të troçta, janë të drejtpërdrejta, si asnjëherë më parë. Sepse kjo është një shkelje kaq e hapur dhe kaq brutale sa asnjëherë më parë nuk ka qenë ulëritës fakti se shkelja vjen nga pala në pushtet. Nga ana tjetër ne, e përsëris, nuk do ta pranojmë këtë shkelje dhe as do të bëhemi pjesë e asnjë lloj diskutimi për një gjoja medemek marrëveshje në cenim të Kodit Zgjedhor. Kodi Zgjedhor është shumë i qartë, në frymë dhe në germë.

Pyetje: ‘De jure’ mund të jetë ajo që thoni ju që KQZ-ja funksionon se e pavarur, por ‘de fakto’ a funksionon si e tillë?

KQZ-ja është një institucion që duhet të administrojë zgjedhjet në mënyrë krejt të pavarur nga partitë dhe çka është sot e rëndësishme të theksohet është se KQZ-ja nuk ka asnjë varësi nga Kuvendi i Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë nuk ka asnjë të drejtë mbi KQZ-në. Këtë e sanksionon Kodi Zgjedhor.

Pyetje: Mendoni se ka vakum ligjor në këtë pjesë, apo kodi e ka të qartë këtë gjë?

Kush është vakumi në këtë pjesë përderisa është qartësisht e përcaktuar se janë partitë në kuvend që zgjedhin anëtarët e KQZ-së mbi një formulë që është e përcaktuar në kod, por në momentin kur anëtarët e KQZ-së marrin mandatin janë të pavarur nga partitë dhe nga kuvendi?! Pra, asnjë forcë politike dhe as vetë Kuvendi, sikur të mblidhet i gjithi bashkë, nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përbërjen dhe në punën e KQZ-së.

Pyetje: Demokratët e lexojnë deklaratën e SHBA-së sikur po tenton kompromisin dhe a mund të kishte një zgjidhje kompromisi dorëheqja e LSI, tërheqja e anëtarit të saj nga KQZ?

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka asnjë të drejtë mbi anëtarin që e ka propozuar. Anëtari i propozuar nga LSI është shërbëtor i Kushtetutës, i ligjit dhe i zgjedhësve, jo i partisë që e ka zgjedhur. Po kështu të gjithë të tjerët. Kështu që është fare e qartë, se çdo shteg i prezumuar si shteg kompromisi, nuk është gjë tjetër veçse një shteg për ta shkelur ende më keq Kodin Zgjedhor. Ne nuk bëhemi pjesë e kësaj shkeljeje, ne kërkojmë me këmbëngulje atë që kërkon bota demokratike që Shqipëria të mos pengohet të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që qeveria dhe kryeministri të mos përzihen në punët e KQZ-së. KQZ-ja nuk varet nga qeveria. Kryeministri nuk ka asnjë të drejtë mbi KQZ-në, as mbi Lefterinë. Kështu që, është absolutisht e qartë që KQZ-ja ka punën e vet, ndërkohë që kryeministri dhe qeveria le të vazhdojnë të ballafaqojnë programet, të ballafaqojnë pikëpamjet, të ballafaqojnë idetë e tyre të lodhura në fushën ku janë zgjedhësit që do të vendosin.

E kuptojnë të gjithë që kjo do të jetë vera e një vetmie të madhe për kryeministrin, por ky nuk është problemi im, nuk është problemi i shqiptarëve që me një shumicë dërrmuese do të realizojnë rotacionin dhe do të krijojnë kushtet për një Rilindje Shqiptare.

en. ko

AK, Balla : Kasapi i votës së lirë në sulm për grabitjen e zgjedhjeve

rezi-453x340Aleanca Kuqezi, ka reaguar nëpërmjet një deklarate publike, ndaj tentativës së fundit së maxhorancës, për të marrë anëtarin e LSI-së, në KQZ. Sipas AK-së, kasapi i votës së lirë, Berisha ka plan për të grabitur vullnetin e shqiptarëve, më 23 Qershor.

