PAD i bashkohet koalicionit opozitar

53

23-prill-Edi-Rama-Zef-BushatiPartia Aleanca Demokristiane i bashkohet frontit opozitar. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi se është rënë dakord që Aleanca Demokristiane e kryesuar nga Zef Bushati, kundërshtarë në dy kampe të ndryshme, por që asnjëherë nuk janë përzier në zullumet e pushtetit, të bëhen së bashku në koalicionin opozitar ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’

Rama deklaroi gjithashtu, se, ardhja e Aleancës Demokristiane i jep një profil ende më të plotë një fronti të përbashkët, që shtrihet nga e djathta, ku tanimë shtohet edhe një forcë me integritet, në qendër, ku kemi partinë Bashkimin për të Drejtat e Njeriut, po ku kemi edhe Partinë Socialiste, si qendër e majtë, boshtin strategjik me LSI-në, dhe sigurisht edhe majtas me aleatët tanë tradicionalë.

Ndërkohë Kryetari i Aleanca Demokristiane, Zef Bushati deklaroi se, ne e kemi marrë tashmë vendimin tonë, për t’ju bashkëngjitur këtij koalicioni të majtë, Rilindjes, e cila i përshtatet edhe demokristianëve. Ai shtoi gjithashtu, se ne garojmë nën siglën e Aleancës Demokristiane, edhe në këtë koalicion ku marrin pjesë dhe se, thirrjet tona do të jenë për të gjithë elektoratin që të votojë për kandidatët e Aleancës Demokristiane.