Karakteret vetmitarë, shpjegimi psikologjik

foto ilustruese
foto ilustruese

Nuk ndjehem mirë, veçse kur jam vetëm

Vetmitarë me tendenca asociale, nuk duan veçse të rrinë në shoqërinë e tyre. Nuk duan të takohen me njeri dhe kanë dëshirë të qëndrojnë vetëm në shtëpitë e tyre: nëse për disa ky imazh është diçka e papërballueshme, për vetmitarët, s’është veçse një ideal jete.

Po përse ?

Në shoqërinë e ‘hiperkontaktit’, vetmitarët ngjallin admirimin tonë, nga thjeshtësia e tyre për autonomi. Pavarësia e tyre, shfaq një forcë të madhe karakteri, me kusht që ajo të jetë e ndërthurur me momente shoqërizimi. Në rast të kundërt, sjellja e tyre inkuadrohet brenda fobisë sociale.

Një ndjesi vetëmjaftueshmërie

Melani, 35 vjeç, është beqare. Përkthyese, ajo kalon shumicën e kohës së saj, vetëm. Një zgjedhje, për të cilën ajo thotë, se është e kënaqur dhe krenare : « Kjo provon se unë nuk kam nevojë për njeri ; » Kompleks superioriteti ? Sidoqoftë, një formë vetëmjaftueshmërie, që i ka rrënjët në fëmijëri: nëse më kanë thënë që unë jam më inteligjenti, më i forti….përse duhet të shkojë drejt të tjerëve, që nuk mund të më sjellin asgjë ?

Kur edukimi, nuk u ka mësuar shijen e ndarjes së gjërave dhe zbulimin e tjetrit, fëmija zhvillon një egoizëm, që mund të manifestohet, nëpërmjet izolimit. Në terma afatgjatë, ai rrezikon të vuajë sindromën e hipokritit : çdo takim i ngjall frikë, se mos ‘demaskohet’ për tu shfaqur në gjithë banalitetin e tij dhe izolimin.

Një ankth social

Sipas psikiatrit dhe psikoterapistit Frédéric Fanget, « askush s’mund të jetë i vetëmjaftueshëm me vetveten ». Këto nuk janë veçse argumente racionale, që vetmitarët kërkojnë, nga refuzimi për të pranuar, arsyen e vërtetë të izolimit të tyre: frikën nga të tjerët. »

Një ankth social, që mund të jetë gjenetik, thotë Frédéric Fanget, i cili është fokusuar mbi studimet shkencore të kryera në SHBA, pas fëmijëve me sjellje antisocialë. Ose një ankth edukativ, konfirmon Stephane 42 vjeç : « Në shtëpinë tonë nuk prisnim njeri. Prindërit e mi ishin mbyllur rreth vetvetes në çift ». Stephane, ka zhvilluar një mosbesim të ekzagjeruar ndaj të tjerëve : « Kur prindërit ju thonë dhe ju tregojnë, se nuk duhet ti zini besë askujt, ju shndërroheni në individualistë ! »

Një kujtim traumatik

Kjo sjellje, mund të jetë gjithashtu pasojë e një ngjarjeje traumatike. Amelle, 33 vjeç, atëherë një adoleshente e rezervuar, ka përjetuar rreptësinë e një profesori, që e detyronte të dilte në dërrasë të zezë dhe tallej me të, kur shikonte se, ajo nuk përgjigjej dot. Sot, Amelle, që merret me agrikulturë, thotë se është e lumtur me jetën e saj të « vetmuar ». Shpjegimet e Frédéric Fanget : « Kur eksperiencat e para të përballjes ndaj të tjerëve, rezultojnë me dështime ose poshtërime, ato mund ti lenë vendin më vonë sjelljeve të tilla shmangëse. »

Ankth ndaj prishjes së marrëdhënieve

Është një evitim, nga këto vetmitarë të cilët janë të ndërgjegjshëm për personalitetin e tyre vartës emocional. « Shmangja për të krijuar lidhje, shndërrohet në një mënyre, për ti ikur riskut të rënies në gjendje vartësie », tregon Frédéric Fanget. « Ajo çka i krijon ankth, është ideja se mund të humbasin tjetrin, personin që mund të lidhen.» Më mirë të qëndrojnë vetëm, se sa të përjetojnë dhimbjen e një eksperience të mëparshme : ndarje me mamanë, hidhërim vdekjeje, ose lidhjeje dashurore, etj.

