Stili jetese Europian, përballë atij Amerikan

0

hamburgerThuaj stop makinës, fillo të ecësh. Europianët shumë rrallë kanë nevojë të bëjnë ushtrime, pasi ato konsumojnë shumë kohë duke ecur në këmbë. Europianët kanë një stil jetese aktiv, kështu që lidhni atletet dhe merreni rrugën në këmbë ose me biçikletë. Bëni pak gjimnastikë dhe njëkohësisht shpëtoni edhe ambientin. Nuk mund të shkoni në këmbë në punë? Bëni një shëtitje në këmbë, gjatë pushimit të drekës ose në mbrëmje. Do të kurseni para që harxhohen duke blerë karburant dhe njëkohësisht do të humbni disa cm përreth belit tuaj, duke shkuar në këtë mënyrë, drejt një mënyre jetese më të lehtë, më të lumtur dhe më të shëndetshme.

Mendo thjesht. Që nga kohërat e lashta, Europianët kanë marrë kënaqësi nëpërmjet të jetuarit të një jete të thjeshtë, antistres. Ato e quajnë këtë, arti i të mos bërit asgjë. Amerikanët, janë vazhdimisht në kërkim të mënyrave për tu argëtuar, por në vend që të bëni këte përpiquni të përfitoni nga gjërat e thjeshta, si kuzhina dhe takimi me miqtë, në vend të të ushqyerit jashtë dhe mesazheve te çastit mes miqve. Nëse ju vlerësoni gjërat e vogla, ju do të filloni të kurseni para, karburant dhe elektricitet. Ju nuk keni nevojë për një makinë të madhe. Pse të mos përpiqeni të keni një makinë të vogël familjare, që respekton mjedisin në vend të asaj tjetrës? Mendoni për gjërat shtesë që ju keni në të tëre shtëpinë dhe që mund ti hiqni qafe, në mënyrë për të thjeshtësuar jetën tuaj. Keni vërtet nevojë për një televizor në çdo dhomë? Heqja e objekteve të dyfishtë ju ndihmon ne uljen e stresit dhe ju krijon më shumë hapësirë.

Europianët nuk privohen nga lumturia dhe kënaqësia. Bëni një dorë gjumë, siç e bëjnë spanjollët ose shijoni një ekspres Italian. Provoni pak çokollatë zvicerane. Të tërë këto vendet europianë ndajnë gjithashtu dashurinë për verën. Mos shkoni poshtë dhe të pini një shishe vere apo të hani një ton çokollatë, por zgjidhni një porcion të vogël shpërblimi.

Ushqehu si një europian. Dieta europiane konsiston në ngrënien e shumë frutave, cerealeve, djathit dhe mishit. Ato konsumojnë një darkë të lehtë me një sallatë të vogël, fruta, bukë dhe djathë. Europianët nuk konsumojnë ushqime snack, por e ruajnë oreksin e tyre për një darkë të shëndetshme me përbërës të pasur dhe porcione të vogla. Nuk keni nevojë për një pije jashtëzakonisht të madhe, në vend të një sasie normale për konsum. Hani dhe një ëmbëlsirë gjithashtu për të kënaqur vetveten. Mendo për cilësinë, më shumë se sa për sasinë kur bëhet fjalë për dietën tuaj.

Europianët nuk konsumojnë ushqime të paketuara me konservues dhe kripëra. Ato nuk konsumojnë as ushqime të ngrira, sepse stili evropian i jetesës, fokusohet në produkte të freskët lokal. Kërkoni në dyqanin tuaj për ushqime të freskëta, për të gatuar ushqime të shëndetshme dhe filloni të jetoni një stil jetese europian.

marrë nga Lipgloss culture

 

A. Blushi

KE: Maqedoni, reformat vazhdojnë pavarësisht tensioneve politike

0

Komisioni EuropianKomisioni Europian, ka nxjerrë sot një raport mbi progresin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, për zbatimin e reformave, që lidhen me BE-në dhe për hapat e marrë kundrejt marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe mbi ‘çështjen e emrit’, siç edhe u kërkua nga Këshilli në dhjetorin e kaluar.