Në deklaratën e tij për shtyp Kryetari i Tiranës për Aleancën Kuqezi, Rezar Balla ka deklaruar se:  “Këmbana e alarmit për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka rënë prej kohësh, ndërsa tani gjithçka është kthyer në realitet dhe kasapi i votës së lirë është hedhur me të katërta duart në planin për grabitjen e votave për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e kalbur” . 

“Vendi rrezikon tashmë jo vetëm respektimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, por shtetasi Sali Berisha po tenton të rikthejë sistemin diktatorial ku opozita është fiktive dhe jo reale në përpjekjen e saj për të ndaluar shkatërrimin e proçeseve demokratike dhe të lira të zgjedhjeve” . 

“Aleanca KuqeZisi e vetmja forcë opozitare që ka qëndruar e palëkundur në pozitën e saj kundër çdo akti tradhëtie të shtetasit Berisha, i bën thirrje mbarë institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore para, gjatë dhe pas ditës së votimit të mbajnë qëndrim jo vetëm përmes deklaratave, por të dënojnë me forcë dhe të parandalojnë kasapin e votës ta rifusë vendin në krizë” . – është shprehur më tej z.Balla.

“Mbajta e pushtetit të kalbur pa dëshirën dhe vullnetin e sovranit është sinjali i urisë për pushtet të paepur të shtetasit Berisha, dhe lëvizjet e fundit politike që në thelb kanë marrëveshjet dhe allishverishet, tregojnë qartë që po shkojmë drejt një modeli Bolshevik të sundimit të Shqipërisë” . – ka përfunduar fjalën e tij Kryetari i Tiranës për AKZ.

en. ko

Shoqërizimi ndihmon në ruajtjen e formës trupore dhe rënien në peshë

0

shoqerizimiTë kesh një jetë sociale të dendur, me shumë miq, të bën të kesh një trup më elegant, sesa harxhimi i orëve të tëra në një pistë vrapimi në palestër, sipas shkencëtarëve.

Ato pohojnë, se, të pasurit shoqëri dhe takimi me shumë miq ndihmon simulimin e niveleve të ‘dhjamit kaf’ në trup, i cili djeg kaloritë për të gjeneruar ngrohje. Të jetuarit në një mjedis social simulues, arriti të zvogëlojë gati gjysmën e dhjamit të barkut, tek minjtë eksperimentues, ne fillim të katër javëve, edhe pse ato hanin më shumë.

E mirë për shëndetin tuaj? Shoqërimi me miqtë tuaj, mund të krijojë  djegien e më shumë kalorive, se, sa  vrapimi në një tapet rrotullues. Hulumtuesit amerikanë thonë, se, simulimi social, ndihmon rënien në peshë, duke konvertuar dhjamin e bardhë, në dhjam kaf. Depozitat e dhjamit të bardhë, na bëjnë më të shëndoshë, ndërkohë dhjami ngjyrë kaf, djeg energjitë për të gjeneruar nxehtësinë trupore.

Konvertimi i dhjamit të bardhë në dhjam kaf, është i vështirë dhe normalisht kërkon ekspozim të gjatë në kushte ftohtësie ose aktivizimin e pjesëve të sistemit nervor trupor.

Gjithsesi, shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, tashmë mendojnë, se, të pasurit e një jete sociale të ngarkuar, është një mënyrë më efektive e të ndryshuarit të dhjamit të bardhë, në kaf.

Ekipi shkencor, studioi efektet e ndryshme në mjediset e jetesës të minjve. Përgjatë studimit minjtë që jetonin, në një grup të gjerë, kishin më shumë hapësirë dhe lodra, për të qenë të simuluar për të humbur në peshë, sesa pjesa tjetër, të cilët nuk ishin në këto kushte.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë, se, të mbajturit në formë nëpërmjet ndihmës së një tapeti vrapues, nuk është funksional.