Ç’duhet bërë ?

Terapisti i besimit në vetvete Frédéric Fanget, i cili mbështetet mbi praktikat e psikoterapisë, propozon disa mënyra, për ti dhënë fund frikërave dhe për tu hedhur në veprim.

Shkoni drejt të tjerëve

Sa më shumë i arratiseni daljeve, aq më shumë do të ndjeheni në ankth, për të takuar njerëz të tjerë dhe do të vlerësoni akoma më tej, vetminë. Pushoni së qënuri pasiv. Merrni iniciativën të hyni në marrëdhënie me të tjerët. Guxoni! Filloni duke u ‘trajnuar’ pranë personave, që keni besim. Ecni më tej, paraprijini thirrjeve të tyre, propozoni takime, çlirohuni nga shpjegimi i përpjekjeve tuaja. Frymëzohuni nga teknikat, që ato përdorin, për tu futur në marrëdhënie.

Kthehuni drejt së jashtmes

Cilado që të jetë arsyeja e frikës suaj kundrejt të tjerëve, ajo ju jep arsyen të jeni shënjestra e të gjitha gjykimeve, kur ju ndodheni në një grup. Për ti dhënë fund këtyre shqetësimeve, duhet të mësoni të « dilni jashtë rrethit » : të interesoheni paraprakisht mbi botën, për të tjerët, bëjuni pyetje….e thënë ndryshe, hapuni, për të mos u fokalizuar vetëm mbi vetveten.

Këshilla mjedisit rrethues

Mos i zini besë paraqitjes së tyre. Ai ju thotë, se preferoj të rri vetëm? Rrini me të, ftojeni, bindeni të dalë. Flitini për ankthet tuaja, apo eksperiencat e ndjesisë së turpit. Kjo do ta ndihmojë të relativizojë dhe të shohë, se nuk është i vetmi, që ndjen këtë frikë. Shprehini miqësinë tuaj, ose besimin tuaj tek ai, pa hezituar, në mënyrë për ta inkurajuar.

Dëshmi

Karol, 38 vjeç, grafiste: “Mësova të socializohem”. Kur isha fëmijë kisha dëshirë të rrija vetëm, të shpikja histori, ose të shkruaja. Më quanin ëndërrimtare, të pavarur. E shikoja këtë si një lloj lavdërimi. Problemet, mu shfaqën më vonë. Duke dështuar në karrierën time si dizenjatore e pavarur, kërkova punë në një pab….atje, dështimet vijuan, pasi isha e paaftë të funksionoja në grup! Mbi planin personal, nuk ndjehesha e mërzitur. I kisha zili ato, që rrinin të rrethuar me miq. Ndërmora një psikoterapi sjellje. Falë ushtrimeve shumë të thjeshta, si psh. të jepja dorën para se, të më përshëndesnin, të hapja krahët për të mirëpritur dikë, t’ju qeshja të panjohurve, korrigjova tërë sjelljen time dhe zakonet, që dëshmonin izolimin tim. Fillova të mësoj, se si të shoqërizohem. U ndërgjegjësova që kjo pavarësi, që kujtoja se ishte zgjedhja ime, më ishte ‘imponuar’: vajzë e vetme, prindërit e mi, që edhe ato kishin shumë pak miq, më mbronin në mënyrë të ekzagjeruar. Dhe unë, që vetëkënaqesha me këtë guaskë. Sot, unë shijoj ditët në punë dhe mbrëmjet në mes miqsh. Është një çlirim i vërtetë!

