RAMA: AK sorrë e pushtetit

Lideri Socialist Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Aleancës Kuq e Zi, për të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit:

“Fatkeqësisht dyshimi im se AK ishte një sorrë e pushtetit për të çoroditur popullin opozitar e jo një shqiponjë e opozitarizmit, ka marrë formë gjatë procesit qesharak e të shëmtuar që imponoi ajo parti për të (mos)negociuar me PS dhe është provuar sot, kur Kreshniku i nacionalizmës eshte shfaqur si xhuxhmaxhuxhi i radhës në përpjekjen e kotë për ta shitur një produkt të diktaturës së korrupsionit si një forcë vetmitare opozitare që aleat të vetëm paskej popullin!

Çfarë turpi ky i shpërdorimit të simbolit kuqezi për të fryrë një komerdare shpëtimi për pushtetin e korrupsionit që medemek po lufton, duke tërhequr prej hunde njerëz të ndershëm e te lodhur nga politika e nga partitë aktuale! Çfarë pështirosje prej atyre kërkesave të shtruara skuthërisht mes tekstesh provokative, ku mbërrihej deri në marrëzinë e një lufte të ftohtë ballkanike, dhe këmbënguljes për të desantuar 5 diversantë deputetë në listat e PS apo për të përcaktuar se për çdo 10 mijë vota AK duhet të merrte një portofol ministror! Çfarë talljeje me idealet e me aspiratat e Myslym Pashait e të Pellumb Xhufit që e kanë mbështetur me zemër këtë farsë të Saliut, i gjithë ky sharlatanizëm spektakolar! Shkurt fjala, Aleanca Kuqezi të dashur miq s’qenkej gjë tjetër përveçse grahma e fundit e Saliut dora vetë. Ndërsa vetë Kreshniku xhuxhmaxhuxh i oborrit të Saliut na dha me ketë rast, ilustrimin më të freskët të proverbit të famshëm që thotë se nacionalizmi është streha e fundit e maskarallëkut”

BE: Zvicra bllokon qarkullimin e lirë të shtetasve të BE-së

consilium.europa.euCatherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, është prononcuar sot në lidhje me vendimin e qeverisë zvicerane, për të kufizuar në mënyrë të ndjeshme, qarkullimin e lirë, të shtetasve të BE-së.

Ashton ka deklaruar, se është për të ardhur keq, për vendimin e qeverisë zvicerane, për vazhdimin e kufizimeve sasiore, të adoptuar vitin e kaluar, ndaj lëvizjes së lirë të qytetarëve të BE-së, të 8 shteteve anëtare dhe shtrirjen e këtyre masave, ndaj shtetasve të shteteve të tjera anëtare.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, ka theksuar gjithashtu se, këtë vit, për herë të fundit, Marrëveshja lejon pajtimin e klauzolës, për sa i përket 25 shteteve anëtare (përveç Bullgarisë dhe Rumanisë), me kusht që numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara këto vitet e fundit, ndaj qytetarëve të 25 shteteve anëtare, të ketë arritur një farë pragu. Ajo vazhdon duke nënvizuar se, masat e adoptuara sot, nga qeveria zvicerane, bien në kundërshtim me Marrëveshjen për Qarkullimin e Lirë të Personave, pasi ato bëjnë një diferencë, midis grupeve të shteteve anëtare.

“BE, i kushton një rëndësi të madhe qarkullimit të lirë të personave në kontekstin e përgjithshëm të marrëdhënieve me Zvicrën. Këto masa, tentojnë të injorojnë avantazhet e mëdha, që qarkullimi i lirë i personave i sjell, si qytetarëve zviceranë, po ashtu dhe atyre të BE-së. Është për të ardhur keq, që vendimi i qeverisë zvicerane, braktis përqasjen e ndjekur më 2008 dhe 2009, ndërkohë që klauzola mbrojtëse, nuk është pretenduar, pavarësisht mundësisë, që ofronte marrëveshja”,- përfundon deklarata e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe njëkohësisht zv. Presidente e Komisionit Europian.

