PD: Rama të bëj transparencën e “pallatit në pajë”

62
PD Laura Vorpsi
PD Laura Vorpsi

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi theksoi, se Rama duhet të bëjë transparencën e ‘pallatit në pajë’ dhe të tregojë, përse shkeli ligjet e urbanistikës për ndërtimin e këtij pallati. PD, i kërkon liderit opozitar të tregojë, se ku i ka marrë 1 milion euro për ndërtimin e pallatit në pajë dhe të bëjë transparencën e ndërtimit të rezidencës në Malin e Dajtit.

‘’Z.Rama! Qytetarët kudo që Ju shkoni presin nga Ju, tu shpjegoni përse firmosët dy lejet e ndërtimit në konflikt flagrant interesi familjar dhe në shkelje të rëndë të nenit 62 të ligjit të urbanistikës për ndërtimin e pallatit të gruas suaj në lulishten para pallateve, ndërkohë që Ju, po aty i kishit anulluar një qytetari tjetër lejen e ndërtimit të një pallati në sipërfaqet kallkan të pallateve dhe jo në lulishte.

Zoti Rama, qytetarët nuk duan fyrje për infermieret që janë motrat, vajzat, nënat, bashkëshortet e tyre, por ata duan të dinë se ku janë marrë 1 milion Euro me të cilat u ndërtua pallati 5 katësh i gruas suaj.

Qytetarët prej tre muajsh presin që me transparence,, tu paraqesësh atyre faturat tatimore, bankare dhe ato të ndërtimit të pallatit 900 metër katror,,, që sipas jush është ndërtuar nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar.

Zoti Rama! Qytetarët nuk duan që ti të ofendosh mësuesit, atyre të cilëve ata u besojnë edukimin e fëmijëve.

Ata duan të dinë cmimin e vërtetë të truallit të rezidencës suaj verore në malin e Dajtit që ju e keni deklaruar 2 Dollarë metrin katror, ndërkohë që në dokumentat zyrtare, komshinjtë  tuaj po në atë zonë e kanë deklaruar 50 Dollarë metrin katror.

Zoti Rama,,, qytetarët nuk duan që Ju t’ua quani femijët e tyre dele që hyjnë në klasa por ata kërkojnë  nga Ju,, që me transparencë tu tregosh  burimin e të ardhurave me të cilat po ndërtoni rezidencen tuaj verore në malin e Dajtit.

Qytetarët kanë të drejtë ta dinë këtë sepse kur gruaja e juaj deklaroi në intervistën e saj televizive se rezidenca juaj verore me gjatësi themelesh 57 metër po ndërtohet me “Parat e Kurbanit” ju të nesërmen e censuruat këtë deklaratë.
Partia Demokratike kërkon nga Ju Z. Rama të lini mënjanë: sharjet dhe fyerjet për mesuesit, nxënësit, infermjerët, policët, fermerët dhe prodhimet e tyre dhe të bëni transparencën si detyrim ligjor dhe moral i cdo politikani, përndryshe, “pallati i familjes në lulishte” ndërtuar me Leje të Paligjshme dhe burimi i parave të ndërtimit të tij, rezidenca juaj verore, cmimi i truallit dhe origjina e parave të ndërtimit të saj, do t’ju  mbeten në kurriz, në cdo takim, në cdo sallë, në cdo kuti votimi!’’ e.k/