SHBA: KQZ është e rëndësishme të zbatohen rregullat

69

SHBA_466378_thumb_largeAmbasadori Amerikan Aleksandër Arvizu në një prononcimi për shtyp, gjatë vizitës së tij në Korçë u deklarua në lidhje me KQZ-në, duke theksuar se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për vendin dhe se, nevojitet një KQZ funksionale dhe gjithëpërfshirëse. Ai theksoi gjithashtu se, është e rëndësishme të zbatohen rregullat. Më poshtë keni prononcimin e plotë të Ambasadorit Arvizu.

‘’Edhe Jonathan Moore nga Departamenti i Shtetit tha të njëjtat gjëra dje nga Uashingtoni, se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Populli shqiptar meriton zgjedhje të mira. Të gjithë duan zgjedhje të mira. Për të pasur zgjedhje të mira, nevojitet një KQZ funksionale. Jo një KQZ të bazuar mbi një farsë; duhet të jetë rezultat i konsensusit politik, një marrëveshjeje. Të gjitha pjesët përbërëse ekzistojnë. Është me rëndësi sepse nuk ka mbetur shumë kohë dhe është me rëndësi që palët të mblidhen bashkë dhe të rikonstituojnë KQZ-në, dhe pas kësaj të ndërtohen 89 KZAZ-të, kodi i sjelljes lidhur me zgjedhjet, kush do të jetë në qendrat e numërimit, pra të gjitha këto duhet të ndodhin. Është me rëndësi që të zbatohen rregullat. Për fat të keq, nuk janë ndjekur kohët e fundit. Është me rëndësi që Kodi Zgjedhor të zbatohet sa më shumë që të jetë e mundur. Gjëja më e rëndësishme është vullneti politik. Askush nuk po flet për bojkot, askush nuk po flet për zgjedhje të shtyra. Duhet të ekzistojë gjithëpërfshirja për të cilën fola dje. Të gjitha pjesët përbërëse ekzistojnë.  Nuk duhet të ketë një farsë, por thjesht njerëzit t’i futen punës seriozisht, për një KQZ funksionale.

Pyetje: Ç’mendoni për reagimin e partive të opozitës që nuk propozojnë emra pas dorëheqjes së 3 anëtarëve të KQZ-së?

Ambasadori Arvizu: Është disi e vështirë të hyj në hollësi. E rëndësishmja është që edhe opozita duhet të jetë pjesë e kësaj, edhe qeveria, koalicioni qeverisës duhet të jetë pjesë. Nuk kemi ndonjë formulë magjike. Ndoshta ka më shumë se sa një zgjidhje, por një zgjidhje është e mundur. Presim që kjo të ndodhë.”