Nivele të larta të dhjamit brun, mund ti atribuohen gjithashtu, një rritje të një substance kimike të trurit, të quajtur faktor neurotrofik i derivuar nga truri BDNF, i gjetur tek minjtë e shoqërueshëm. Autori i studimit, Dr. Matthew During, ka deklaruar se; ‘’ Jam i habitur me shkallën e humbjes së dhjamit, që ndodh. Sasia, që humbet, është më e madhe, sesa nëpërmjet tapetit vrapues. Është e vështirë të përcaktosh, kushtet e kalimit të dhjamit nga i bardhë, në kaf. Duhen muaj të tërë të ftohtë, dhe për më tepër, ai nuk e shndërron këtë dhjam, në të njëjtën mënyrë ndryshimi të butë, si në mjediset sociale dhe fizike’’.

Duke shpjeguar, se, si teknologjitë e reja, kanë kërcënuar shoqërizimin ballë për ballë, ai shton se : ‘’Nuk është thjesht, një lloj jetese sedentare dhe ushqime me kalori të lartë, por një mungesë në rritje e angazhimit social’’

Bashkautori i studimit, Dr Lei Cai, tha gjithashtu, se : ‘’Pas 4 javësh në një mjedis të pasur, dhjami i zonës së barkut te kafshët, u ul me 50 përqind. Ne shpesh mendojmë për stresin, si diçka negative, por disa lloj stresesh, mund të jenë të mira për shëndetin. Në fakt, një mjedis  i pasur, është më sfidues për kafshët, pasi atyre u duhet të merren me njëri-tjetrin dhe në një mjedis për më tepër, më të ndërlikuar. Ai shtoi gjithashtu, se, rezultati i ri mund të ofrojë një përqasje ndaj studimeve, që shfaqin një lidhje midis vetmisë dhe shëndetit të sëmurë. Vetmia, është një faktor i konsiderueshëm ndaj kancerit të thellë dhe vdekjes. Ajo, është në të njëjtin nivel me pirjen e duhanit dhe cigareve. Angazhimi social është shumë i rëndësishëm’’. 

mailonline.

Vende të mrekullueshme anembanë globit që rekomandohet të vizitohen

0
                                                                                                                                              foto/ the cool hunter
Norvegji
Norvegji

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bora-bora
Bora-bora

 

Kroaci
Kroaci

 

Groningen, Hollande
Groningen, Hollande

 

Kili
Kili

 

Itali
Itali

 

india

Norvegji
Norvegji

 

Hollande
Hollande

 

Kine
Kine

 

Itali
Itali

 

France
France

 

 

 

Vancuver, Kanada
Vancuver, Kanada

 

Liqeni kristaline gurkali ne Kine
 Kine

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kartelet e drogës në Meksikë, më shumë viktima se luftimet e NATO-s në Afganistan

0
Source: U.S. Drug Enforcement Administration, adapted by CRS (P. McGrath 3/2/2007)/ In Colleen W. Cook/CRS report for congress/
Source: U.S. Drug Enforcement Administration, adapted by CRS (P. McGrath 3/2/2007)/ In Colleen W. Cook/CRS report for congress/

Sipas raportimit të  GNK, situata në Meksikë është shumë e përkeqësuar, për sa i përket vrasjeve që kryhen nga Kartelet e drogës. Në vetëm 100-ditë, qëkur Presidenti i ri i vendit Enrique Peña Nieto, mori funksionet e tij, llogariten të jenë vrarë rreth 3.000 persona. Vrasjet e Kartelit llogariten të jenë, të paktën që prej vitit 2006, më shumë se 70.000 mijë persona, një shifër 20 herë më e lartë, se sa lufta 10-vjeçare e NATO-s në Afganistan.