Komisioni përshëndet përpjekjet e vazhdueshme, pavarësisht tensioneve të fundit politike dhe nënvizon sfidat urgjente të ruajtjes së dinamikës së dialogut politik, në mënyrë që efektet e krizës politike, të mund të tejkalohen tërësisht.

Në total, vënia në jetë e reformave që lidhen me BE, në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka vazhduar, me progres, në pothuajse të gjitha synimet dhe treguesit kryesorë. Marrëdhëniet me fqinjët, janë të mira dhe janë ndërmarrë hapa në marrëdhëniet dypalëshe, me Bullgarinë dhe Greqinë. Bisedimet formale mbi ‘çështjen e emrit’, kanë  marrë  gjithashtu  një impuls të ri, gjatë periudhës raportuese.

Raporti nënvizon gjithashtu, rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes Politike të 1 marsit 2013, nëpërmjet së cilës u tejkalua kriza e fundit politike.

‘’ Është bëre progres, përgjatë 6 muajve të fundit. Sfida e tanishme, është ruajtja e këtij momenti, në mënyrë që të përdoren tërësisht mundësitë ekzistuese. Për të arritur këtë, Marrëveshja Politike e 1 marsit, duhet të vihet në jetë plotësisht, duke përfshirë edhe Komisionin e Hetimit, Memorandumin e Mirëkuptimit ndërpartiak, në përmbushjen e qëllimeve strategjike të vendit për anëtarësimin në BE dhe rinisjen e dialogut me gazetarët’’, – ka deklaruar Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle.

Informacioni plotësues që përmban ky raport, do të shërbejë gjatë diskutimeve të Këshillit në qershor, mbi rekomandimet e Komisionit, për të hapur procesin e negociatave, me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Jep dorëheqjen një tjetër anëtare e opozitës në KQZ

Logo KQZJep dorëheqjen një tjetër anëtare e opozitës në KQZ. Pas dorëheqjes së Denar Bibës, Albana Shtylla ka dhënë dorëheqjen sot, pasi e ka depozituar atë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Megjithëse arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë akoma publike, mendohet se shkaku mund të jetë i njëjtë me arsyet ligjore qe parashtroi dhe anëtari tjetër i dorëhequr, Denar Biba, për shkelje të rëndë dhe dhunim të institucionit të pavarur të KQZ, që është garant për ruajtjen dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

PS, takim me Drejtorin për Ballkanin të DASH: Zgjedhjet po rrënohen

selia-sssDrejtori për Ballkanin në Departamentin Amerikan të Shtetit, Xhonatan Mur, është takuar sot paradite me liderin e Partisë Socialiste Rama, në selinë e PS, i shoqëruar edhe nga ambasadori Arvizu. Agjenda e takimeve të përfaqësuesit të DASH, filloi me liderin e opozitës dhe më pas do të vazhdojë me takimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi dhe vetëm ditën e nesërme ai ka rezervuar një takim edhe me Kryeministrin Sali Berisha.

Pas takimit që u zhvillua, Rama deklaroi se është diskutuar për çështjet më të nxehta, si ajo e rrënimit të KQZ, i cili duhet të jetë një institucion i pavarur. Ai tha gjithashtu se në këtë takim u theksua domosdoshmëria e rivendosjes së besueshmërisë së humbur të institucionit kryesor, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. U theksua domosdoshmëria që këto zgjedhje të mos kenë arsye që nesër të jenë të papranueshme dhe se duhen bërë përpjekje që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të pacenueshme.

