Turqia, hapa para drejt BE-së

77

189810b4-20f1-422d-a166-3c1a82d5b718_478_318sharKëshilli i Asocimit BE-Turqi, mbajti raundin e tij të 51-të në Bruksel. BE ka mirëpritur progresin e bërë nga Turqia përballë detyrimeve të përmbushjes së kritereve të Kopenhagenit. BE inkurajoi gjithashtu Turqinë për përpjekjet në përafrimin e legjislacionit vendas me kornizën e legjislacionit të BE-së, duke theksuar se kërkohen angazhime të mëtejshme në fusha të caktuara. BE vlerësoi dhe hapjen e Kapitullit 22, që lidhet me Politikat Rajonale dhe Koordinimin e Instrumenteve Strukturorë.

Këshilli i Asocimit BE-Turqi, riafirmoi rëndësinë që BE i jep marrëdhënieve me Turqinë, vend kandidat dhe partner kyç, duke vlerësuar ekonominë dinamike të Turqisë dhe pozicionin e saj strategjik, në të njëjtën linjë me Konkluzionet e Dhjetorit 2012. Në këtë kuadër, BE ka mirëpritur progresin e fundit në hapjen e kapitullit të 22-të, Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturorë, duke shpresuar në negocime të mëtejshëm, për hapjen e kapitujve të tjerë.

BE duke vlerësuar rëndësinë e nivelit të duhur në këto negociata, nënvizoi se po në të njëjtën linjë me Konkluzionet e Këshillit të 11 dhjetorit 2012, vërehet me keqardhje se Turqia, ka vazhduar të refuzojë përmbushjen e detyrimeve të plota, jo-diskriminuese të zbatimit të Protokolleve Shtesë të Marrëveshjes së Asocimit, përballë Shteteve Anëtare. BE nënvizon, se arritja e këtyre detyrimeve mund t’i japë një impuls të fortë procesit të negociatave.

BE ka vlerësuar gjithashtu, rolin e rëndësishëm rajonal të Turqisë dhe përfshirjen e saj aktive në fqinjësinë e gjerë. Rasti i Sirisë citohet të jetë i rëndësishëm, për sa i përket mbështetjes së sirianëve, që i largohen dhunës duke kaluar kufirin. Ndërkohë BE vëren se, Turqia nuk ka bërë progres, kundrejt normalizimit të nevojshëm të marrëdhënieve të saj, me Republikën e Qipros.

Progresi i bërë nga Turqia, duke arritur kriteret ekonomike dhe politike të Kopenhagenit, si dhe përpjekjet e Turqisë kundrejt përafrimit me kuadrin legjislativ të BE-së, janë shqyrtuar gjithashtu. BE mirëpret procesin e Turqisë kundrejt reformave kushtetuese, i cili duhet të implementohet në të njëjtën linjë me standardet Europiane.

BE ka mbështetur gjithashtu edhe bisedimet aktuale, që synojnë dhënien fund të terrorizmit dhe dhunës në Turqinë jug-lindore, si dhe vlerësoi edhe mbështetjen publike në këtë kuadër.

BE vlerëson angazhimin e Turqisë përballë axhendës së reformës politike, si edhe një serë zhvillimesh pozitive, që lidhen me fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si krijimi i një Ombudsmani dhe Institucionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, masat në fushën e barazisë gjinore dhe fëmijëve, adoptimin e paketës së tretë dhe të katërt reformuese gjyqësore dhe mbikëqyrjes civile të forcave të sigurisë. Në të njëjtën kohë, BE thekson se kërkohen përpjekje të mëtejshme dhe të vazhdueshme kundrejt përmbushjes së plotë të kritereve të Kopenhagenit, si përballë lirisë së shprehjes, lufta kundër torturës dhe keqtrajtimit,etj.

Në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, BE ka mirëpritur adoptimin nga Turqia të ligjit mbi të huajt dhe mbrojtjen ndërkombëtare, një shenjë e qartë e përpjekjeve turke për të ndërtuar një kuadër ligjor dhe institucional për migracionin dhe azilin, në të njëjtën linjë me BE-në dhe standardet ndërkombëtare, si edhe hapat e marra së fundmi në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut. BE nënvizoi rëndësinë që i jep marrëveshjes së ripranimit BE-Turqi dhe shpreson në nënshkrimin e saj, sa më shpejt të jetë e mundur, paralelisht me fillimin e dialogut mbi liberalizimin e vizave dhe dialogun e gjerë dhe kornizën bashkëpunuese mbi Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme.