Rama: do lobojmë për njohjen e Kosovës në 5 vendet e BE-së

57

ramaLideri i opozitës Rama, gjatë prezantimit të aktivitetit me temë ‘Shqipëria Europiane, në rajon dhe botë’, është deklaruar pro forcimit të Shqipërisë, si faktor paqeje dhe vlerash konkrete, që përcjellin edhe faktorët e aleatët ndërkombëtar. Ai u shpreh gjithashtu, se do bëhen të tëra përpjekjet për lobim, për njohjen e Kosovës, sidomos me 5 vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur akoma atë.

(…)

Nuk ka kaluar një kohë e gjatë për historinë dhe ka ndodhur një ndryshim marramendës, për ne që jemi dëshmitarë të gjallë, ndryshim i paparashikueshëm. Kjo vërteton se ne njerëzit në këtë botë kemi në dorë gjëra që duken absolutisht të pamundura. Historia e re njerëzve në rajon dhe Kosovës si shtet i ri në rajon dhe Europë është simbol i shpejtësisë me të cilën gjërat mund të ndryshojnë. Vetëm pas ditë më parë, dukej se dialogu Kosovë- Serbi kish hyrë në impas, ndërsa sot, pak ditë më vonë, ai u finalizua. Pra, politika e ka bërë atë të mundur.

Pas 23 qershori, ne duam ta përcaktojmë si pjesë të pandashme të sjelljes sonë politike forcimin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe njësimin e fjalëve me veprat kur bëhet fjalë për vlerat që promovojnë partnerët tanë strategjikë, BE dhe SHBA dhe këto janë anë të një medalje. Janë anë të një medaljeje të besueshmërisë së Shqipërisë. Duam t’i japim një cilësi të re procesit të integrimit europian, sepse kështu e mbështesim Kosovën më mirë, qoftë për procesin e liberalizimit të vizave, qoftë për 5 njohjet që i kanë mbetur asaj. Jam I bindur se do bëjmë progres me ato vende, ku qeverisin të majtët europianë. Konfirmimi I hapur nga kryeministri rumun është një ogur shumë i mirë, që ne pas 23 qershorit, ta zgjidhim çështjen e njohjes së Kosovës nga Rumania. Besojmë se pas arritjes së dialogut, edhe me Greqinë do të përparohet më mirë, falë besimit më të madh që krijoi Kryeministri i Kosovës. Të njëjtat përpjekje do bëjmë edhe ndaj dy shteteve të tjera, Spanjës dhe Qipros që mbeten në këtë grup”,- deklaroi Rama në fjalën e tij.