Marrë nga psychologies.com

Autor Anne-Laure Gannac

 

BE: kriza financiare europiane ka frenuar rritjen ekonomike

Komisioni EuropianKomisioni Europian ka publikuar sot, raportin mbi Stabilitetin dhe Integrimin Financiar Europian (EFSIR). Raporti nënvizon rëndësinë dhe urgjencën e reformave në sektorin financiar, me qëllim ringjalljen dhe rritjen ekonomike afatgjatë. Raporti arrin në përfundimin se, kriza financiare, ka frenuar rritjen ekonomike për vitin 2012.

Raporti mbi Stabilitetin dhe Integrimin Financiar Europian (EFSIR), u prezantua me rastin e një konference të organizuar në bashkëpunim me Bankën Qendrore Europiane (BCE),në Bruksel. Ky eveniment, ka mbledhur së bashku hartuesit e politikave, personalitetet kryesore të botës financiare dhe të botës akademike, për të diskutuar mbi stabilitetin dhe integrimin financiar europian.

Komisioneri përgjegjës për Tregun e Brendshëm dhe Shërbimet, Barnier, ka deklaruar se, masat politike të analizuara në këtë raport, përbëjnë instrumentet më të mirë, për të dalë nga kriza. Programi ynë i reformave, i drejtohet problemeve të institucioneve ‘shumë të mëdha, për të dështuar’ dhe aktualizon, një treg europian të shërbimeve financiare, më rezistues dhe më integrues. Barbier, ka theksuar gjithashtu se, është e domosdoshme, që sektori ynë financiar, të jetë në gjendje të mbështesë ekonominë reale dhe të hedhë bazat e rritjes ekonomike afatgjatë.

Në një mënyrë të përgjithshme, raporti tregon se pavarësisht përmirësimeve të vërejtura, kriza financiare, ka vazhduar të frenojë rritjen ekonomike, në mënyrë domethënëse, për vitin 2012.

Më në veçanti, raporti i këtij viti: tregon se propozimet europiane, për vënien në jetë të një unioni bankar, vijnë si nevojshmëri për thellimin e integrimit ekonomik  dhe financiar në Europë; ripërmbledh iniciativat kryesore politike të vëna në jetë, të adoptuara, të prezantuara dhe të përpunuara, më 2012; bazohet mbi debatin e gjerë të ndërmarrë nga qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe së fundmi, publikun e madh, për të analizuar modelet e ndërmarrjeve të institucioneve financiare dhe kryesisht mundësinë për të adoptuar reforma strukturore, në sektorin bankar; përpilon bilancin e progreseve të arrira në rregullimin e tregjeve të derivuara lirisht;  vë theksin mbi rolin qendror të sektorit financiar, për mbështetjen e ekonomisë reale, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në përfitim të gjithë shoqërisë, duke shqyrtuar vështirësitë që ndërmarrjet e vogla e të mëdha hasin për tu financuar.

Sfondi historik

Në vitin 1999, një treg unik financiar, në te cilin fondet qarkullonin lirisht dhe që i lejonte ndërhyrësve, të kryenin lirisht shkëmbimet midis vendeve të Unionit, ishte një ëndërr e largët. Që nga ai moment, situata ka evoluar në mënyrë domethënëse. Institucionet dhe tregjet europiane financiare, janë bërë më të ndërvarura. Evolucioni i tregut, ka detyruar autoritetet e rregullimit dhe të vëzhgimit, të përshtaten. Metodat e vjetra të organizimit, të rregullimit dhe të vëzhgimit financiar janë vënë në dyshim, ndërkohë që zhvilloheshin kanale transmetimi risku, përtej kufijve.

Komisioni ka qenë në dijeni, të domosdoshmërisë së ndjekjes së përhershme, të evoluimit të sektorit financiar të BE-së. Për këtë arsye, ai ka publikuar deri në vitin 2009, një “Raport mbi Integrimin Financiar Europian”, që analizonte evoluimin e tregut dhe të politikave, duke u bazuar mbi indikatorët e integrimit financiar, të efikasitetit, të stabilitetit dhe konkurrencës.

