Prokuroria: Edmir Koleci nuk akuzohet për vrasje

13

koleciAksidenti i ndodhur në rreth-rrotullimin e Bathores, ku humbi jetën polici Selman Lena dhe u plagos kolegu i tij Preng Lleshi nuk ka qënë i qëllimshëm nga autori Edmir Koleci. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e policisë rrugore gjatë hetimeve dhe ekspertizave prej më shumë se një muaji.

Behet me dije se dosja e Kolecit tashme ka kaluar tek Prokuroria e Tiranës dhe mbi të nuk do të rëndojë akuza e vrasjes me dashje në rrethana të tjera cilësuese. Për të arritur në këtë perfundim ekspertët kanë rindërtuar të gjithë dinamikën e aksidentit, duke përfshirë pozicionet e makinave.

Një kopje e këtij raporti i është dërguar edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda,e cila pas kësaj ia deleguar cështjen asaj të Tiranës, duke qënë se nuk është kompetencë e saj. Mbi Edmir Kolecin nuk do të rëndojë më akuza e vrasjes me dashje, por ajo e shkeljes se rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga hetimet e organit të akuzës kjo vepër është kryer në kushtet kur Koleci ka qënë në gjendje të dehur, kjo e vërtetuar pas raporteve toksikologjike të kryera pas aksidentit dhe ngiste makinën tej normave të lejuara të shpejtësisë.