Rama:Do e kthej Vlorën në portin turistik të Mesdheut

54

rama njerezNdalesa e radhës së kreut të PS-së Edi Rama, ishte Kanina ku zhvilloi një kënd fjale me banorët e zonës. Rama duke iu përgjigjur interesit të banorëve tha se fushata e 23 qershorit është për të zgjedhur “mes shtetit rrokopujë, apo për shtet që zgjidh problemet”. Rama vlerësoi se deri më tani rruga e zhvillimit për komuna dhe qytetet në vend ka qenë e gabuar

“Kjo fushatë nuk është një fushatë për të zgjedhur mes dy palësh, kjo është fushatë, edhe 23 qershori është për të vendosur për shtet rrokopujë dhe gllabërim, se apo do të ndërtojmë shtet për të sjellë ujin në parcele. Deri më sot rruga e zhvillimit për qytet dhe komunat ka qenë rrugë e gabuar dhe asnjë bashkëpunim për të parë zhvillimin si qëllim të realizueshëm në rrugën e përbashkët ku të koordinohen forcat potencialet dhe energjinë. Ne do i japim prioritet zhvillimit rajonal duke nxitur bashkëpunimin mes gjithë njësive të pushteti vendor”, tha Rama.

Rama si deputet i Vlorës, premtoi se do të zbatojë një plan të posaçëm për zhvillimin e turizmit për të kthyer qytetin bregdetar si portin e turizmit të Mesdheut.

“Si deputet i Vlorës iu them se ne do të ndërtojmë një projekt të posaçëm për të ndërtuar një model të ri të zhvillimit të turizmit, një model të integruar që të përputhet brenda një kornize edhe detin edhe trashëgiminë kulturore dhe agro-biznesit dhe agro-turizmit, në mënyrë që ata që vinë në këtë pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, të kenë një hapësirë shumë më të madhe se hapësira 1 dhomë në hotel dhe për tu larë në det, i japim prirje shtrirje në kohë të turizmit, për të transformuar Vlorën në një port të Mesdheut bashkë me Durrësin dhe me tutje bashkë me Shëngjinin”, premtoi Rama.

Rama edhe në këtë kënd fjale ju kërkoi vlonjatëve, që të mos votojnë për kandidatin e pavarur Arben Malaj, pasi cdo votë për të shkon në favor të PD-së dhe penalizon PS.

“Unë nuk iu them kurrë mbylleni derën si mik, por ndihmojeni si mik se nuk ka asnjë votë për të se vota për 23 qershor nuk është për miqësia, por për të shpëtuar veten dhe Shqipërinë nga varfëria dhe rrënimi. Vota nuk është për të punësuar një njeri, por për të pushuar nga puna një kryeministër që e rrënoi Shqipërinë dhe po bredh a thua se këto vite ishin shaka. Vota për Arben Malajn ndihmë për Saliun, se i hiqen PS dhe aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe e merr lumi votën. Është një votë pak për ne dhe një më shumë për Saliun. Fare mirë këtë herë mund të mos ishte deputet dhe mund ti shërbente në mënyrë tjetër Vlorës dhe shoqërisë. Xhaxha unë me ty jam, por unë nuk dua të mos e hajë ujku por mos të marrë vota”, tha Rama.