Kriza financiare, ka treguar se ishte e nevojshme, kushtimi i një vëmendje në rritje, ndaj çështjeve të stabilitetit financiar. Pikërisht, për mbajtjen parasysh të këtij evolucioni, “Raporti mbi Stabilitetin dhe Integrimin Financiar Europian”, ka marrë përparësi të veçantë, që prej 2010. Ky raport gjithashtu, është bëre subjekt i raportimit të masave të reja, që lejojnë vënien në jetë të një tregu financiar evropian, realisht të integruar.

 

 

BE, akordon 21 milionë euro për krizën ne Qipro

foto/albplus
foto/albplus

Një plan riprogramimi, i adoptuar sot, nga Komisioni Europian, do aplikohet për të ndihmuar daljen e Qipros nga kriza aktuale, sociale dhe ekonomike. Ky riprogramim fondi rajonal, është kërkuar nga Qipro vitin e kaluar dhe aplikohet në kuadrin e riorientimit drejt zonave më problematike, për të simuluar ripërtëritjen social-ekonomike. Fondi prej 21 milionë euro, do akordohet në fushat e përforcimit të projekteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mbi iniciativën e lirë ndërmarrëse tek të rinjtë, si edhe mbi projektet e ripërtëritjes së zonave urbane dhe rurale.

Komisioni Europian ka deklaruar sot, se ka adoptuar  një plan ri-programimi, që do të kontribuojë në mbështetjen e rritjes ekonomike të Qipros dhe në përforcimin e efekteve të fondeve rajonale të Unionit në këtë vend. Nëpërmjet vendimit, për të riorientuar, një shumë prej 21 milionë dollarë, fonde rajonale, Komisioni Europian, synon të ndihmojë vendet të përballojnë krizën sociale-ekonomike aktuale dhe të bëjë të mundur që investimet që zotërohen të konkretizohen sa më shpejt, veçanërisht për sa i përket mbështetjes, ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha dhe punësimit të të rinjve. Ky rishikim, që është kërkuar nga Qipro në fillim të vitit, ka përfituar një vëmendje publike të rritur, përgjatë javëve të fundit. Ai do të lejojë riorientimin e fondeve, drejt zonave ku është e dyshimtë, pasja e një efekti më të rëndësishëm mbi rritjen ekonomike dhe punësimin afatshkurtër.

Komisioneri i ngarkuar për politikën rajonale, Johannes Hahn, duke u shprehur mbi këtë vendim ri-programimi, deklaroi, se ky vendim i marrë sot, do të ndihmojë Qipron të përballojë krizën dhe të zotërojë problemet ekonomike, me ndihmën e fondeve rajonale të Unionit, në mënyrën më efikase të mundshme, në fushat që do të kontribuojnë ndaj përpjekjeve të vendit, në favor të rritjes dhe konkurrencës, dhe në veçanti të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ai theksoi gjithashtu, se po bashkëpunohet ngushtë me autoritetet qipriote, nëpërmjet një dialogu të vazhdueshëm, mbi mënyrën në të cilën fondet rajonale të Unionit, mund të mbështesin përpjekjet e shumta të vendit, për të dalë nga kriza.

Përafërsisht 11 milionë euro fonde, janë përcaktuar për përforcimin e projekteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha (8.5 milion euro) dhe për masa, që synojnë promovimin e iniciativës ndërmarrëse, tek të rinjtë (2.5 milionë euro). Një shumë shtesë, prej 10 milionë euro, do të transferohet drejt projekteve të ripërtëritjes së zonave urbane dhe rurale.

Vendimi i transferimit të fondeve, midis zonave, vjen kryesisht, për shkak të përkeqësimit të situatës sociale-ekonomike të Qipros, përgjatë muajve të fundit, por ajo synon gjithashtu të kompensojë ngadalësinë relative të vënies në jetë, të disa fushave të investimit.

Berisha: Komision Hetimor Parlamentar ndaj Ramës

sali-berisha-2011-5-19-14-1-48Pas incidentit të krijuar në Vjenë, të raportuar si të ndodhur, midis diplomatit të ambasadës shqiptare në Vjenë, djalit të Neritan Cekës dhe liderit opozitar Edi Rama, gjatë takimit që ky i fundit po organizonte, reagime të shumta, ka pasur nga të dy krahët politikë.

Debatet e zhvilluara në sallën e parlamentit ditën e enjte, synonin nga ana e shumicës, ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, ndaj liderit të opozitës Rama. Kryeministri shqiptar, Berisha, e cilësoi këtë ngjarje, si akti më i rëndë në historinë shqiptare dhe se, po të ishte nevoja, Berisha mund të sillte 30 dëshmitarë, për ta provuar fajin e liderit opozitar Rama. Berisha dhe shumica e tij në parlament, kërkuan ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, ndaj Ramës.

Ndërkohë, deputeti i PS-së Gramoz Ruçi, theksoi gjatë fjalës së tij në parlament, se akti më minimal, që qeveria duhej të bënte, ishte shkarkimi i diplomatit në fjalë, djali i Neritan Cekës, i cili sipas Ruçit jo vetëm që nuk plotësoi detyrat e tij si diplomat, për te pritur dhe shoqëruar liderin e opozitës në takimet diplomatike, por arrin edhe të krijojë incidente dhe provokime kundër tij. Asnjë diplomat perëndimor, sipas Ruçit nuk mund të imagjinojë që një diplomat karriere, të shkojë në takim, të prishë takimin dhe të krijojë incidente. Ky diplomat, duhej të ishte shkarkuar që kur ka anatemuar me shprehje aspak etike dhe demokratike Papën.

Ndërkohë Neritan Ceka, i ka dërguar gjithashtu, një letër publike liderit opozitar, ku ndër të tjera thekson, se Rama ka guxuar të kapë prej veshi historinë shqiptare, pasi ai i ka shkulur veshin djalit të tij, i cili sipas Cekës është nipi i Petro Nini Luarasit, i Migjenit, i Hysen Cekës, i Skënder Luarasit, i Hasan Cekës dhe i Neritan Cekës.

Lideri Rama, ka reaguar duke thënë shkurtimisht, se është për të ardhur keq dhe mëshiruar këtë gjendje, në të cilën ndodhet ky pushtet, kjo qeveri, ky Kryeministër, që angazhohen në një batërdi në mes të parlamentit, për të ngritur një valë mbi hiçin, mbi diçka, që duhet rregulluar dhe do ta rregullojmë patjetër pas 23 qershorit.

Lideri socialist, Rama, u zotua gjithashtu, se kush do të jetë deputet apo ministër, duhet të harrojë se mund të çojë djalë, vajzë, teze, hallë, dajë e deri tek kushëriri i tretë, tek një ambasadë që përfaqëson Republikën e Shqipërisë.

Incidenti në fjalë, pritet të shoqërohet në vazhdim me ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, kundër liderit socialist Rama, nga ana e shumicës në pushtet. Sipas lajmit më të fundit, në këto momente PD, ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Shumica në pushtet, ka ngritur sistematikisht Komisione Hetimore Parlamentare, ndaj liderit opozitar Rama, pothuajse në çdo prag elektoral zgjedhjesh. Paralelisht me këtë situatë, është për tu theksuar edhe fakti se, lideri opozitar Rama po hetohet gjithashtu dhe nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas konfirmimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, pas një denoncimi të Bashkisë së Tiranës, të kryesuar nga Lulëzim Basha./a.b/

Dilemat e AK-së

kreshnik-spahiu-15Nga Alban Blushi

Ndryshe nga ç’pritej, AK vendosi të mos i bashkohej koalicionit opozitar. Arsyet, të paktën ato që AK bën publike dhe ato që PS, po ashtu ka sqaruar, qartësojnë disa elementë duke turbulluar disa të tjerë.

Së pari, AK është një forcë e re opozitare, e cila iu afrua elektoratit shqiptar me kauza të mëdha, që i kalonin përmasat kombëtare, duke shkuar deri në ‘agresivitet’ verbal nacionalist. Dalja në skenën politike e kësaj force, në njëfarë mënyre, pavarësisht se çfarë përfaqësonte në vetvete, lideri i saj dhe historiku i marrëdhënieve të tij me Berishën, krijonte idenë, se parimet, që kjo forcë po reklamonte, ishin të nevojshme në një terren politik, thuajse të pa prekur më parë. Dalja me një moral, sado i pjesshëm, e problematik në formë e në thelb, krijoi iluzionin tek një pjesë e ndjekësve të saj, se po luftohej për disa principe bazë të nevojshme. Këto parime me lëvizjet e fundit të AK-së, u tronditën për të hyrë në një tjetër skemë politike, skemën e zbatimit konkret të ambicieve, për të cilën kjo forcë politike është krijuar. Skemë, që sipas AK-së po aplikohet për mbrojtjen e parimeve dhe sipas opozitës, po përdoret për të bërë lojën e shumicës në pushtet.

Së dyti, një lëvizje e re politike si AK, e cila nuk e ka provuar asnjëherë forcën e elektoratit të saj në terren, pra të shprehur nëpërmjet votës, nuk mund të ketë aspak garanci, që do të fitojë aq bindshëm sa të qeverisë vendin, pasi ky është absurditet politik, i paimagjinueshëm. Lideri i saj, duket t’i ketë këmbët në tokë, edhe atëherë kur të krijon idenë, se po fluturon. Nëse AK, nuk fiton bindshëm dhe ndërkohë ‘parimet’ e saj nuk e lejojnë, të bëjë aleancë me koalicionin opozitar, atëherë, kujt do t’i bashkohen votat e saj, pas zgjedhjeve? Kjo është një pikëpyetje, që vetëm lideri i kësaj force politike, mund të ketë tagrin ta sqarojë.

Nëse ‘parimet’ e saj e bëjnë ti qëndrojë larg opozitës, dhe se pikërisht ‘parimet’ e saj, po ashtu e kanë larguar ndaj shumicës, për ku do të drejtohet lideri Spahiu, drejt çfarë parimesh, meqenëse u referohet vazhdimisht atyre, në deklarata publike? Ku mund të gjejnë zbatim këto ‘parime’ qëndrimi? Skena politike është shumë e ngushtë, për të shpresuar në hapësira manovrimi irracionale.

Opozita ka dyshimet e saj, që i ka bërë publike sistematikisht. Edhe nëse, nuk besohet skema e saj, dyshimet janë më se normale të ekzistojnë, kur vëren, që lideri i AK-së, kërkon vazhdimisht arrestimin e Berishës, dhe vënien e tij para drejtësisë, pa i hyrë gjemb në këmbë, ndërkohë që publiku vazhdimisht, po sheh përditë gjyqe politike, ndaj një sëre deputetësh opozitarë, që përballen nëpër gjykata, dhe salla parlamenti, duke u dënuar, thjesht dhe vetëm për fyerje e shpifje ndaj familjes se Kryeministrit. Se, si ka mundësi që z. Spahiu i ka shpëtuar kësaj, vetëm ai sërish, mund të përgjigjet.

Nëse votat e tij, pas zgjedhjeve, do i bashkohen pikërisht atij, që ai ka kërkuar sistematikisht ta arrestojë, dhe ta çojë përpara drejtësisë, për çfarë ‘morali’ dhe ‘parimi’ do ju flasë shtetasi Spahiu, ndjekësve dhe elektoratit të tij.

