Rama: do lobojmë për njohjen e Kosovës në 5 vendet e BE-së

ramaLideri i opozitës Rama, gjatë prezantimit të aktivitetit me temë ‘Shqipëria Europiane, në rajon dhe botë’, është deklaruar pro forcimit të Shqipërisë, si faktor paqeje dhe vlerash konkrete, që përcjellin edhe faktorët e aleatët ndërkombëtar. Ai u shpreh gjithashtu, se do bëhen të tëra përpjekjet për lobim, për njohjen e Kosovës, sidomos me 5 vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur akoma atë.

(…)

Nuk ka kaluar një kohë e gjatë për historinë dhe ka ndodhur një ndryshim marramendës, për ne që jemi dëshmitarë të gjallë, ndryshim i paparashikueshëm. Kjo vërteton se ne njerëzit në këtë botë kemi në dorë gjëra që duken absolutisht të pamundura. Historia e re njerëzve në rajon dhe Kosovës si shtet i ri në rajon dhe Europë është simbol i shpejtësisë me të cilën gjërat mund të ndryshojnë. Vetëm pas ditë më parë, dukej se dialogu Kosovë- Serbi kish hyrë në impas, ndërsa sot, pak ditë më vonë, ai u finalizua. Pra, politika e ka bërë atë të mundur.

Pas 23 qershori, ne duam ta përcaktojmë si pjesë të pandashme të sjelljes sonë politike forcimin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe njësimin e fjalëve me veprat kur bëhet fjalë për vlerat që promovojnë partnerët tanë strategjikë, BE dhe SHBA dhe këto janë anë të një medalje. Janë anë të një medaljeje të besueshmërisë së Shqipërisë. Duam t’i japim një cilësi të re procesit të integrimit europian, sepse kështu e mbështesim Kosovën më mirë, qoftë për procesin e liberalizimit të vizave, qoftë për 5 njohjet që i kanë mbetur asaj. Jam I bindur se do bëjmë progres me ato vende, ku qeverisin të majtët europianë. Konfirmimi I hapur nga kryeministri rumun është një ogur shumë i mirë, që ne pas 23 qershorit, ta zgjidhim çështjen e njohjes së Kosovës nga Rumania. Besojmë se pas arritjes së dialogut, edhe me Greqinë do të përparohet më mirë, falë besimit më të madh që krijoi Kryeministri i Kosovës. Të njëjtat përpjekje do bëjmë edhe ndaj dy shteteve të tjera, Spanjës dhe Qipros që mbeten në këtë grup”,- deklaroi Rama në fjalën e tij.

PD: Rama të bëj transparencën e “pallatit në pajë”

PD Laura Vorpsi
PD Laura Vorpsi

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi theksoi, se Rama duhet të bëjë transparencën e ‘pallatit në pajë’ dhe të tregojë, përse shkeli ligjet e urbanistikës për ndërtimin e këtij pallati. PD, i kërkon liderit opozitar të tregojë, se ku i ka marrë 1 milion euro për ndërtimin e pallatit në pajë dhe të bëjë transparencën e ndërtimit të rezidencës në Malin e Dajtit.

‘’Z.Rama! Qytetarët kudo që Ju shkoni presin nga Ju, tu shpjegoni përse firmosët dy lejet e ndërtimit në konflikt flagrant interesi familjar dhe në shkelje të rëndë të nenit 62 të ligjit të urbanistikës për ndërtimin e pallatit të gruas suaj në lulishten para pallateve, ndërkohë që Ju, po aty i kishit anulluar një qytetari tjetër lejen e ndërtimit të një pallati në sipërfaqet kallkan të pallateve dhe jo në lulishte.

Zoti Rama, qytetarët nuk duan fyrje për infermieret që janë motrat, vajzat, nënat, bashkëshortet e tyre, por ata duan të dinë se ku janë marrë 1 milion Euro me të cilat u ndërtua pallati 5 katësh i gruas suaj.

Qytetarët prej tre muajsh presin që me transparence,, tu paraqesësh atyre faturat tatimore, bankare dhe ato të ndërtimit të pallatit 900 metër katror,,, që sipas jush është ndërtuar nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar.

Zoti Rama! Qytetarët nuk duan që ti të ofendosh mësuesit, atyre të cilëve ata u besojnë edukimin e fëmijëve.

