“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ecurinë tonë në këto eliminatore. Nuk e quaj një ndeshje thelbësore, pasi rruga është ende e gjatë. Ajo që unë kërkoj është që ta përgatisim këtë sfidë me qetësinë më të madhe të mundshme, pasi ka një vëmendje të madhe, veçanërisht nga ana e tifozerisë apo dhe vetë medias. Skuadra nuk duhet të ndjehet nën presion”, thotë De Biasi.
Më tej tekniku italian tregon se përse ka publikuar listën e reduktuar me 18 lojtarë: “Një pjesë e lojtarëve i kanë mbyllur kampionatet, ndërkohë që një pjesë tjetër ende jo. Për momentin do të publikoj një listë prej 18 lojtarësh, pra ata që do të fillojnë stërvitjen të mërkurën deri më 1 qershor.
Janë dy lojtarë të rinj në këtë grumbullim: Gjasula dhe Lullaku. Këtij grupi do t’i shtohen tetë lojtarë, nga data 3 deri më 7 qershor, ditën e ndeshjes. Emrat do të bëhen publike, më 2 qershor. Duhet të bëjmë shumë kujdes në aspektin fizik dhe se kush lojtar i ka më të karikuara bateritë në këtë moment, për të dhënë një kontribut 100 për qind e ndoshta dhe më shumë”.