Jep dorëheqjen Denar Biba, anëtar i opozitës në KQZ

denar-bibaJep dorëheqjen Denar Biba, Zëvendëskryetar dhe njëherësh anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Biba është anëtar i opozitës në këtë Komision. Ai deklaroi se është e papranueshme mungesa e vullnetit, për të ndërtuar institucione të pavarura, dhe se është dhunuar e drejta ligjore e shqiptarëve, për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më poshtë do gjeni deklaratën e plotë të anëtarit të KQZ, Denar Biba :

“Dje, shumica e rastit e deputetëve të Kuvendit, duke votuar shkarkimin e një anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me vetëdije apo nga papërgjegjshmëria, kreu një akt jashtëzakonisht shumë të rëndë në dëm të parimeve themelore të ndarjes së pushteteve, konstitucionalizmit dhe shtetit të së drejtës. Përtej argumenteve mbi nevojën për të balancuar politikisht KQZ, ky akt tregoi qartësisht dhe pa asnjë dyshim mungesën e plotë të vullnetit për të ndërtuar institucione të pavarura në Shqipëri. Sepse misioni i parë dhe i fundit i tyre nuk duhet të jetë ndërtimi i institucioneve të balancuara, por i institucioneve të pavarura.

Megjithëse të propozuar nga struktura parlamentare e të votuar me shumica që tejkalojnë ngjyrimet partiake në Kuvend, dje, ne u trajtuam si anëtarë të rëndomtë partie, duke na fyer, e madje, ndonjërin edhe duke e cenuar në nderin e dinjitetin e tij personal e profesional. Në rrethana si këto, kur mbrojtja ligjore e institucionale që supozohej se e kishim të garantuar si anëtarë të institucionit të ngarkuar nga ligji për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme është përdhosur haptazi, vlerësoj se duhet të jap dorëheqjen nga detyra e Zëvendëskryetarit dhe njëherësh anëtarit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Populli ynë e meriton demokracinë dhe shtetin e së drejtës, ndaj ne nuk mund të tallemi duke i servirur atij një KQZ si teatër marionetash, në duart e politikanëve.

Le të shërbejë ky akt vullneti personal i imi si nxitje për reflektim për secilin nga ju. Përfitoj nga rasti t’iu drejtohem bashkëqytetarëve të mi: mos harroni, forca e pushtetit të popullit është më e madhe se forca e ca njerëzve në pushtet”.

Pushteti vendor nën kontrollin e opozitës

Ylli-ManjaniLSI deklaroi për mediat se për hir të parimit të balancës politike të theksuar nga vetë lideri demokrat Berisha, në përgatitje të zgjedhjeve të 23 qershorit, pushteti vendor do të vihet nën kontrollin total të opozitës. LSI ka deklaruar gjithashtu, se tërheq mbështetjen politike për çdo të zgjedhur vendor, që ka dalë nga koalicioni i LSI me PD. Parlamenti sipas LSI, është bërë ilegjitim dhe nëse është nevoja do të ketë dhe përshkallëzime politike.

‘’Nga mbrëmë kriza politike e thelluar në vend ka vetëm një emër: Ky është Sali Berisha. Integrimi evropian i Shqipërisë ka vetëm një pengesë dhe kjo pengesë është Sali Berisha dhe Partia Shtet, që qeveris sot në minorancë Shqipërinë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nga mbrëmë kanë vetëm një armik: Ky është Kryeministri ende në detyrë që zëvendësoi ligjin zgjedhor të miratuar me konsensus me një marrëveshje tepër të vjetër politike që daton që nga koha kur ai ishte në opozita duke i kujtuar, për fatin e mirë të shqiptarëve, se i ka ardhur koha të jetë prapë në opozitë. Kursi i përplasjes me perëndimin ka vetëm një emër, ka vetëm një autor dhe ky është Sali Berisha. 

Në këto kushte, duke vlerësuar situatën aktuale me shumë kujdes dhe përgjegjshmëri të lartë qytetare, ne vlerësojmë se ekziston vetëm një objektiv politik i përbashkët i gjithë opozitës shqiptare dhe ky është largimi i menjëhershëm dhe përfundimtar i Sali Berishës nga qeveria dhe nxjerrja e Partisë Demokratike, që tashmë është Parti Shtet, në opozitë. Ky është objektiv, jo thjesht i opozitës por tashmë i shqiptarëve që në shumicë paguajnë kostot i diktatit të partisë shtet dhe të sjelljes së diktatoriale të Kryeministrit të vendit.