Ata duan të dinë cmimin e vërtetë të truallit të rezidencës suaj verore në malin e Dajtit që ju e keni deklaruar 2 Dollarë metrin katror, ndërkohë që në dokumentat zyrtare, komshinjtë  tuaj po në atë zonë e kanë deklaruar 50 Dollarë metrin katror.

Zoti Rama,,, qytetarët nuk duan që Ju t’ua quani femijët e tyre dele që hyjnë në klasa por ata kërkojnë  nga Ju,, që me transparencë tu tregosh  burimin e të ardhurave me të cilat po ndërtoni rezidencen tuaj verore në malin e Dajtit.

Qytetarët kanë të drejtë ta dinë këtë sepse kur gruaja e juaj deklaroi në intervistën e saj televizive se rezidenca juaj verore me gjatësi themelesh 57 metër po ndërtohet me “Parat e Kurbanit” ju të nesërmen e censuruat këtë deklaratë.
Partia Demokratike kërkon nga Ju Z. Rama të lini mënjanë: sharjet dhe fyerjet për mesuesit, nxënësit, infermjerët, policët, fermerët dhe prodhimet e tyre dhe të bëni transparencën si detyrim ligjor dhe moral i cdo politikani, përndryshe, “pallati i familjes në lulishte” ndërtuar me Leje të Paligjshme dhe burimi i parave të ndërtimit të tij, rezidenca juaj verore, cmimi i truallit dhe origjina e parave të ndërtimit të saj, do t’ju  mbeten në kurriz, në cdo takim, në cdo sallë, në cdo kuti votimi!’’ e.k/

 

PD: Rama bllokon integrimin

lau_140113111-300x197Në një deklaratë për shtyp Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj Laura Vorpsi, ka akuzuar sërish kryetarin e opozitës Edi Rama se, po bllokon integrimin duke mos votuar tre ligjet e shumë përfolura, të cilat sipas PD-së do të lejojnë integrimin europian të Shqipërisë. Faktikisht ligjet e pretenduara nga ana e PD-së, nuk janë tre ligje por tre akte, pra dy ligje dhe një rregullore, të cilat për më tepër sipas agjendës europiane, ato nuk janë kusht për integrimin e vendit. Pra miratimi i tyre, nuk mund të sjelle automatikisht një integrim të vendit në BE.

‘’Ne do të bëjmë çmos që të tejkalojmë edhe këtë bllokadë, sepse ne besojmë se çdo i ri duhet të ketë mundësi pa kufij. Por e vetmja zgjedhje për të cilën interesohet Z. Rama është të mbrojë pushtetin e tij në krye të Partisë Socialiste.

Sa herë që Parlamenti është mbledhur, Zotit Rama i është kërkuar të lejojë një votim me shumicë të cilësuar mbi tre ligjet – dhe çdo herë ai e ka refuzuar. Vazhdimisht, ne kemi parë një rrjedhë të pafund alibish dhe shpikjesh, ndërsa ai bllokon ëndrrën Europiane të të gjithë shqiptarëve, veçanërisht të të rinjve shqiptarë. E vetmja gjë që i zë rrugën integrimit në BE është Z. Rama! E vetmja gjë që i pret rrugën të rinjve për të studiuar në universitetet më të mira në botë është Z. Rama.E vetmja gjë që pengon të rinjtë të punojnë dhe të trajnohen jashtë vendit është Z. Rama.

Dhe e vetmja gjë që pengon me dhjetëra mijëra vende pune të paguara më mirë dhe me qindra milion Euro është Z. Rama. Në fakt, vitin e shkuar ne kishim statusin për vendin kandidat në BE deri sa Z. Rama e bllokoi përsëri duke përdorur një varg alibish absurde. Dhe tashmë është më e qartë se kurrë që bllokimi nga Z. Rama nuk ka të bëjë aspak me moralin sepse gjithçka është pjesë e strategjisë së tij elektorale.  Në mënyrë cinike ai ngadalsoi sepse e dinte se statusi i vendit kandidat në BE nuk mund të arrihet para zgjedhjeve, duke i kushtuar kështu të rinjve një arsimim të vlefshëm dhe mundësi punësimi të cilat atyre i nevojiten shumë.

Partia Demokratike nuk do të pushojë deri sa integrimi në BE të bëhet realitet dhe të rinjtë të jenë në gjendje të përfitojnë nga të gjitha të mirat që vijnë bashkë me integrimin në Europë si: “ trajnimet profesionale”  jashtë vendit, Master-at dhe Doktoraturat në universitetet Europiane dhe dhjetëra e mijëra vende të reja pune këtu në Shqipëri.