Të ndihesh arbëresh

72880_4583833836320_2103678764_nMariola Guxho

Arbëreshët, shqiptarët që nuk e harruan kurrë gjuhën, kulturën, zakonet dhe traditat e tyre. Zanafilla e tyre nis që në kohën e pushtimeve të para turke, para periudhës së mbretërisë së Skënderbeut, ku emigrantët shqiptarë u vendosën në Jug të Italisë.

Emigrantët arbëreshë i përkasin ritit ortodoks, për rrjedhojë kanë origjinë nga jugu i Shqipërisë dhe kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi i Greqisë (Moreja), aty ku Skënderbeu nuk vuri këmbë, të paktën si udhëheqës i shqiptarëve kundër sulltanit.

Një nga vendet, që është qytetëruar nga vetë arbëreshët është San Costantino Albanese, i cili është themeluar në vitin 1534. Pjesa e vjetër e fshatit është ndarë në dy pjesë: në pjesën e sipërme (Katundi Alartaz) dhe pjesa e ulët (Katundi Ahimaz). Ku ndodhen dy kisha ‘Madonna delle Grazie’ dhe ‘Madonna della Katistea’. Të dyja kishat janë të lidhura nga rruga “Skanderberg”, e cila kalon në të gjithë vendin nga lart-poshtë. Në perëndim ndodhet shenjtorja e Madonna della Stella, qe është mbrojtësja e vendit dhe e zemrës fetare të qytetarëve.

Gjate festimeve
Gjate festimeve

Nuk kemi si mos permendim festen e Madonna della Stella, e cila festohet në të dielën e dytë të majit. Për nder të kësaj feste formohen 5 kukulla (nusazit), një çift kukulle është me kostum popullor shqiptar, dy farkëtarë dhe i fundit është djalli. Ky i fundit përshkruhet në traditën e San Costantino, me dy fytyra, katër brirë, këmbët e tij përshkruhen në formën e këmbëve të kalit.

Nuzasit ndizen (me flakë) kur Madonna del nga kisha. Në fillim i vihet flakë dy farkëtarëve që ndodhen në qendër të skenës, më pas kukullës që përfaqëson burrin. Më tej ndizet edhe kukulla që përfaqëson femrën, e veshur me kostum tipik shqiptar. Në fund i vihet flakë kukullës që përfaqëson djallin.

Pas marshimit të fundit që shoqëron Madonnën, si në vendet e tjera të Italisë Jugore, vajzat e pamartuara shoqërojnë statujën me qirinj, dhe i kërkojnë Asaj një martesë të mbarë. Vazhdimi i festës, shoqërohet nga lutjet e grave arbëreshe në gjuhën arbëreshe.

Një tjetër kukull e krijuar me cartapesta (njelloj karte që përdoret për punë plastike) është kali, i cili shoqërohet nga një burrë, që ndizet natën e vigjiljes.

Një nga gatimet tipike të kësaj feste janë fletazit me klumësht.

45569_4583923358558_1757899568_nE bukura e këtij vendi qëndron se të gjithë flasin gjuhën arbëreshe. Ku dhe muzeu, flet për kulturën arbëreshe në çdo cep të tij. Këtë na e tregon edhe zonja Anila Amataj Hasani në fotot e saj, e cila më thotë: ‘Vura re disa nga fjalët që përdorin janë të njëjta me tonat p.sh sita (siç i themi ne sitës së miellit) ose argali (siç i thoshte gjyshja ime tezgjahut të qilimave).

Gjuha e tyre i afrohet më shumë dialektit të jugut (toskërishtes), e cila ruan disa elemente të gjuhës greke.

Ne patëm fatin të hanim tek shtëpia e vjehrrës së shokut të burrit (ai italian nga Salerno), të cilin e dëgjoje të fliste arbërisht. Edhe pse komunikimi me ne nuk është shumë i lehtë, janë disa fjalë tipike të tyre që ne nuk i përdorim, ose i përdorim në kuptim tjetër:

Fakt për këtë janë fjalët që përshkruajnë pjesët e fytyrës, të cilat janë të njëjta me tonat, me përjashtim të fjalës ‘puçra’, ku i thuhej ‘piçkëza’ (që për ne ka kuptim tjetër). Zonja e shtëpisë na bëri makarona të përgatitura nga ajo, në formë rombi, të quajtura ‘fletëza’.