Se fundmi, çka është më e rëndësishme në gjithë këtë situatë, përtej emergjencës për të shpëtuar vendin nga një i marrë, është morali dhe kujdesi ndaj amoralitetit. Elektorati shqiptar është përballur sistematikisht me një ngërç të fabrikuar, nga një skenë politike shumëvjeçare, ku në thelb të saj ka pasur amoralitetin. Çdo forcë politike e sapo krijuar, duhet të ketë parasysh, paralelisht me ambiciet e saj politike edhe dozën e moralit dhe amoralitetit që përcjell në elektorat, sepse nuk është thjesht elektorat, një koncept banal, por është bërthama e zhvillimit shoqëror. Prandaj edhe kostoja e amoralitetit politik të shfaqur përditë, shpërndahet përgjatë kësaj bërthame, duke krijuar rryma centrifugale, të cilat pavarësisht sa mund të zgjasin dhe të dëmtojnë shoqërinë përgjatë procesit të tyre, ato do te filtrohen duke lejuar sërish vendosjen e normave dhe moralit të nevojshëm.

Raporti: xhandarmëria britanike dhunon femrat

Kolumbia Britanike/Kanada
Kolumbia Britanike/Kanada

Një raport prej 89 faqesh i  Organizatës së Ruajtjes së të Drejtave të Njeriut, HRW, mbi Kolumbinë Britanike, në Kanada, dokumenton dobësitë e vazhdueshme të policisë, në fushën e mbrojtjes së grave dhe vajzave autoktone në veri, si edhe keqtrajtimet  edhe sjelljet e dhunshme policore përballë tyre. Dështimet, në mbrojtjen ndaj dhunës së grave dhe vajzave autoktone, si edhe  keqtrajtimet nga ana policore, kanë shtuar tensionet e vazhdueshme, midis xhandarmërisë mbretërore të Kanadasë (GRC) dhe komuniteteve autoktone të rajonit. Qeveria kanadeze, duhet të vinte në jetë një Komision Kombëtar Hetimi, mbi vrasjet dhe zhdukjen e grave dhe vajzave indigjene, dhe sidomos në lidhje me pasojat e keqtrajtimeve policore, si edhe përdorimin e dhunës në komunitetet vendase, përgjatë autostradës 16, që është quajtur ‘Autostrada e lotëve’, në veriun e Kolumbisë Britanike.

Raporti thekson nevojën e hetime të rasteve flagrante, siç janë, dhuna fizike ndaj minoreneve vajza, duke i goditur me grushte, dhe spërkatur me spërkatës piperi, apo sulme me qentë e policisë dhe rastet më të rënda, që përmenden të jenë përdhunime të vajzave dhe kërcënime me jetë, në rast se, ato mund të tregojnë. Dhuna policore e xhandarmërisë britanike, është e egër edhe në rastet kur vajzat kërkojnë ndihmë në polici, duke përkeqësuar vazhdimisht tensionet midis forcave policore britanike dhe komuniteteve vendase, raporton HRW./a.b/

Berisha: PS firmosi të 40-at e Rilindjes

Sali BerishaKryeministri Berisha zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike në rrethin e Tiranës. Gjatë këtij takimi, ai deklaroi se Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim është aleanca më e gjerë, që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e vendit, ndërsa theksoi se “krahu opozitar, firmosi sot të dyzetat e Rilindjes’.

Kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu, nga opozita kthimin, sa më shpejtë, të anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai theksoi, se garanton shqiptarët se këto zgjedhje do të jenë zgjedhje të standardeve më të larta ndërkombëtare. Ai deklaroi për opozitën se ajo ka firmosur të dyzetat e Rilindjes. Ndërsa për liderin opozitar Rama deklaroi se, është qesharak dhe fantazmagorik.

“Ka rreshtuar dyzet emra, njëlloj si për të respektuar traditën e të dyzetave. Pasi braktisi, në traditën e tij të bojkotit dhe të bllokimit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga të katër anët gjeti vetëm një mesazh zyrtar nga qeveri dhe institucione ndërkombëtare: plotëso vendet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai kurrë nuk mund të rri dy muaj pa i shkaktuar një humbje vetes së tij. Po të studioni ecurinë e tij, trajektoren e tij, ai ka për borxh të krijojë dhe të nisë çdo dy muaj beteja që janë të humbura që në fillim për të. Ndaj dhe i them: kthe sa më shpejt anëtarët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se nuk do të ketë as edhe një germë ndryshim në Kodin Zgjedhor dhe përbërjen e institucioneve,”- ka deklaruar Berisha.