Sot, të rinjtë tanë janë më shumë se kurrë  të informuar, të përgatitur, të motivuar dhe të talentuar – dhe në qoftë se ata kanë të njëjtat burime si homologët e tyre në Europë, ata mund të konkurojnë këdo në Europë!’’

PS: Dështim total në administrimin fiskal të vendit

edison-konomiNë një deklaratë për shtyp, Partia Socialiste, nëpërmjet Edison Konomi theksoi se, modeli ekonomik i Sali Berishës ka dështuar. Të dhënat zyrtare nuk e fshehin dot këtë, jo vetëm për vitin 2012, por edhe për tremujorin e parë të vitit 2013. Sipas PS-së, deficiti në realizimin e të ardhurave është 40 milion Euro, me pak se plani, ose 5% minus. Totali i të ardhurave të 3-mujorit të parë 2013 është më i ulët se treguesi i realizuar në 3-mujorin e parë të vitit 2011 dhe 3-mujori i parë i vitit 2012. Në krahasim me të ardhurat e realizuara për të njëjtën periudhë një vit më parë, është konstatuar një rënie e ndjeshme e :

Tvsh-së në minus – 9,7 %;

Rënie të Akcizës – 8,2 %;

Taksa Doganore -14.1%;

Të ardhurat e pushtetit vendor – 21%;

Të ardhurat nga tarifat – 12,1 %.

PS theksoi se, qeveria ka dështuar gjithashtu me planin e shpenzimeve, ku vetëm investimet kanë një mos realizim prej 3,604 miliardë lekë. Për pjesën e shpenzimeve vërehet se ato janë të barabarta me ato të kryera në 3-mujorin e parë të vitit 2011. Investimet janë nga më të ultat në këto 5 vitet e fundit (që nga 2009 – 2013). Treguesit fiskalë raportojnë për deficitin aktual, i cili është 45 % më i lartë se ai i së njëjtës periudhë të vitit 2012. Tek deficiti dhe financimi i tij vërehet se ai është financuar me 6,3 miliard lekë më shumë se plani, gati 50 %  më shumë dhe se treguesi i financimit gjithashtu është shumë më i lartë se një vit më parë, është 129% më shumë. Këto të dhëna që raportohen për tre-mujorin e parë shfaqin qartë dështimin total në administrimin fiskal të vendit.

PS akuzoi gjithashtu Berishën se, jo vetëm fsheh situatën reale ekonomike në vend por edhe transformon të dhënat e shkruara nëpër raporte ndërkombëtare, duke iu referuar raportit të Komisionit Europian për situatën ekonomike të vendeve aspirante për anëtarësim.

PS bëri të ditur se, në respekt të publikut dhe qytetarëve shqiptarë, duhet thënë se, 4 të vërteta të hidhura kishte ky raport:

Rritja është ngadalësuar keqas;

Borxhi është i lartë;

Investimet e huaja kanë rënë;

Papunësia nuk po njeh përmirësim.

Sipas PS-së, Shqipërisë dhe shqiptarëve u nevojitet një model i ri ekonomik, nevojitet ristrukturimi i plotë i ekonomisë shqiptare. Një model ekonomik, i cili të ketë si prioritet më pak borxhe për brezat e ardhshëm, më shumë qëndrueshmëri fiskale. Qëndrueshmëri ekonomike nëpërmjet rivendosjes të ekuilibrave buxhetorë për të zbutur kështu barrën e detyrimeve mbi brezat e ardhshëm. Qeveria e re e majtë pas 23 qershorit, sipas Partisë Socialiste, do të shëndoshë financat publike, do të lehtësojë buxhetet familjare, duke i dhënë më në fund frymëmarrje të re ekonomisë shqiptare.

