Topi: Duhet t’i japim fund gjobave dhe presionit ndaj biznesit

56

topiKreu i Frymes se Re Demokratike, Bamir Topi, vizitoi ditën e dielë tregun pranë Medresesë së Tiranës, ku përsëriti nevojën për një frymë të re politike në vend.

Në takimin me tregtarët e vegjël, ish-Presidenti fajësoi të dy partitë e mëdha në vend, për këtë sistem të pabarabartë, në të cilin “qytetarët e thjeshtë blejnë këtu, ndërsa bllokmenët i bëjnë shpenzimet e tyre jashtë shtetit”.

”Çdo zonë e Tiranës ka nevojë për treg publik modern, e jo për tregëtimet ambulante që bëhen nëpër lagje”, deklaroi Topi.

”Duhet t’i japim fund gjobave dhe presionit ndaj biznesit. FRD ka një plan për të lehtësuar biznesin e vogël dhe rikthyer rritjen ekonomike të vendit”, shtoi kryetari i FRD-së.