222292_1692460593796_3584339_nShkrimet në kishë ishin shqip, ndërsa mesha ortodokse bëhej në gjuhën arbëreshe.

Unë isha për festen e Nusazit (Madonna della Stella), ku të gjithë kërcejnë e këndojnë në shesh siç duket edhe nga fotot. Ndërsa shumë banorë gjatë rrugës i ofronin verë e taralli (falas) kalimtarëve.

Në podium në shesh banorët kishin përgatitur disa manekinë prej kartoni (cartapesta). Ishte dhe statuja e qoftëlargut, djallit. Gjatë festës, fillonin e i rrotullonin njëri pas tjetrit, siç duket me ndonjë motor brenda, e kur shpejtësia rritej shumë, plaste koka e kukullës së punuar. Nëse kjo gjë ndodh, (plasja), simbolizon diçka të mirë, psh bujqësia do ecë mirë, do të ketë prodhime të mbara etj. I fundit ishte kukulla e djallit që ndizej. Nëse nuk i këputej koka ishte keq. Në fotot që ilustrojnë këtë shkrim duket qartë që koka e djallit është këputur. Pas kësaj gjëje iknin në këmbë në një kishe në kodër e atje shpërthejnë fishekzjarre’.

223249_1692448753500_7790513_nSot,vazhdon ende kultura e tyre që përcillet brez pas brezi. Ku italianët madje dhe të huajt turistë janë njohur me këtë kulturë më mirë se vetë shqiptarët. Në vijim janë paraqitur fotot e bëra nga zonja Anila për festën e San Costantino Albanese dhe për një festë tjetër arbëreshe ‘Festa e valleve’, e cila festohet një herë në vit, të martën e parë pas Pashkëve. Në të dyja këto festa reflektohet tradita e ruajtur me fanatizëm.

SHBA: KQZ është e rëndësishme të zbatohen rregullat

SHBA_466378_thumb_largeAmbasadori Amerikan Aleksandër Arvizu në një prononcimi për shtyp, gjatë vizitës së tij në Korçë u deklarua në lidhje me KQZ-në, duke theksuar se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për vendin dhe se, nevojitet një KQZ funksionale dhe gjithëpërfshirëse. Ai theksoi gjithashtu se, është e rëndësishme të zbatohen rregullat. Më poshtë keni prononcimin e plotë të Ambasadorit Arvizu.

‘’Edhe Jonathan Moore nga Departamenti i Shtetit tha të njëjtat gjëra dje nga Uashingtoni, se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Populli shqiptar meriton zgjedhje të mira. Të gjithë duan zgjedhje të mira. Për të pasur zgjedhje të mira, nevojitet një KQZ funksionale. Jo një KQZ të bazuar mbi një farsë; duhet të jetë rezultat i konsensusit politik, një marrëveshjeje. Të gjitha pjesët përbërëse ekzistojnë. Është me rëndësi sepse nuk ka mbetur shumë kohë dhe është me rëndësi që palët të mblidhen bashkë dhe të rikonstituojnë KQZ-në, dhe pas kësaj të ndërtohen 89 KZAZ-të, kodi i sjelljes lidhur me zgjedhjet, kush do të jetë në qendrat e numërimit, pra të gjitha këto duhet të ndodhin. Është me rëndësi që të zbatohen rregullat. Për fat të keq, nuk janë ndjekur kohët e fundit. Është me rëndësi që Kodi Zgjedhor të zbatohet sa më shumë që të jetë e mundur. Gjëja më e rëndësishme është vullneti politik. Askush nuk po flet për bojkot, askush nuk po flet për zgjedhje të shtyra. Duhet të ekzistojë gjithëpërfshirja për të cilën fola dje. Të gjitha pjesët përbërëse ekzistojnë.  Nuk duhet të ketë një farsë, por thjesht njerëzit t’i futen punës seriozisht, për një KQZ funksionale.