 

Përgjigje Made in USA

SHBA_466378_thumb_largeAmerika i ka dhënë fund gjuetisë për dy atentatorët e Bostonit, gjithçka përfundoi me arrestimin e  të akuzuarit të dytë nga forcat e policisë. Përgjigja profesionale që kërkoi dhe më pas mori SHBA, u bë me anë të një makinë të frikshme të forcave të policisë federale dhe njësive të inteligjencës speciale. U vendosën në xham zmadhues sekonda, minuta dhe orë të tëra regjistrimesh, CCTV, lëvizjet, dëshmitë, për të qenë më pas në gjendje për të identifikuar autorët e masakrës së Boston. Është e qartë se, duke pasur parasysh burimet dhe aftësitë e njeriut dhe të teknologjisë në SHBA, ka qenë një tekst lehtësisht i lexueshëm nga aspekti operativ. Menjëherë pas ngjarjes ka nisur gjuetia, procesi i identifikimit dhe vendet ku atentatorët mund të fshiheshin. Pas konfrontimit forcat masive policore kanë neutralizuar personin e parë i cili ka ngelur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, gjithashtu i vrarë ka ngelur edhe një efektiv policie. Menjëherë më pas policia është vënë në kërkim të personit të dytë duke e gjetur dhe arrestuar atë.

Por a është ky një arrest që do të japi përgjigjet për atë çfarë ndodhi?

SHBA ka treguar që ka forcë dhe që mund të japë një përgjigje kirurgjikale, gjithsecilit tenton të prishë jetën e përditshme të tyre. Në këtë moment ekziston frika se do të duhet shumë kohë për të kuptuar arsyen e asaj çfarë ndodhi. Duhet marrë parasysh edhe rezervimi i të dyshuarit dhe nëse ai do të jetë i gatshëm të baskëpunojë me hetuesit.

Sidoqoftë gjithë situata e krijuar ka treguar se SHBA vazhdon të ndjekë mënyra efikase për centralizimin dhe zgjidhjen e situatave të tilla.

Serbi-Kosovë: Plani 15 pikësh

1830552419509b6e02869d4654746107_v4bigMarrëveshja e arritur midis Kosovës dhe Serbisë mbështetet në një plan prej 15 pikësh. Ky plan që në thelb ka negocimin e Veriut të Kosovës,  nuk është bërë publik nga institucionet ndërmjetësuese evropiane, duke ia lënë palëve përkatëse ta publikojnë atë në shtetet e tyre. Po çfarë përmban ai konkretisht dhe përse ka shkaktuar disa polemika, si ndërmjet palëve në negocim, po ashtu edhe ndërmjet elitave politike, brenda shteteve përkatëse?

Sipas agjencisë Reuters, plani 15- pikësh, ishte për ti dhënë fund ndarjes etnike të Kosovës. Caktimi i një forme autonomie për veriun e Kosovës, në shkëmbim të marrjes fund të përpjekjeve të Serbisë për të izoluar vendin e ri. Nga ana tjetër edhe agjencia Tanjug ka bërë të ditur, se një nga pikat e rëndësishme në marrëveshje është kërkimi i një forme autonomie për Veriun e Kosovës. Tanjug, ka konfirmuar përpara raundit të 10-të, se Marko Djuric, këshilltari i presidentit serb  Tomislav Nikolic, ka deklaruar, se mund të arrihet një marrëveshje, vetëm nëse, nuk ka devijime nga propozimi, që është tashmë në tryezë, ku sipas kësaj marrëveshje, komuniteti i komunave serbe do të ketë kompetenca ekzekutive, veçanërisht në terma policore dhe do të jetë i aftë të emërojë komandantin e policisë rajonale.

Djuric, ka deklaruar gjithashtu, se Kryeministri Thaçi po manipulon vazhdimisht dhe po u tregon gënjeshtra në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes. Për Prishtinën, gjëja më e vështirë është që marrëveshja, e cila është në tavolinë tregon qartësisht, se vetëm policët serbe do të jenë prezentë në veriun e Kosovës ndërkohë, që Forcat Kosovare të Sigurisë nuk do të lejohen ti afrohen veriut pa miratimin e NATO-s dhe një marrëveshje të komunitetit të komunave serbe. Djuric, tha gjithashtu se, ai shpreson për arritjen e kësaj marrëveshje, duke shtuar se marrëveshja është e mundur, nëse nuk do ketë manipulime dhe devijime nga propozimi që gjendet mbi tavolinë.

Kjo pikë faktikisht gjen lidhje në pikën 9 të planit të ofruar.

Por, marrëveshja tashmë është realizuar dhe për këtë liderët e Bashkimit Europian janë shumë entuziastë.

Pesëmbëdhjetë pikat e propozim-marrëveshjes, Kosovë-Serbi janë publikuar sot nga ‘Koha Ditore’, ku sipas saj, ky version mendohet të jetë versioni i fundit i paraqitur për miratim, nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

 Plani 15- pikësh:

1: “Bashkësi/Asociacion” të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.