Tashmë fillon projekti: Çdo votë duhet të hidhet kundër këtij diktati. Objektiv tjetër më të rëndësishëm se ky opozita shqiptare nuk ka arsye të ketë. Ky projekt do të udhëhiqet nga opozita e bashkuar, e cila në mënyrë të menjëhershme do të marrë hapa konkretë për këtë çështje. Janë hapa të cilat do të ndërmerren në mënyrë të koordinuar. 

Sa na takon neve si LSI që tani dua të komunikoj qartë dhe prerë se për hir të parimit të balancës politike në vend, parim i cili u zbulua nga vetë kryeministri, në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, pushteti vendor do të vendoset nën kontrollin maksimal të opozitës. 

Veçanërisht detyrat e përgatitjes së listëve të zgjedhësve është detyrë parësore. Për këtë qëllim, LSI deklaron bashkimin e votave në të gjitha këshillat vendore me Partinë Socialiste, që nga ky moment, dhe heq mbështetjen politike çdo të zgjedhuri vendor që ka dalë nga koalicioni i LSI-së me Partinë Demokratike. Në vijim, sigurisht në koordinim të plotë me Partinë Socialiste, në ditët në vijim besoj do të anançohet. 

Do të ketë qëndrime konkrete për Parlamentin ilegjitim. Që nga mbrëmë, ky Parlament është totalisht ilegjitim. Ka vendosur të legjitimojë partinë shtet, kështu që meriton një kurs të ri politik, në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme të pak ditëve më vonë. 

(…)

PD: Rama i lidhur me botën e krimit

Gerti Bogdani_1Partia Demokratike ka bërë një deklartë për shtyp, nëpërmjet deputetit demokrat Bogdani, duke akuzuar liderin socialist Rama, për dhunë kundrejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. PD akuzoi sërish Ramën se, është i lidhur kokë e këmbë me botën e krimit dhe se po kërcënon ligjshmërinë e zgjedhjeve.

’’Mbrëmë pamë se si i mendon z. Rama zgjedhjet e lira dhe të ndershme nëpërmjet dhunës së ushtruar në sallën e Parlamentit. Intimidimi dhe dhuna e demonstruar para syve të ambasadorit amerikan dhe pranisë ndërkombëtare në Parlament, shpalosi ngjyrat e vërteta të z.Rama,” tha Bogdani.

(…)

Vetëm z. Rama i lidhur vetë këmbë e kokë me botën e krimit mendon se është mëse e pranueshme të gënjesh para një Komisioni Parlamentar të fshehësh lidhje me krimin për të cilat je shkarkuar me dekret presidencial nga puna sepse ke lënë në liri  një njeri, i cili është dënuar në Milano me burgim të përjetshëm për armëmbajtje pa leje, vrasje dhe prostitucion. Kjo është një shkelje flagrante dhe e papranueshme për një zyrtar të lartë,” tha Bogdani.

(…)

“Si gjithmonë, z. Rama vazhdon të sajojë nga salloni i tij mavi justifikime se pse do humbasë, njësoj siç bëri në vitin 2007 e 2009 dhe në vitin 2011 kur qytetarët nuk e përkrahën. Ai besonte  se edhe kësaj radhë me Ilirianin e tij do të përgatiste  skenarin që përdori në zgjedhjet e vitit 2003 kundër avokatit Ngjela, por regjistroi humbjen e merituar të radhës. 

Tani që z. Rama ka dështuar për të marrë nën kontroll zgjedhjet, me 23 qershor, qytetarët do të votojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zëri i tyre do të dëgjohet”.

