Finalizohet marrëveshja Serbi- Kosovë

65

1830552419509b6e02869d4654746107_v4bigPas 9 raundesh negocimi midis Beogradit dhe Prishtinës u arrit një arrëveshje midis palëve në raundin e 10-të, në Bruksel. Kjo marrëveshje është bërë në kuadrin e thjeshtësimit të dialogut në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. BE ka përshëndetur këtë marrëveshje, duke inkurajuar palët për një vazhdim të mëtejshëm të zbatimit të planit në terren, duke i bërë thirrje lidershipit politik dhe publikut që të ndihmojnë në mbështejen e marrëveshjes dhe lehtësimin e zbatimit te saj.

Presidenti i Keshillit Europian Herman Van Rompuy, ka falenderuar kryeministrat e dy vendeve përkatëse Daçiç dhe Thaçi për marrëveshjen e arritur si edhe dy popujt përkatës. Ai e cilësoi këtë marrëveshje si historike, e cila shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, si edhe me marrëdhëniet e tyre me Bashkimin Europian. Ai ka falenderuar te dy kryeministrat, për kontributin personal dhe kurajoz ndaj këtij procesi. Kjo marrëveshje sipas Rompuy, përfaqëson një arritje madhore, pasi palët janë angazhuar të punojnë së bashku, drejt së ardhmes në Bashkimin Europian. Ai rikonfirmoi perspektivën evropiane të Serbisë dhe Kosovës dhe nënvizoi, se Shtetet Anëtare të BE-së kanë një agjendë ambicioze, për të dyja palët më 2013. Ai inkurajoi palët që të vazhdonin me të njëjtën përqasje konstruktive dhe për sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje. Kriteret e nevojshme, që do të lejojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë dhe negociatat e Stabilizim Asocimit me Kosovën duhen përmbushur. Ai falënderoi gjithashtu edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Catherine Ashton, për angazhimin dhe përkushtimin e saj në këtë proces.

Edhe Komisionieri për zgjerimin Fule, theksoi se, kjo është një ditë historike për marrëdhëniet Serbi- Kosovë, për të tërë rajonin e Ballkanit dhe për Bashkimin Europian. Kjo marrëveshje konsesuale, do ti ndihmojë të dy vendet, në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Ai theksoi, se në këtë mënyrë funksionon Bashkimi Europian, ne nuk jemi të dobët, sepse duam të arrijmë një marrëveshje, përkundrazi ne jemi më të fortë, sepse jemi të aftë për kompromise. Ai deklaroi gjithashtu se, janë duke punuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Ashton për finalizimin e rekomandimeve, të cilat do ti prezantohen Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, të hënën. Është shume e rëndësishme , sipas tij, tani që lidershipi politik dhe publiku, si në Serbi dhe Kosovë të mbështesë marrëveshjen dhe aktivisht të ndihmojë për ta zbatuar atë, është një shans që s’duhet humbur. Është në interesin e të gjithëve, popullit që jeton në Kosovë, atyre që jetojnë në Serbi dhe në rajon si të tërë, ka deklaruar Komisionieri për zgjerimin në BE, Fule.