PD: Rama i lidhur me botën e krimit

73

Gerti Bogdani_1Partia Demokratike ka bërë një deklartë për shtyp, nëpërmjet deputetit demokrat Bogdani, duke akuzuar liderin socialist Rama, për dhunë kundrejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. PD akuzoi sërish Ramën se, është i lidhur kokë e këmbë me botën e krimit dhe se po kërcënon ligjshmërinë e zgjedhjeve.

’’Mbrëmë pamë se si i mendon z. Rama zgjedhjet e lira dhe të ndershme nëpërmjet dhunës së ushtruar në sallën e Parlamentit. Intimidimi dhe dhuna e demonstruar para syve të ambasadorit amerikan dhe pranisë ndërkombëtare në Parlament, shpalosi ngjyrat e vërteta të z.Rama,” tha Bogdani.

(…)

Vetëm z. Rama i lidhur vetë këmbë e kokë me botën e krimit mendon se është mëse e pranueshme të gënjesh para një Komisioni Parlamentar të fshehësh lidhje me krimin për të cilat je shkarkuar me dekret presidencial nga puna sepse ke lënë në liri  një njeri, i cili është dënuar në Milano me burgim të përjetshëm për armëmbajtje pa leje, vrasje dhe prostitucion. Kjo është një shkelje flagrante dhe e papranueshme për një zyrtar të lartë,” tha Bogdani.

(…)

“Si gjithmonë, z. Rama vazhdon të sajojë nga salloni i tij mavi justifikime se pse do humbasë, njësoj siç bëri në vitin 2007 e 2009 dhe në vitin 2011 kur qytetarët nuk e përkrahën. Ai besonte  se edhe kësaj radhë me Ilirianin e tij do të përgatiste  skenarin që përdori në zgjedhjet e vitit 2003 kundër avokatit Ngjela, por regjistroi humbjen e merituar të radhës. 

Tani që z. Rama ka dështuar për të marrë nën kontroll zgjedhjet, me 23 qershor, qytetarët do të votojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zëri i tyre do të dëgjohet”.