Pyetje: Ç’mendoni për reagimin e partive të opozitës që nuk propozojnë emra pas dorëheqjes së 3 anëtarëve të KQZ-së?

Ambasadori Arvizu: Është disi e vështirë të hyj në hollësi. E rëndësishmja është që edhe opozita duhet të jetë pjesë e kësaj, edhe qeveria, koalicioni qeverisës duhet të jetë pjesë. Nuk kemi ndonjë formulë magjike. Ndoshta ka më shumë se sa një zgjidhje, por një zgjidhje është e mundur. Presim që kjo të ndodhë.”

PDS, i bashkohet koalicionit opozitar

23-prill-Edi-Rama-Paskal-MiloEdhe Partia Demokracia Sociale, i është bashkuar koalicionit opozitar. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, deklaroi për mediat, se Demokracia Sociale tashmë, përfundimisht, me këtë deklaratë, rreshtohet përkrah Partisë Socialiste, në koalicionin e madh opozitar, i cili padyshim që do të jetë koalicioni fitues në 23 qershor. Ai shtoi gjithashtu se, termat që kemi arritur në përfundim të marrëveshjes i garantojnë Demokracisë Sociale, jo vetëm bashkëpunim të ndershëm, të sinqertë në zgjedhjet parlamentare, që po trokasin, por në të njëjtën kohë, garantojnë edhe pjesëmarrjen e Demokracisë Sociale në sistemin e mbrojtjes së votës së saj.

PAD i bashkohet koalicionit opozitar

23-prill-Edi-Rama-Zef-BushatiPartia Aleanca Demokristiane i bashkohet frontit opozitar. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi se është rënë dakord që Aleanca Demokristiane e kryesuar nga Zef Bushati, kundërshtarë në dy kampe të ndryshme, por që asnjëherë nuk janë përzier në zullumet e pushtetit, të bëhen së bashku në koalicionin opozitar ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’

Rama deklaroi gjithashtu, se, ardhja e Aleancës Demokristiane i jep një profil ende më të plotë një fronti të përbashkët, që shtrihet nga e djathta, ku tanimë shtohet edhe një forcë me integritet, në qendër, ku kemi partinë Bashkimin për të Drejtat e Njeriut, po ku kemi edhe Partinë Socialiste, si qendër e majtë, boshtin strategjik me LSI-në, dhe sigurisht edhe majtas me aleatët tanë tradicionalë.

Ndërkohë Kryetari i Aleanca Demokristiane, Zef Bushati deklaroi se, ne e kemi marrë tashmë vendimin tonë, për t’ju bashkëngjitur këtij koalicioni të majtë, Rilindjes, e cila i përshtatet edhe demokristianëve. Ai shtoi gjithashtu, se ne garojmë nën siglën e Aleancës Demokristiane, edhe në këtë koalicion ku marrin pjesë dhe se, thirrjet tona do të jenë për të gjithë elektoratin që të votojë për kandidatët e Aleancës Demokristiane.

Çfarë fshihet pas Manisë së Kundërshtimit?

Foto ilustruese/ Mania e Kundershtimit
Foto ilustruese/ Mania e Kundershtimit

Ti u thua e bardhë, ato të thonë e zezë. Nuk janë kurrë dakord me të tjerët, edhe pse mendojnë si ato. Nga u buron ky shpirt i kundërshtimit? Përse kjo lloj kokëfortësie, për të ‘kundërshtuar’?

“I propozova të mësonte pianon, ajo vendosi të mësonte kitaren; e regjistrova në kurse gjimnastike, më tha se preferonte volejbollin….” Miriami, mamaja e Xhulias, 16- vjeçare, përshkruan një situatë, që e njohin edhe prindërit e tjerë të fëmijëve adoleshentë: “ Vajza ime bën gjithçka për të më kundërshtuar!”