Presidenti i vendit Pñna Nieto që pas ardhjes në detyrë, ka ndërmarrë një sërë masash duke angazhuar ushtrinë për zgjidhje e kësaj problematike, pasi si policia kombëtare edhe ajo lokale nuk ishin kompetente dhe të trajtuara për të përballuar sulmet e rënda me granata hedhëse dhe raketa të Karteleve të drogës. Armë këto të blera në shumicën e tyre ne Amerikë. Por, me vendosjen e ushtrisë në terren, është shfaqur një tjetër problematikë, pasi ushtria nuk është e trajnuar në të njëjtën optikë si policia për sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.

Presidenti, ka arritur të bindë tre parti politike, për nënshkrimin e një pakti për Meksikën, ku përfshihet një seksion sigurie dhe angazhime mbi reformat që kanë lidhje me sigurinë. Presidenti ka venë disa figura opozitare në aparatin e tij të sigurisë, ku një nga figurat është ish shefi i Policisë së Meksikës, i cili duhet të përballet me ndërtimin e një strukture policie kombëtare, federale dhe koherente gjithashtu.

Paralelisht fokusi në këtë plan është vënë edhe në aspektin financiar, ku synohet një financim për zbutjen e varfërisë, parandalimin e dhunës, ngritjen e qendrave rinore, formimit profesional dhe kohezionin e komunitetit.

Pikërisht këtu, është momenti që edhe Amerika duhet të përpiqet për te ndihmuar Presidentin e vendit në këtë ndërmarrje të vështirë. Rëndësia ekonomike e Meksikës, pavarësisht shkatërrimit të karteleve, njeh veçse rritje. Shkëmbimet tregtare vjetore me Amerikën kapin shifrën e 450 bilion dollarë. 12 milionë meksikan jetojnë në Amerikë dhe më tepër se 1 milion Amerikanë jetojnë ose punojnë në Meksikë.

Vizita e Presidentit Obama në maj, mund gjithashtu të shërbejë si bazë për një iniciativë Amerikë – Meksikë për të ndihmuar vendet e Amerikës qendrore veriore për të adresuar kërcënimet e karteleve. Por, kjo duhet filluar me një njohje të ndershme të faktit se Amerika duhet të bëjë më tepër për të zvogëluar kërkesën ndaj drogave dhe të ndalojë rrjedhjen armëve drejt jugut të saj.

As Presidenti meksikan Pñna Nieto dhe as ai amerikan Obama, nuk mund të lejojnë ti japin fund mandateve të tyre, pa reforma kryer thelbësore për t’ua vështirësuar kontrabandistëve të drogave dhe krimit trans-nacional shkatërrimin e jetëve, dëmet ekonomike dhe minimin e shtetit të së drejtës, në të dyja vendet përkatëse.

Alban Blushi

Rama, 21 janari: Dora që vrau e truri që urdhëroi do të dalin para drejtësisë

Edi Rama në Top Channel.
Edi Rama në Top Channel.

Edi Rama, ndryshe nga çfarë pritej, pas vërshimit të sulmeve, qe shoqëruan aleancën e PS me LSI, u shfaq sot në Top Story të Top Channel, tepër i qetë dhe i sigurt në çështjet, që mbronte. Pyetjet, mbulonin pikat kryesore, të cilat kanë ngjallur debat kohët e fundit dhe që i përkasin aktualitetit parazgjedhor.

Aleanca me LSI

Ky bashkëpunim sipas Ramës, e ka zanafillën në linjat e komunikimit që u vendosën gjatë darkës së Gjirit të Lazlit, duke theksuar mbi të gjitha, vlerën e komunikimit njerëzor. Ai deklaroi, se, qevrisja me LSI, do të mbështetet mbi një kartë parimesh, që së shpejti do të bëjet publike. Ai theksoi, nevojën e rëndësishme për të larguar pengesën, që kanë përpara, Malin, që është pushteti i partisë familjare të kryeministrit dhe vetë kryeministrit, si edhe për ti dhënë mundësi të majtës për të qeverisur radikalisht ndryshe.