2: “Bashkësia/Asociacioni” do të formohet me statut.

3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë sikur edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.

4: Kompetencat që do të jenë sipas Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.

5: “Bashkësia/Asociacioni” do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i jep autoriteti qendror.

6: “Bashkësia/Asociacioni” do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror  dhe do të ketë një ulëse në Këshillin konsultativë të komuniteteve.

7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore,  e cila do të quhet “Policia e Kosovës”.

8: Pika tetë sqaron se “e tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e integruar në kornizën e Policisë së Kosovës” dhe se rrogat e policëve do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës.  Anëtarëve të strukturave të tjera serbe të sigurisë do t’u ofrohen pozita përkatëse në strukturat e Kosovës.

9: Për pikën e nëntë ka patur më së shumti dallime deri me tash. Sipas propozimit në tavolinë në këtë pikë saktësohet se do të ketë një post të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë,të cilët do ta paraqesin katër kryetarët e komunave në emër të “Bashkësisë/Asociacionit”, përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike.

10: Sipas marrëveshjes së propozuar  “autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themelojë një panel të përbërë nga gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.

11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.

12: Kjo pikë flet për përpilimin e një plani të implementimit, i cili do të përmbante afate të sakta kohore, e që do të përpilohej deri me 26 prill.  Në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të bëhej kujdes edhe për transparencën e fondeve.

13: Sipas pikët 13 palët do të duhej të arrinin  marrëveshje për energji  dhe telekom para mesit të muajit qershor po të këtij viti.

14:  Kjo pikë është më kontestuese në këtë moment, për të cilën Serbia edhe e ka refuzuar propozimin e fundit, që flet për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Sipas formulimit të tashëm kjo pikë thotë se palët pajtohen se asnjëra nuk  do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.
Burimet diplomatike pohojnë se do të ketë përpjekje dhe presion që kjo pikë  të riformulohet dhe të flet për mosbllokimin e palëve në procesin e integrimeve evropiane.

15: Pika e fundit e propozim-marrëveshjes thotë se do të themelohet  një komision implementues nga të dyja palët me një lehtësim të Bashkimit Evropian.

Finalizohet marrëveshja Serbi- Kosovë

1830552419509b6e02869d4654746107_v4bigPas 9 raundesh negocimi midis Beogradit dhe Prishtinës u arrit një arrëveshje midis palëve në raundin e 10-të, në Bruksel. Kjo marrëveshje është bërë në kuadrin e thjeshtësimit të dialogut në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. BE ka përshëndetur këtë marrëveshje, duke inkurajuar palët për një vazhdim të mëtejshëm të zbatimit të planit në terren, duke i bërë thirrje lidershipit politik dhe publikut që të ndihmojnë në mbështejen e marrëveshjes dhe lehtësimin e zbatimit te saj.

Presidenti i Keshillit Europian Herman Van Rompuy, ka falenderuar kryeministrat e dy vendeve përkatëse Daçiç dhe Thaçi për marrëveshjen e arritur si edhe dy popujt përkatës. Ai e cilësoi këtë marrëveshje si historike, e cila shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, si edhe me marrëdhëniet e tyre me Bashkimin Europian. Ai ka falenderuar te dy kryeministrat, për kontributin personal dhe kurajoz ndaj këtij procesi. Kjo marrëveshje sipas Rompuy, përfaqëson një arritje madhore, pasi palët janë angazhuar të punojnë së bashku, drejt së ardhmes në Bashkimin Europian. Ai rikonfirmoi perspektivën evropiane të Serbisë dhe Kosovës dhe nënvizoi, se Shtetet Anëtare të BE-së kanë një agjendë ambicioze, për të dyja palët më 2013. Ai inkurajoi palët që të vazhdonin me të njëjtën përqasje konstruktive dhe për sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje. Kriteret e nevojshme, që do të lejojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë dhe negociatat e Stabilizim Asocimit me Kosovën duhen përmbushur. Ai falënderoi gjithashtu edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Catherine Ashton, për angazhimin dhe përkushtimin e saj në këtë proces.