Sipas Gonzague Masquelier, psikolog dhe drejtor i shkollës parizjane të Gestalt* (EPG), kjo sjellje korrespondon me një etapë në zhvillimin e njeriut, e quajtur “kundër-varësia” : “ Është një stad ndërmjetës, që lejon kalimin nga gjendja e varësisë së fëmijës në atë të pavarësisë, që i takon të rriturit. Përpara, se të mund të lirohet nga autoriteti i tjetrit, individi fillon duke e kundërshtuar atë.”

Ky reagim është sa i paevitueshëm, po aq edhe i nevojshëm, në formimin e afirmimit të identitetit. Problemi është, kur ajo zgjatet dhe intensifikohet. “Kjo provon që autonomia nuk është fituar”,- vëren terapisti. Po qëndrojmë akoma, të nënshtruar ndaj influencës së të tjerëve, të paaftë për tu pozicionuar.”

Një mënyrë për ti dhënë rëndësi.

Ndërsa tek disa, duket të jetë një problem afirmimi i vetvetes, tek të tjerë tregon një personalitet të fortë, siç janë ‘ambiciozët e mëdhenj, shefat’. Ato pra, që nuk durojnë dot që të tjerët, të kenë ide më të mira, se, sa ato. Mënyra e tyre e vetme, për te ruajtur pushtetin përballe ‘konkurrentëve’ të tyre, është kundërshtimi i tyre ‘sistematik’, vëren psikiatri Charly Cungi. Gonzague Masquelier, shton, se të kesh shpirtin e kundërshtimit, është shpesh një teknikë e pandërgjegjshme, për ti dhënë rëndësi vetes. Jean-Marc, gazetar 36-vjeç, dëshmon: ‘ Më thërrasin në emër. ‘Po, por..’! Është marka e fabrikës, ajo ka defektet e veta, por të paktën më njohin!”

Një frikë e ekzagjeruar e dëshirës së tjetrit.

Kur kundërshtimi shndërrohet në automatik dhe absurd, ai ‘vërteton vështirësi të thella në marrëdhënie me të tjerët’ shpjegon Charly Cungi. Personat, që shfaqin këto shqetësime nuk durojnë dot të preken, ose janë të paqëndrueshëm në dashuri. Sjellje, që provojnë frikën e  ‘gllabërimit’ nga dëshira e tjetrit. Për psikiatrin, “ ky mosbesim mund të përkthehet nga një tendencë paranojake”, ose nga një ankth i fëmijërisë: kur ka ndjerë në mënyrë të ekzagjeruar nënshtrimin ndaj dëshirës së prindërve dhe ka frikë, se mos përjeton sërish të njëjtën situatë, nëse pohon dëshirën e tjetrit.

Një vështirësi për të shprehur acarimin.

Kundërshto, moho, kundërvihu: “Këto sjellje përdoren për të shprehur agresivitetin, pa i vënë emër atij’, thotë Gonzague Masquelier. Të gjendesh gjithmonë në pozitën e kundërshtuesit, dëshmon një vështirësi që të perceptosh dhe të shprehësh acarimin, që ndjen. P.sh. në vend që Valeri ti thotë burrit të saj, se, ajo dëshiron që ai të kthehet vonë në darkë, ajo refuzon sistematikisht ftesat e tij për të dalë. Kjo quhet në Gestalt ‘ shndërrimi i agresivitetit’, saktëson terapisti. Kjo nuk mund të zgjidhet, vetëm nëse personi mëson të njohë dhe ti vë një emër, shkakut të vërtetë të shprehjes së agresivitetit’

Çfarë duhet bërë?

Duhet të bëni dallimin midis emocioneve dhe opinioneve

Më tepër, se, sa të përgjigjeni direkt, lërini pak kohë vetes për të ‘kuptuar’ atë që sapo u tha : “ Çfarë provokon kjo tek unë?” Pastaj, “reflektoni” në thelb “ Çfarë mendoj vërtet, mbi atë çka tjetri më tha?” Qëllimi është, të matet vendi i emocioneve dhe i arsyes. Përpiquni të shpreheni në dy kohë. “ Çka ti thua më acaron”, pastaj “ Ja, se çfarë mendoj, unë, për….”