Rama: Berisha i rrethuar me mercenarë si në 1997

Lideri i Partisë Socialiste, Rama pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian Ketrin Eshton mblodhi grupin parlamentar të PS-së, ku konfirmoi edhe njëherë qëndrimin opozitar në lidhje me ngjarjet e fundit në parlament. Rama e cilësoi gjendjen e rëndë të situatës në vend si të ngjashme me situatën politike të vitit 1997, ku lideri demokrat Berisha, ishte në një izolim ndërkombëtar, i rrethuar vetëm nga shërbëtorët dhe mercenarët e tij. Rama deklaroi sërish se edhe sikur votat të numërohen në shtëpinë e Berishës ai do të largohet nga pushteti.

‘’Dua t’i shpreh të gjithë mirënjohjen tonë përfaqësueses së lartë të politikës së Jashtme të Bashkimit Europian dhe Zëvendës Presidentes së Komisionet Europian për mesazhet e forta që solli në Shqipëri dhe elegancën e admirueshme me të cilën i përcolli ato si një mike e mirë e njerëzve të këtij rajoni. 

Ajo që ndodhi dje, në Kuvendin e Shqipërisë, nuk ka goditur vetëm Kushtetutën, ligjin, KQZ, zgjedhjet, por ka goditur Shqipërinë në sytë e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Të cilët, e kanë paralajmëruar, qoftë para dhe qoftë më pas, qeverinë për pasojat e atij akti brutal. Një akt tipik për një sundimtar të marrë fund që rri në këmbë megjithë pushtetin e tij të rrënuar vetëm falë një grupi mercenarësh. 

Mirënjohje dhe njëherë Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian për qëndrimin e qartë dhe të prerë ndaj marrëzisë së mbrëmshme të Saliut me KQZ e deligjitimuar përmes aktit brutal dhe të njëanshëm, që ka hapur edhe gropën ku do të prehet me turp pushteti i tij. Seanca e djeshme nga ana e qeverisë, e shumicës së përbërë nga deputetë që e ndjekin në mënyrë të verbër dhe nga mercenarë të verbuar prej joshjeve të pushtetit të korrupsionit, ishte një fotokopje e seancës së zgjedhjes President në mars të vitit 1997, për nga hapësira tërësisht e izoluar, qoftë së brendshmi dhe qoftë së jashtmi në të cilën u zhvillua. Është e qartë se kryeministri në ikje po e përjeton keq e më keq verën e një vetmie të madhe, ku ka mbetur pa asnjë aleat serioz. Fillikat, si në vitin 1997, i rrethuar nga qorra dhe nga mercenarë, përballë një furie popullore që do t’i japë fund sundimit të tij me votën për një Rilindje Shqiptare në 23 qershor. Në panikun e kësaj vetmie sa të madhe aq edhe plotësisht të merituar, që e bën ende më të rëndë pesha e mercenarëve, Saliu shkatërroi institucionin e administrimit të zgjedhjeve, duke zgjedhur rrugën më të keqe për t’u larguar nga pushteti. Rrugën, që njollos me turpin më të madh atë vetë si një maniak recidiv kundër votës së lirë. Rrugën, që njollos me turpin më të madh çdo njërin nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që e ndoqi dje deri në fund, qorrazi, njësoj si në atë votimin e dëshpëruar të marsit ‘97 që ishte dhe epilogu i një pushteti që qëndron në këmbë vetëm në kokën e tij. Rrugën, që fatkeqësisht turpëroi edhe njëherë shtetin shqiptar, turpëroi mbarë Shqipërinë në sytë e botës jo për faj të shqiptarëve, po për fajin e Saliut. Për ne, megjithatë, s’ka asnjë ndryshim dhe asnjë ngurrim. E kemi ditur qysh në krye të herës se kë kemi përballë. Tanimë e dinë qartë të gjithë ata që e ushqenin edhe ndonjë iluzion se kë ka Shqipëria në qafë. E dinë po ashtu, se sot jemi më të fortë se asnjëherë dhe si asnjëherë më parë të gjitha manovrat e paligjshme të Saliut nuk kanë asnjë shans ta ndryshojnë fatin e zgjedhjeve.