Rama, bëri dhe një analogji me raste të tjera bashkëpunimi europian, duke e vënë theksin më shumë, jo te krahasimet, se, sa tek teknikat e negocimit dhe kolaudimit, duke përmendur, rastin e Francës me Gjermaninë, që pavarësisht lumit të gjakut të derdhur mes tyre, kapërcyen të shkuarën në emër të së ardhmes, çka solli edhe Europën e bashkuar. Ai theksoi, se, pikërisht janë këto shembuj, që inspirojnë botën nga vendet më të mëdha, deri në fshatin më të humbur. Rama konfirmoi, se, nuk ka patur asnjë kusht për bashkëpunim dhe se, së shpejti do të publikojnë kartën e bashkëpunimit.

 21 Janari

Në lidhje me 21 Janarin, Rama deklaroi, se, kjo jo vetëm nuk është një çështje e mbyllur, por edhe se kush mendon, se, duke shkuar drejt një bashkimi, unë e kam harruar apo anashkaluar 21 Janarin gabon. Nuk është çështje e vështirë, është e thjeshtë, në kuptimin që 21 Janarin nuk mund ta zgjidhim në opozitë dhe një humbje nderi, nuk mund të na japë mundësi të zgjidhim 21 Janarin dhe na ekspozon para 21 Janarësh të tjerë dhe kush e di ç’katrahurash me këtë kryeministër, që e shikojnë të tërë si po shfaqet përditë, medemek, duke dëgjuar njerëzit, por që se ka haberin me ça jetojnë njerëzit dhe si jetojnë njerëzit, me shfaqje herezie propagande dhe ku Shqipëria do të ndahet pas 23 Qershorit.

Rama, theksoi gjithashtu, se, 8 Maji i Tiranës na tregoi, se, mund të marrim vota lumë, por gjendemi përballë një digë që e kthen ne zullum e llum, gjithë atë lumë votash. Bashkimi me LSI është guri i themelit, për të ngritur murin, që bllokon, murin e vjedhjeve dhe i hap rrugë një Rilindje Shqiptare.

Pyetjes, se pse, nuk i besuat votave të shqiptarëve po atyre të Ilir Metës, Rama iu përgjigj, se, i besoj një të vërtete të thjeshtë,se, duke u bashkuar me LSI, bashkojmë 100 mijë vota, të verifikuara, në atë që është vota e shumicës në Shqipëri. Rasti i KQZ-së, është një tjetër provë brutale, për të vendosur që shqiptarët të mos votojnë dot lirisht. Duhet të bashkohemi me çdo forcë dhe individ që kërkon rotacion. Ai theksoi gjithashtu,se, ky bashkim nuk e cenon në thelb frymën. Fryma e një Rilindje Shqiptare, nga ku bashkim, garanton, se, do të kthehet në një frymë qeverisëse. I mirëkuptoj të gjithë ato, që kanë dyshime, se, janë te shëndetshme, mbajini, dhe më gjykoni pas fitimit te zgjedhjeve, në mënyrë që të largojmë malin që na pengon.

Qëndrimi ndaj Aleancës Kuq e Zi.