Edhe Komisionieri për zgjerimin Fule, theksoi se, kjo është një ditë historike për marrëdhëniet Serbi- Kosovë, për të tërë rajonin e Ballkanit dhe për Bashkimin Europian. Kjo marrëveshje konsesuale, do ti ndihmojë të dy vendet, në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Ai theksoi, se në këtë mënyrë funksionon Bashkimi Europian, ne nuk jemi të dobët, sepse duam të arrijmë një marrëveshje, përkundrazi ne jemi më të fortë, sepse jemi të aftë për kompromise. Ai deklaroi gjithashtu se, janë duke punuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Ashton për finalizimin e rekomandimeve, të cilat do ti prezantohen Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, të hënën. Është shume e rëndësishme , sipas tij, tani që lidershipi politik dhe publiku, si në Serbi dhe Kosovë të mbështesë marrëveshjen dhe aktivisht të ndihmojë për ta zbatuar atë, është një shans që s’duhet humbur. Është në interesin e të gjithëve, popullit që jeton në Kosovë, atyre që jetojnë në Serbi dhe në rajon si të tërë, ka deklaruar Komisionieri për zgjerimin në BE, Fule.

Zbardhet takimi i Nishanit me Raporterët e Asamblesë Parlamentare të KE-së

pres-nishani-raporteretPresidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim me Raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, të cilët ndodhen në Shqipëri për të vlerësuar përgatitjet për procesin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 23 qershorit.

Pas shkëmbimeve të kortezisë, në përgjigje të interesimit të raporterëve të Këshillit të Evropës, Presidenti Nishani u shpreh se Shqipëria ka të gjitha kapacitetet institucionale dhe infrastrukturore për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet evropiane. Kreu i Shtetit shprehu besimin e tij se pjekuria e opinionit publik, zhvillimet pozitive në infrastrukturën ligjore dhe teknike si dhe angazhimi i madh i faktorit ndërkombëtar në dhënien e asistencës dhe monitorimin e procesit zgjedhor janë faktorë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Në vijim, Presidenti Nishani bëri një ekspoze të shkurtër të zhvillimeve dhe transformimeve demokratike në Shqipëri duke u ndalur tek bashkëpunimi me Këshillin e Evropës dhe eksperiencën e suksesshme të Shqipërisë si Presidente e këtij Këshilli.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se sfida më e rëndësishme mbetet sjellja e përgjegjshme e partive politike para, gjatë dhe pas procesit elektoral’ – thuhet ne deklaratën për shtyp të Presidencës./ e.k

Dade: Saliu kurs përplasje me ndërkombëtarët

63371_arta-dadeDeputetja e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Nënkryetare e Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Arta Dade, ka dhënë një deklaratë për shtyp, ku akuzoi sërish në emër të Partisë Socialiste veprimet e fundit të qeverisë dhe Kryeministrit Berisha. Dade, akuzoi Berishën, se po përpiqet të vjedhë sërish votën e lirë të qytetarëve, duke zëvendësuar anëtarin e KQZ-së. Ajo theksoi gjithashtu, se kryeministri po e rrënon vendin në sytë e ndërkombëtarëve, se Berisha refuzoi kërkesat e ndërkombëtarëve për shkak të frikës që ka nga zgjedhjet e lira. Ajo nënvizoi se, partneriteti ynë me SHBA e BE është strategjik dhe Shqipëria duhet të jetë vend demokratik.

(…)

‘Berisha ka dështuar në marrëdhëniet me partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe ka dobësuar profilin e vendit që në rrafshin rajonal priret nga strategjia e bashkëpunimit dhe e stabilitetit; ai dështoi në ndërtimin e Shqipërisë Europiane; ai dështoi në garantimin e lirive që janë thelbi i demokracisë; ai nuk garantoi zgjedhje të lira e të ndershme. 

Me mëndjengushtësisë e tij politike po asgjeson dita ditës hapësirat për dialog dhe bashkëpunim politik. Sali Berisha dështoi me Kosovën, jo vetëm që nuk e ndihmoi procesin e njohjes së mëtejshme të shtetit të pavarur por e vuri në rrezik këtë proces për shkak të retorikës së nacionalizmit primitiv, pas së cilës rreket të fshehë dështimet e njëpasnjëshme që po rrënojnë vendin. Koston e papërgjegjshmërisë së tij e paguajnë shqiptarët dhe Shqipëria përkundrejt rajonit e Europës.

 

Sali Berisha zbehu rolin e Shqipërisë si partner serioz i botës demokratike, i Shteteve të Bashkuara dhe i Bashkimit Europian, të cilët shprehën shqetësime serioze se kjo retorikë primitive përbënte kërcënim për klimën e bashkëpunimit dhe stabilitetit demokratik rajonal. Kjo retorikë dhe kjo qasje,gjithashtu bie ndesh me interesat rajonal të partnerëve tanë të NATO-s dhe vendin e çon në një kurs përplasje me partnerët tanë strategjik. Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian janë tashmë roblematike. 