E dimë se ku jetojnë, çfarë presin prej nesh dhe si t’i sjellim në votim njerëzit që do ta shporrin këtë pushtet familjar, duke ja hequr Shqipërisë njollën e turpit nga fytyra në 23 qershor. Por, sigurisht që e dinë edhe se nuk ka vend për nënvlerësim, por për vlerësim të qartë dhe për vendime të përbashkëta të të gjithë opozitës, në lidhje me çdo hap që do të hedhim drejt largimit me votë të një kundërshtari që ka vendosur të bëjë çdo të pabërë kundër interesit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, tanimë dhe kundër vetë Amerikës dhe Europës, për të qëndruar në një pushtet që do të rri në këmbë deri në 23 qershor falë këmbës së Saliut dhe tre këmbëve të marra nga rruga e mercenarizmit.

Por, një gjë duhet ta dëgjojnë shqiptarët edhe sot: 

Edhe sikur në shtëpi t’i numërojë votat Saliu do të largohet nga pushteti me një votë plebishitare, që nuk e mbyll dot më brenda në kuti bashkë me Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. 23 qershori është dita kur Shqipëria do të vendosë dhe asgjë nuk do ta ndalë dot në vendimin e vet sovran.

Eliminatoret e Botërorit, grup “ferri” për kombëtaren e femrave

Foto kombetarja e femrave (1)Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll ka mësuar kundërshtarët e saj në eliminatoret e Botërorit “Kanada 2015”. Sipas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, Shqipëria do të bëjë pjesë në Grupin 5 dhe nuk do të ketë përballje aspak të lehta, kur dihet se merr pjesë për herë të parë në këtë kompeticion.

Kundërshtarët e skuadrës që drejtohet nga Altin Rraklli janë nga emrat më të mëdhenj në futbollin për femra, përfshirë Norvegjinë, kampione e botës në vitin 1995, ndërsa Holanda, Belgjika, Portugalia dhe Greqia kompletojnë grupin e “ferrit”.

Ndeshjet eliminatore do të zhvillohen nga 20-21 shtator 2013 deri më 17 shtator 2014, me sistem vajtje-ardhje. 38 skuadrat evropiane janë ndarë në shtatë grupe, ku vetëm fituesit do të shkojnë direkt në Kanada, ndërkohë që katër vendet e dyta më të mira do të luajnë ndeshje “play-off”-i për dy biletat e fundit. Në finalet e Botërorit do të marrin pjesë 24 skuadra. Finalet do të zhvillohen nga 6 qershori deri më 5 korrik 2013, në Edmonton, Monkton, Montreal, Otava dhe Vankuver.

Për vajzat kuqezi kjo është hera e parë që marrin pjesë në eliminatoret e një Botërori, por tashmë e kanë një përvojë modeste ndërkombëtare. Pak ditë më parë, Shqipëria fitoi me Letoninë (2-0) dhe Luksemburgun (2-1), ndërsa barazoi me Maltën (1-1), në ndeshjet paraeliminatore, duke kapur vendin e dytë në grup. Në shtatë ndeshje ndërkombëtare, tri zyrtare dhe katër miqësore, Shqipëria ka arritur gjashtë fitore dhe një barazim.

Shorti i eliminatorit të Botërorit 2015

GRUPI 1: Gjermania, Rusia, Irlanda, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia

GRUPI 2: Italia, Spanja, Çekia, Rumania, Estonia, Maqedonia

GRUPI 3: Danimarka, Islanda, Zvicra, Serbia, Izraeli, Malta

GRUPI 4: Suedia, Skocia, Polonia, Irlanda e Veriut, Bosnje-Herzegovina, Ishujt Faroe

GRUPI 5: Norvegjia, Holanda, Belgjika, Portugalia, Greqia, Shqipëria

GRUPI 6: Anglia, Ukraina, Bjellorusia, Uellsi, Turqia, Mali i Zi

GRUPI 7: Franca, Finlanda, Austria, Hungaria, Bulgaria, Kazakistani