Lideri i së Majtës Rama, deklaroi në lidhje me AK, se, s’kam asnjë presion ndaj AKZ-së dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga marrja vesh, se, çfarë është,AKZ. Diktaturat e korrupsionit, janë të njohura për prodhimin e forcave radikale ndaj vetes, për ti hedhur në fushë e për të shastisur popullin, që kanë kundër. Dua të them atë që ndjej. Nëse, FRD është PD-ja pa Saliun, kjo është e qartë dhe nuk ka ekuivok. Projekti të rilindim Shqipërinë, se, Shqipërinë as nuk e rilind e as nuk e qeverisim dot, ndërsa për AKZ, duhet të presim dhe ca ditë që të kuptojmë, është Saliu pa PD-në, apo është një forcë opozitare ? Një forcë, që do vendoset mes koalicionit dhe pushtetit  për te çoroditur popullin me spazma nacionaliste dhe moraliste, me spazma që shkojne deri ne ksenofobi, duke dizenjuar një profil nacionalist, që s’ka fare ç’të na duhet, apo është e gatshme ti qëndrojë, të gjithe atij boshti, për të cilin ka fituar edhe simpati mes shumë njerëzveqë është lufta pa kompromis ndaj korrupsionit, vendosja e shtetit ligjor dhe ndëshkimi i atyre që janë përfshirë në projekte antikombëtare. Thenia e Spahiut, se, pas 23 Qershorit Rama është Trëndafil apo Karafil, i bie të jetë si ajo….., AK pas 23 Qershorit do të jetë Shqiponjë apo Sorrë. 

Pyetjes nga një qytetar nëse ka rrezik që Meta ta braktisë, kur të jetë në qeveri, siç bëri me Berishën sot, ai u përgjigj se, këtë pyetje ma kanë bërë shumë, por se predikojmë dot të ardhmen, në kuptimin e marrëdhënieve. Njerëzit shkojnë para altarit, para të dërguarit të perëndisë, priftit, dhe ndahen më pas, e jo, më në një marrëdhënie politike, por e shkuara mund të na ndihmojë për të kuptuar se nuk shumë bazë. Meta nuk ka prishur asnjë marrëveshje deri më sot, qe do të thotë njerëzit i referohen 2009 dhe kanë parasysh që votat majtas dhe vendosi të shkojë djathtas. Është një vendimmarrje autonome, në raport me elektoratin e LSI, por jo me PS, pasi ne atë kohë, ishin kundër PS dhe kundër PD, ato vota prapë i mori, është një raport……unë nuk e çmoj atë ikje djathtas, nga këndvështrimi ynë, por marrëveshjet mes palëve janë tjetër gjë.

 Al.plus

Rrëfenja në pëllëmbën e dorës

0

Rrefenja 1E frymëzuar nga përrallat klasike, të tilla si ato të Andersen, artistja ruse Svetlana Kosolova, përdor një kanavacë në vend të veçantë për punën e saj: pëllëmbën e dorës.

Svetlana ka pasur gjithmonë një pasion për artin, por sot, me katër fëmijë dhe një shtëpi për të mbajtur, nuk ka kohë për të punuar në pikturat komplekse në stilin tradicional. Kjo bëri që ajo të shpikë një formë të re të artit, i cili mund të kombinohen me disponibilitetin e saj të kohës dhe përqendrimit.

Ideja ishte për të përdorur si një “kanavacë” pëllëmbën e dorës së saj, duke përdorur bojrat e ujit dhe subjekte të frymëzuara nga tregimet që lexon për fëmijët e saj.

Rezultati është shumë kurioz dhe simpatik.

Futboll, Shqipëria për herë të parë e 48-ta

Renditja e FifasKuqezinjtë ngjiten 16 pozicione në klasifikimin e FIFA-s për muajin prill

Florian Bahlula

Kombëtarja shqiptare e futbollit është ngjitur në vendin e 48-të në renditjen e FIFA-s për muajin prill. Një muaj më parë, në mars, Shqipëria renditej në vend të 64-t, por fitoret 1-0 në Oslo me Norvegjinë dhe 4-1 në miqësoren e “Qemal Stafës” me Lituaninë, kanë sjellë rikuperimin e 16 pozicioneve.

Ky është një rekord historik për kuqezinjtë, të cilët asnjëherë më parë nuk e kanë parë veten mes 50 ekipeve më të mira në planet. Aktualisht skuadra e drejtuar nga italiani Gianni De Biasi ka 596 pikë, teksa ka bërë progres dhe në renditjen e UEFA-s, ku edhe në Evropë ka fituar 7 pozicione, duke u renditur tashmë në vend të 25-të në kontinent.