Sali Berisha refuzoi mesazhet e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kërkesat dhe paralajmërimet e tyre për të mos cënuar pavarësinë e KQZ-së. Ai është gjithnjë e më i izoluar, për shkak të frikës gjenetike për të pranuar humbjen, humbjen që vjen prej vullnetit të lirë të qytetarëve, të shqiptarëve të bashkuar. Shqipëria nder vite ndërtoi një politikë të jashtme rajonale në harmoni me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, në mbrojtje të Kosovës dhe të faktorit kombëtar në rajon. Partia Socialiste është e bindur se partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian është strategjik dhe Shqipëria duhet dhe do te jetë një shtet demokratik për të ndjekur në vijimësi një politikë të jashtme me kontribute konstruktive në veçanti në rrafshin rajonal. 

Partia Socialiste thekson se rivendosja e ekuilibrave me partnerët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, fuqizimi i rolit të faktorit shqiptar në rajon, kalon domosdoshmërish nëpërmjet konsolidimit të shtetit të së drejtës, fuqizimit të institucioneve demokratike, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore dhe luftës efikase ndaj korrupsionit.’ e.k

 

 

Berisha firmos importin e plehrave rajonale në Shqipëri

1206996129-02004_highKryeministri Berisha ka firmosur vendimin për importin e plehrave, nga vendet e rajonit, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi si edhe nga vendet e Bashkimit Europian, duke rrezikuar në këtë mënyrë të kthejë Shqipërinë, në një zonë grumbullimi plehrash rajonale. Ky vendim u mor, para se të kryhej referendumi popullor, për lejimin e importit të plehrave. Më poshtë do të lexoni vendimin e plotë të Këshillit të Ministrave të firmosur nga vetë Kryeministri Berisha.

V E N D I M

PËR

AUTORIZIMIN E SHOQËRISË “ANSA”, SH.P.K, PËR IMPORTIN    E MBETJEVE TË POLIETILENIT, PËR QËLLIME RICIKLIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 22, të   ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 49, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Autorizimin e shoqërisë “ANSA”, sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, me kodet GH 011ex 391510 dhe B1 – B3010, të Konventës së Bazelit, aneksi 1 “Mbetjet e listës së gjelbër”, referuar vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar.

2.    Sasia e mbetjeve të polietilenit, që do të importohet sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 3 600 (tre mijë e gjashtëqind) tonë në vit.

3.    Mbetjet do të importohen nga shteti i Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, dhe vendet e Bashkimit Europian. Transporti të bëhet në rrugë tokësore dhe detare, pasi të plotësohet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, si dhe kërkesat e kreut II, të vendimit nr.806, datë 4.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për importimin e mbetjeve për qëllime përdorimi, përpunimi dhe riciklimi”. Ambalazhimi i tyre të bëhet në paleta, i presuar ose në thasë plastikë, sipas kërkesave të anekseve III dhe IV, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar.

4.    Për çdo transfertë ndërkufitare të mbetjeve, shoqëria “ANSA”, sh.p.k., dorëzon të plotësuar në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, dokumentin e lëvizjes/transfertës ndërkufitare të mbetjeve, sipas formatit të dhënë në anekset III dhe IV, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar, dhe monitorimi i tyre të kryhet nga strukturat përkatëse të doganave. Çdo transfertë mbetjesh duhet të jetë e pajisur me një raport – analizë, të kryer për aspektin e radioaktivitetit.

5.    Periudha e lejimit të importit të mbetjeve të polietilenit nga  shoqëria “ANSA”, sh.p.k., është  1 – vjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

6.    Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në zbatim të kërkesave të mësipërme ligjore dhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit  publik, merr masat e nevojshme për kontrollin e procesit të riciklimit të mbetjeve të polietilenit nga shoqëria “ANSA”, sh.p.k., edhe pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

7.    Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave komunikon me shkrim me shtetet eksportuese dhe me ato në të cilat do të bëhet kalimi transit për autorizimet përkatëse, në bazë të të cilave lejohet kalimi i kësaj sasie të mbetjeve të plastikës, në përmbushje të kërkesave të Konventës së Bazelit “Për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre”, në të cilën Republika e Shqipërisë është palë.

8.    Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***