Fillojeni ju vetë bisedën

Mos prisni të reagoni ndaj ideve të të tjerëve, përpiquni të filloni vetë diskutimet, duke i hapur ju vetë temat e diskutimit. Kështu nuk do të keni mundësi më, të pozicionoheni vetëm në raport me të tjerët. Kjo do t’ju lejojë gjithashtu të keni bindjet tuaja. Një njohje e mirë e vetvetes, është baza themelore e afirmimit të vetvetes.

Këshilla mjedisit rrethues

Mos hyni në lojën e debatit të ideve të kundërta: kjo nuk bën veçse e inkurajon personin në kokëfortësi. Dëgjojeni dhe lokalizoni një pjesë të bisedës së tij, duke iu thënë, se jeni plotësisht dakord. Pastaj, rivendosini idetë, që ju ndani. Ose, ai ka një shpirt kundërshtimi aq të fortë, sa do t’ju kundërshtojë sërish – dhe në këtë moment bëjini të ditur, ambiguitetin e tij, kjo do ta ndihmojë të ndërgjegjësohet mbi problemin. Ose, duke u ndjerë më pak në rrezik, ai do të jetë në gjendje të hyjë në një marrëdhënie të hapur dhe të moderuar.

*Gestalt (shen.albplus): psikologjia e formës është një teori psikologjike, filozofike dhe biologjike, sipas së cilës proceset e perceptimit dhe të përfaqësimit mendor trajtojnë spontanisht fenomenet si bashkësi strukturash (format) dhe jo si një shtim i thjeshtë apo mbivendosje elementësh.

marrë nga psychologies.com/ Autor : Anne-Laure Gannac

Topi: FRD del e vetme në zgjedhje

TopiKryetar i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi për mediat, se partia e tij ka vendosur të dalë e vetme në garën elektorale të 23 qershorit. Ai deklaroi gjithashtu, se shqiptarët kanë nevojë për një pol të tretë, si një nevojë jetike për demokraci funksionale.

(…)

“Me këtë akt FRD bën diferencën nga praktikat dhe modelet e tjera, të cilat për interesa jo parimore kanë injoruar vullnetin dhe dëshirën e elektoratit, duke i detyruar qytetarët të zgjedhin gjithnjë midis dy alternativave gati identike. Sot shqiptarët do të kenë një alternativë të tretë, që vjen si nevojë jetike për demokraci funksionale dhe përfaqësim të shëndoshë demokratik, që ofron garanci, siguri dhe kapacitete për një qeverisje politike shumë më të mirë, më transparente, më qytetare dhe më evropiane pas zgjedhjeve të 23 qershorit.”

(…)

“Që në fillim ne kemi synuar aleancë vetëm me qytetarët dhe kemi ftuar çdo forcë politike që ndan parimet tona të bëhet pjesë e projektit përmes shkrirjes së strukturave dhe anëtarësisë. Ne jemi të gëzuar që thirrjes tonë i janë përgjigjur grupe politike dhe civile me identitet të djathtë dhe moderator, pjesa më e madhe e ish të përndjekurve politikë,pronarët e ligjshëm, rinia studentore, votues për herë të parë, shtresa e mesme dhe elita intelektuale liberale e konservatore. Sot FRD është dhe mbetet shtëpia e vërtetë e qendrës dhe të djathtës së moderuar dhe qytetarëve shqiptare”, – ka deklaruar Bamir Topi./e.k

(…)

Dielli zhduk depresionin stinor

wallpaperen.com
foto/wallpaperen.com

Çrregullimi Afektiv Stinor, ose e njohur ndryshe si SAD, është një lloj depresioni i lidhur me mungesën e dritës së diellit. Shfaqja e simptomave, prodhohet çdo vit, përgjatë muajve të dimrit, dhe shumica e tyre në vendet, ku dimri është më i gjatë dhe më i ashpër.