Kryeministri, përfundoi fjalën e tij duke i garantuar shqiptarët, se këto zgjedhje do të jenë zgjedhje të standardeve më të larta ndërkombëtare. Ai ka ftuar sërish OSBE/ODIHR-in të sjellë numrin më të madh të vëzhguesve, për të faktuar përpara botës absurditetin e individëve, që kërkojnë të demonizojnë zgjedhjet e shqiptarëve, që sipas tij e kanë tashmë të konsoliduar kulturën demokratike të votës, të votimit, të respektit për mendimin ndryshe, të respektit votën ndryshe.

Fischer: duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme

foto/infoalbania.org
foto/infoalbania.org

Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama, është pritur sot nga Presidenti i Republikës së Austrisë Heinz Fischer. Sipas njoftimit të PS-së, në këtë takim, presidenti i Austrisë dhe lideri i opozitës Edi Rama, kanë ndarë mendime lidhur me situatën politike parazgjedhore në Shqipëri. Në këtë bisedë, vëmendja është përqendruar tek klima parazgjedhore në vend dhe çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Presidenti i Republikës së Austrisë, u shpreh mbi domosdoshmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Një tjetër çështje e bisedës, mes Kryetarit të Partisë Socialiste Rama dhe Presidenti i Austrisë Fischer, ishte edhe arritja e marrëveshjes Kosovë Serbi dhe dialogu i vendosur mes dy shteteve. Nga të dy bashkëbiseduesit arritja e marrëveshjes u vlerësua fort, si një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Rama e njohu Presidentin Fischer me Programin për një Rilindje Shqiptare, duke vënë theksin te rëndësia e ndryshimit të modelit qeverisës dhe ekonomik për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, të vendit, në të gjitha fushat.

Bashkëpunimi me Austrinë, për Kryetarin Rama, siç u shpreh edhe gjatë këtij takimi, është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Po ashtu, Edi Rama i ka bërë një ftesë investitorëve austriakë që të rikthejnë vëmendjen nga Shqipëria, sepse pas 24 qershorit qeveria e re e majtë, do të mundësojë një klimë të favorshme ndaj biznesit duke vendosur standarde europiane të konkurrencës dhe të zbatimit të ligjit, – përfundon njoftimi për shtyp i selisë rozë.

Si ka ndryshuar teknologjia stilin e jetesës

Sa shumë ka ndryshuar stili i jetesës nga teknologjia, animacionet flasin vetë, pa patur nevojë të komentohen.

 

SunnyLOL
SunnyLOL

Champions League, Borusia poshtëron Real Madridin

Foto BorusiaNga Florian Behlula

Borusia e Dortmundit ka arritur një fitore të thellë 4-1 me Realin e Madridit, në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Katër herë ka shënuar sulmuesi polak, Robert Levandovski, i cili ishte heroi i mbrëmjes, ndërsa për madrilenët goli i vetëm u realizua nga Kristiano Ronaldo.

Gjermanët zhvillojnë një 90 minutësh fantastik, ku që në minutën e 8-të Levandovski mposht për herë të parë portierin Lopez. Barazimi për skuadrën e Murinjos vjen në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën Borusia bën mrekullinë. Në të 50’ është sërish polaku që kalon verdhezinjtë në avantazh, ndërsa po i njëjti autor do të shënojë dhe golin e tretë.

Reali duket i pafuqishëm për të reaguar, ndërsa Dortmundi nuk ndalet. Në minutën e 66-të skuadra e Klop fiton një 11-metërsh, i cili shndërrohet në gol përsëri nga Levandosvki, i cili me “pokerin” e realizuar i jep një shtysë skuadrës së tij për në finalen e madhe të “Wembley”-t.