Çfarë fshihet pas Manisë së Kundërshtimit?

67
Foto ilustruese/ Mania e Kundershtimit
Foto ilustruese/ Mania e Kundershtimit

Ti u thua e bardhë, ato të thonë e zezë. Nuk janë kurrë dakord me të tjerët, edhe pse mendojnë si ato. Nga u buron ky shpirt i kundërshtimit? Përse kjo lloj kokëfortësie, për të ‘kundërshtuar’?

“I propozova të mësonte pianon, ajo vendosi të mësonte kitaren; e regjistrova në kurse gjimnastike, më tha se preferonte volejbollin….” Miriami, mamaja e Xhulias, 16- vjeçare, përshkruan një situatë, që e njohin edhe prindërit e tjerë të fëmijëve adoleshentë: “ Vajza ime bën gjithçka për të më kundërshtuar!”

Sipas Gonzague Masquelier, psikolog dhe drejtor i shkollës parizjane të Gestalt* (EPG), kjo sjellje korrespondon me një etapë në zhvillimin e njeriut, e quajtur “kundër-varësia” : “ Është një stad ndërmjetës, që lejon kalimin nga gjendja e varësisë së fëmijës në atë të pavarësisë, që i takon të rriturit. Përpara, se të mund të lirohet nga autoriteti i tjetrit, individi fillon duke e kundërshtuar atë.”

Ky reagim është sa i paevitueshëm, po aq edhe i nevojshëm, në formimin e afirmimit të identitetit. Problemi është, kur ajo zgjatet dhe intensifikohet. “Kjo provon që autonomia nuk është fituar”,- vëren terapisti. Po qëndrojmë akoma, të nënshtruar ndaj influencës së të tjerëve, të paaftë për tu pozicionuar.”

Një mënyrë për ti dhënë rëndësi.

Ndërsa tek disa, duket të jetë një problem afirmimi i vetvetes, tek të tjerë tregon një personalitet të fortë, siç janë ‘ambiciozët e mëdhenj, shefat’. Ato pra, që nuk durojnë dot që të tjerët, të kenë ide më të mira, se, sa ato. Mënyra e tyre e vetme, për te ruajtur pushtetin përballe ‘konkurrentëve’ të tyre, është kundërshtimi i tyre ‘sistematik’, vëren psikiatri Charly Cungi. Gonzague Masquelier, shton, se të kesh shpirtin e kundërshtimit, është shpesh një teknikë e pandërgjegjshme, për ti dhënë rëndësi vetes. Jean-Marc, gazetar 36-vjeç, dëshmon: ‘ Më thërrasin në emër. ‘Po, por..’! Është marka e fabrikës, ajo ka defektet e veta, por të paktën më njohin!”

Një frikë e ekzagjeruar e dëshirës së tjetrit.

Kur kundërshtimi shndërrohet në automatik dhe absurd, ai ‘vërteton vështirësi të thella në marrëdhënie me të tjerët’ shpjegon Charly Cungi. Personat, që shfaqin këto shqetësime nuk durojnë dot të preken, ose janë të paqëndrueshëm në dashuri. Sjellje, që provojnë frikën e  ‘gllabërimit’ nga dëshira e tjetrit. Për psikiatrin, “ ky mosbesim mund të përkthehet nga një tendencë paranojake”, ose nga një ankth i fëmijërisë: kur ka ndjerë në mënyrë të ekzagjeruar nënshtrimin ndaj dëshirës së prindërve dhe ka frikë, se mos përjeton sërish të njëjtën situatë, nëse pohon dëshirën e tjetrit.

Një vështirësi për të shprehur acarimin.

Kundërshto, moho, kundërvihu: “Këto sjellje përdoren për të shprehur agresivitetin, pa i vënë emër atij’, thotë Gonzague Masquelier. Të gjendesh gjithmonë në pozitën e kundërshtuesit, dëshmon një vështirësi që të perceptosh dhe të shprehësh acarimin, që ndjen. P.sh. në vend që Valeri ti thotë burrit të saj, se, ajo dëshiron që ai të kthehet vonë në darkë, ajo refuzon sistematikisht ftesat e tij për të dalë. Kjo quhet në Gestalt ‘ shndërrimi i agresivitetit’, saktëson terapisti. Kjo nuk mund të zgjidhet, vetëm nëse personi mëson të njohë dhe ti vë një emër, shkakut të vërtetë të shprehjes së agresivitetit’

Çfarë duhet bërë?

Duhet të bëni dallimin midis emocioneve dhe opinioneve

Më tepër, se, sa të përgjigjeni direkt, lërini pak kohë vetes për të ‘kuptuar’ atë që sapo u tha : “ Çfarë provokon kjo tek unë?” Pastaj, “reflektoni” në thelb “ Çfarë mendoj vërtet, mbi atë çka tjetri më tha?” Qëllimi është, të matet vendi i emocioneve dhe i arsyes. Përpiquni të shpreheni në dy kohë. “ Çka ti thua më acaron”, pastaj “ Ja, se çfarë mendoj, unë, për….”

Fillojeni ju vetë bisedën

Mos prisni të reagoni ndaj ideve të të tjerëve, përpiquni të filloni vetë diskutimet, duke i hapur ju vetë temat e diskutimit. Kështu nuk do të keni mundësi më, të pozicionoheni vetëm në raport me të tjerët. Kjo do t’ju lejojë gjithashtu të keni bindjet tuaja. Një njohje e mirë e vetvetes, është baza themelore e afirmimit të vetvetes.

Këshilla mjedisit rrethues

Mos hyni në lojën e debatit të ideve të kundërta: kjo nuk bën veçse e inkurajon personin në kokëfortësi. Dëgjojeni dhe lokalizoni një pjesë të bisedës së tij, duke iu thënë, se jeni plotësisht dakord. Pastaj, rivendosini idetë, që ju ndani. Ose, ai ka një shpirt kundërshtimi aq të fortë, sa do t’ju kundërshtojë sërish – dhe në këtë moment bëjini të ditur, ambiguitetin e tij, kjo do ta ndihmojë të ndërgjegjësohet mbi problemin. Ose, duke u ndjerë më pak në rrezik, ai do të jetë në gjendje të hyjë në një marrëdhënie të hapur dhe të moderuar.

*Gestalt (shen.albplus): psikologjia e formës është një teori psikologjike, filozofike dhe biologjike, sipas së cilës proceset e perceptimit dhe të përfaqësimit mendor trajtojnë spontanisht fenomenet si bashkësi strukturash (format) dhe jo si një shtim i thjeshtë apo mbivendosje elementësh.

marrë nga psychologies.com/ Autor : Anne-Laure Gannac