Simptomat përfshijnë uljen e humorit, ndjehesh i trishtuar, prekesh shumë shpejt, ndjehesh i pashpresë, i pavlerë dhe fajtor, shpesh me një preokupim ndaj vdekjes dhe të vdekurit. Përqendrimi është i keq dhe motivimi është i dobët dhe me shqetësime, irritime dhe nervozizëm. Gjumi është i vështirë, mezi fle, ose zgjohesh herët ose fle shumë gjatë. Humbja e peshës ose fitimi i saj është i shpeshtë. Simptomat fizike janë po ashtu, të shpërndara dhe përfshijnë dhimbje koke, dhimbje të përgjithshme dhe letargji. Të gjitha simptomat, janë simptoma të mungesës së vitaminës D.

Terapia me drita, dritat UV, janë përdorur me sukses për të përmbysur apo zvogëluar simptomat e depresionit sezonal dhe për të rritur nivelin e vitaminës D (vitamina D është një hormon i prodhuar nga trupi, pas ekspozimit në diell)

Terapia me drita mund të kryhet nga kuti artificiale ose nga vetë dielli. Nëse vuani nga trishtimi vjetor i dimrit ose depresioni sezonal në tërësi, rekomandohet gjerësisht të zhvendoseni diku më afër ekuatorit.

Marrë nga Organic Lifestyle Magazine 

AK: 6 kushte për koalicion

kreshnik-spahiu-15Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, bëri publike sot përmes një deklarate  për shtyp, gjashtë kërkesat zyrtare të forcës politike që ai drejton lidhur me koalicionet e mundshme parazgjedhore me partitë anti-qeveritare. Spahiu sqaroi gjithashtu se kërkesat e AK nuk janë pazare politike, por standarde morale, politike, etike, ligjore dhe kombëtare për të cilat AK është e vendosur të mos lëshojë.

Spahiu deklaroi gjithashtu se AK dënon ashpër të gjitha spekulimet mediatike në këtë moment vendimtar për bashkëpunimin e forcave opozitare, qëllimi i të cilave është largimi njëherë e përgjithmonë i shtetasit Berisha.

Spahiu i është drejtuar të gjitha partive politike, të cilat kërkojnë bashkëpunim me këtë lëvizje që kërkesat që AK pretendon, të kushtëzohen nga një pakt kombëtar dhe historik, i cili duhet të përmbajë :

1- Rikonfigurim të të gjithë mekanizmit elektoral, duke përfshirë kapacitetet njerëzore dhe ekspertët e propozuar nga AK në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore duke filluar nga KQV, KZAZ, grupet e numërimit dhe deri në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo është e vetmja garanci për të siguruar votën e lirë dhe të barabartë të të gjithë shqiptarëve.

2- Marrëveshje politike dhe elektorale për hapjen e debatit mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kodit elektoral, nga sistem proporcional rajonal në sistem kombëtar ose të korrektuar.

3- Marrëveshje politike për miratimin e një strategjie dhe platforme për heqjen e kufirit dhe doganave mes dy shteteve shqiptare, Shqipëri – Kosovë, si dhe heqjen e çdo barriere tjetër që pengon unifikimin kombëtar.

4- Marrëveshje politike për të standardizuar demokracinë parlamentare apo pushtetin qendror dhe lokal nëpërmjet kufizimit të mandateve politike jo më shumë se dy mandate për çdo drejtues politik, kryeministër, kryetar partie, deputet, ministra, kryetar bashkie etj.

5- Reformë Kushtetuese në sistemim e drejtësisë duke hequr të gjitha pengesat politike për dorëzimin, kallëzimin, hetimin dhe ndëshkimin e çdo zyrtari të lartë politik duke filluar nga kryeministri aktual.

6- Marrëveshje politike për ndarjen e tre pushteteve dhe pavarësinë e tyre duke filluar nga ndarja  parlamentit me qeverinë ku asnjë ministër të mos jetë deputet.

Spahiu deklaroi gjithashtu, se AK pret partitë opozitare që t’i bashkohen asaj, në nënshkrimin e këtij pakti kombëtar, në të kundërt theksoi Spahiu, AK ka zgjedhur një aleancë tjetër, aleancën me popullin. e.k/