Rama, takim me banorët në Kaninë

58

mitingu-psNga Kanina e Vlorës, Edi Rama deklaroi se mungesa e shtetit bën që njerëzit të jetojnë në varfëri e papunësi në një vend plot burime natyrore.

“Kanina është një mrekulli e Zotit dhe kur sheh varfërinë dhe papunësinë e banorëve të këtij vendi thua si ka mundësi që të lindësh në një vend me kaq bukuri e pasuri e të bashkëjetosh me varfërinë e papunësinë. Ka vetëm një përgjigje: sepse nuk ka shtet!”

Kreu i Partisë Socialiste shtoi: “Kjo fushatë nuk është ballafaqim për të zgjedhur midis dy palësh, kjo është një fushatë dhe një votë për të vendosur nëse do të vazhdojmë pa shtet apo do ndërtojmë shtet për të sjellë ujë në rubinet sepse është turp që në një vend si Shqipëria nuk ka ujë.”

Gjithashtu Rama premtoi se do i japë “certifikatën e pronësisë mbi tokën çdo familjeje fermere që punon tokën dhe jeton me tokën”.